Gjykata e Apelit Tiranë lë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për kinezin Linagbin Chen. Ai u arrestua në korrik, në Rinas, për llogari të drejtësisë kineze, e cila e akuzon për “mashtrim me pasoja të rënda”. Chen u la fillimisht në “arrest në burg”, masë që u zëvendësua më pas nga Gjykata e Tiranës në “arrest në shtëpi”. Masa e dytë u ankimua nga prokuroria, që kërkoi rikthim të tij në qeli dhe vetë Chen, i cili kërkoi lehtësim të “arrestit shtëpiak” në masën e “ndalimit të daljes jashtë shtetit”. Në Gjykatën e Apelit, prokuroria është tërhequr…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të enjte një takimin me ambasadorët e huaj në vendin tonë për amnistinë fiskale. Bashkimi Europian ka shprehur shqetësime serioze për draftin aktual. Kjo deklaratë dhënë për “News24” erdhi fill pas takimit me kryetarin e grupit të PS, Taulant Balla dhe ministren e Financave, Delina Ibrahimaj. “Bashkimi Evropian ka shqetësime serioze për draftin aktual të ligjit për amnisti fiskale. Ne do të vazhdojmë konsultimet me autoritetet përkatëse të qeverisë për të rishikuar këtë legjislacion”. Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë…
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, mbërrin në Tiranë këtë të enjte. Ai do të takohet me drejtuesit e FSHF-së, anëtarët e komunitetit të futbollit shqiptar dhe zyrtarë të lartë qeveritarë. Një vizitë që përkon me festimet për 90-vjetorin e anëtarësimit të FSHF-së në FIFA, por edhe për inaugurimin e “Shtëpisë së Futbollit”, një kompleks modern i financuar pikërisht nga programi “Forward” i FIFA-s. Agjenda e vizitës 12:55 Presidenti i FIFA-s Gianni Infantino pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”. 13:15-13:45 Do të udhëtojë nga aeroporti në drejtim të Hotelit ku do të qëndrojë. 13:55-14:00 Infantino do shkojë nga hoteli te…
Një video e prezantueses Alketa Vejsiu po bën namin në rrjet. Ajo shihet teksa ka ndaluar makinën “Mercedes Benz” në anë të rrugës në sheshin “Wilson”, ndërsa flet në celular. Në rrjetet sociale shkruhet edhe se Vejsiu është futur kundërvajtje dhe se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Pas takimeve me përfaqësues të partive kryesore në vend, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur këtë të enjte në Presidencë, aty ku pritet të zhvillojë një takim me presidentin Bajram Begaj. Nuk dihet ende arsyeja e takimit mes diplomates dhe presidentit të vendit. Pritet që pas takimit ata të zbardhin diskutimet që patën mes tyre.
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar mbi planin e shërbimit satelitor nga qeveria “Rama 3”. Marrëveshja që u nënshkrua sot sipas deputetes është justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln euro. “ER ka premtuar satelitë për të verifikuar ndërtimet pa leje. Çudi si na duhet 150 km mbi tokë për të parë diçka që dallohet lehtësisht mes Tiranës. Justifikim cinik për tenderin me vlerë 5.7 mln € në këtë kohë, kur i kërkon sakrifica dhe vetë shpërdoron taksat e tyre”. Më herët kryeministri Rama nënshkroi kontratën e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me…
Kryeministri Edi Rama thotë se pas dërgimit të satelitëve në hapësirë, do të marrim edhe dronë të armatosur. “Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët, që me zhvillimet e reja kemi vendosur t’i marrim të armatosur. Janë për raste ekstreme apo të armiku potencial”. Planin ambicioz për dërgimin e satelitëve në hapësire, Rama e deklaroi për herë të parë në tetor të vitit 2021. Sot u nënshkrua kontrata e shërbimit satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar të territorit të Shqipërisë nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit SateLogic SHBA. Ministri i…
“Jeni patronazhista, jeni ushtarët e tij. Jeni të gjithë të inkriminuar”, kështu thanë prindërit që po protestojnë bashkë me fëmijët para Kryeministrisë, pasi u penguan nga efektivët e Policisë që të mos protestojnë në shkallët e Kryeministrisë.
Në ambientet e Kryeministrisë po prezantohet shërbimi satelitor i në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të mbikqyrjes së territorit të gjithë vendit. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për ndërtimet pa leje, duke nënvizuar se beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtetndërtimi, është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si pjesë e një makinerie që nuk varet nga subjektiviteti i personave të veçantë. “Si ka mundësi që ju i patë vetëm tani? Ku i kishit sytë ju, madje edhe mua vetë më drejtohet pyetja “si nuk e pe…
Fëmijët e kopshtit “Zübeyde Hanım”, kanë dalë këtë të enjtë në një protestë para Kryeministrisë së bashku me prindërit e tyre. Ata kanë kundërshtuar urdhrin për mbylljen e kopshtit. Të ka munguar kopshti? “Po, dhe kalamajt. Nuk kam shkuar në kopësht. Jam mërzitur që nuk kam shkuar në kopësht. Më mungon zysha”,-tha një fëmijë. “E dua kopshtin, si Zaho të vetin”, ishte një nga parullat në protestë, ndërkohë që fëmijët në formë simbolike janë vendosur me karrige e tavolina dhe vizatojnë. Një nga prindërit e fëmijëve të cilët ishin pjesë e kopshtit të Turgut Ozal, është përlotur ndërsa foli për…
Në Kryeministri po prezantohet shërbimi satelitor i në Republikën e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama, tha se do të nënshkruhet kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit. Satelitin kryeministri e cilëson “një sy që i sheh të gjitha” dhe thotë se falë tij mund të krijojmë një bazë të plotë të të dhënave. “Me satelitët nuk do të ketë më mundësi të ndërtohen kate pa leje, sepse satelitët do të kenë mundësi të shohin çdo volum…
Albania 1 dhe Albania 2 së shpejti në hapësirë, nënshkruhet kontrata 6 milionë dollarë. Gjatë fjalës së tij, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale. “Do të monitorohet rrjeti i kanaleve ujitëse, kulluese në mënyrë që të analizohet sipërfaqja e prekur. Monitorimi i burimeve ujore, për qëllime të vlerësimit të sasisë së ujit. Duke instaluar inteligjencën artificial dalin informacione të jashtëzakonshme. Është bërë një punë e madhe në kuadrin ligjor. Kemi një agjenci që o të jetë e përfshirë në dispecerinë e të gjitha imazheve që do…