Mungesa e lidhjes së Shqipërisë me Gazsjellësin Strategjik Trans Adriatik (TAP) është një dështim, shkruan në Facebook ish-presidenti Ilir Meta, raporton Trend. “Furnizimi me gaz në Shqipëri është në pikën zero. TAP u bë funksional më 15 nëntor 2020. Mungesa e lidhjes së Shqipërisë me këtë gazsjellës është një dështim. Ka pasur kohë të mjaftueshme për të proceduar në përputhje me Masterplanin e Gazit, për zbatimin e projektit të Gazsjellësit Jon Adriatik dhe lidhjen e gazsjellësit Fier-Vlorë me TAP-in”, shkruan ai. Si seksion evropian i Korridorit Jugor të Gazit, TAP ka kapacitetin për të transportuar rreth 10 miliardë metra kub…
Author: tirana
Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, ka deklaruar të hënën se autoritetet shtetërore po bëjnë arrestimin më të madh të spiunëve të dyshuar rusë në Mal të Zi. Sipas tij dhjetëra persona janë arrestuar në Podgoricë dhe procesi po vazhdon ende. Ai ka thënë se marrë parasysh madhësinë e shtetit të Malit të Zi, ky është një nga proceset më të mëdha të arrestimit në vendet e NATO-s. Sipas informacioneve jozyrtare të Radios Evropa e Lirë, në aksionin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, si dhe Prokurorisë Speciale të shtetit, në mesin e të arrestuarve ka…
Ekrem Rexhepi (26-vjeç), Shkëlqim Kameri (19-vjeç) dhe tre të miturit G.R.,(vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J., të dyshuar për përdhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë janë lënë në paraburgim edhe për dy muaj të tjerë. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi. “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2)…
Përmes një videomesazhi, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë e 646 metrave katrorë, ndërtuar pa leje në qendër të Tiranës dhe që do të përdoren për interesin publik. “Ja ku është edhe akti i parë i dorëzimit! 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale. E ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme, që do të pasohet nga të tjerët deri në metrin e fundit katror”. Fjala e…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka treguar detaje nga takimi me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim që u zhvillua sot në Presidencë. “Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj”,-shkruan kreu i shtetit në një postim në facebook. Postimi i plotë Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.S. Znj. Yuri Kim. Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria,…
Kremlini do t’i aneksojë formalisht katër rajone të Ukrainës, ku së fundi u mbajtën të ashtuquajturat referendume për bashkim me Rusinë. Zëdhënësi Dmitry Peskov, tha se ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të premten. Sipas tij, do të marrin pjesë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe udhëheqësit e instaluar nga Moska të katër rajoneve ukrainase: Luhansk, Donjeck, Herson dhe Zaporizhja. Zyrtarët pro-rusë të këtyre rajoneve thanë se votuesit e kanë mbështetur me shumicë votash bashkimin me Rusinë. Referendumet e ashtuquajtura u hodhën poshtë nga Ukraina, qeveritë perëndimore dhe Kombet e Bashkuara, duke thënë se ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.…
Stoli i Edy Rejës në krye të kombëtares shqiptare është lëkundur ndjeshëm pas humbjes me Izraelin dhe barazimit me Islandën në “Air Albania”, ndeshje këto të vlefshëm për Nations League. Me tifozët kundër tashmë një sërë emrash janë përfolur për të marrë drejtimin e kuqezinjve, pasi Reja ka “valixhet” gati për t’u larguar. Një ndër këto emra është edhe ish-trajneri që na kualifikoi në “Euro 2016”, Giani De Biazi. Por në lidhje me një rikthim të mundshëm të tij në krye të skuadrës ka reaguar edhe Ismail Morina i njohur nga të gjithë si “Ballisti” që ndriti “dronin” në mes…
“Ndrangheta dhe mafia shqiptare janë gjithnjë e më të rrezikshme në aksin Amsterdam-Bruksel”, shkruan mediat italiane “Europa Today”, në një artikull të publikuar së fundmi. Policia holandeze arrestoi katër burra të dyshuar të lidhur me mafien e trafikut të drogës në Evropën Veriore, të gjithë të dyshuar si autorë të tentativës për rrëmbimin e ministrit belg të drejtësisë Vincent Van Quickenborne. Plani i dështuar i rrëmbimit u pengua thuajse rastësisht nga policia holandeze, e cila të enjten e kaluar identifikoi një makinë me targë holandeze të parkuar jashtë shtëpisë së ministrit belg, brenda të cilës kishte: një pushkë dhe shirit…
Homazhet në nder të artistes së njohur, Ganimet Vendresha do të zhvillohen nesër në hollin e Teatrit të Operas dhe të Baletit nga ora 10:00 deri në 12:00, ndërsa ceremonia e varrimit po nesër në orën 13:00 në varrezat e Tufinës. Ndërkohë, familja do të presë vizita ditën e shtunë dhe të diel, 1 dhe 2 tetor, nga ora 10:00-13:00 dhe 17:00-19:00 tek Restorant Piazza në Tiranë. Ganimet Vendresha lindi në Tiranë më 19 shtator 1934. Studioi balet klasik dhe koreografi në Akademinë e Baletit të Bolshoi Teatër të Moskës, ku dhe u njoh me bashkëshortin e saj të ardhshëm,…
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin, ka njoftuar se nesër do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të traktateve për aneksimin e territoreve të reja të Rusisë. Ceremonia do të mbahet në orën 15:00 me orën lokale në Kremlin, ku pjesë e saj pritet të jetë edhe kreu i shtetit Vladimir Putin. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Nga ana e saj SHBA ka thënë se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë për shkak të referendumeve dhe vendet anëtare të BE-së po shqyrtojnë një raund të tetë masash. Gjithashtu Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, tha se qytetarët…
Në Gjykatën e Posaçme, GJKKO është mbajtur këtë të enjte seanca e radhës gjyqësore ndaj të pandehurit Alqi Bllako, ish deputeti i PS. Prokurori ka parashtruar në këtë seancë të gjitha veprimet hetimore të kryera deri me tani. Ndërkohë që avokatët mbrojtës të Bllakos kërkuan një kopje të dosjes hetimore për t’u njohur me përmbajtjen. Mësohet se seanca është shtyrë për në datën 6 tetor, e enjte, ora 13.30 ku pritet të vendoset nëse do ndryshohet masa e sigurisë ndaj tij apo jo. Alqi Bllako, është akuzuar nga Prokuroria e Posacme për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre”, gjatë kohës që ka…
Në një kohë që policia nuk flet për Ervis Martinajn, për të mediat nuk pushojë që shkruari. Ai njihej për shoqërinë me vajzat seksi të showbizit, ku vetëm dy ditë para se të zhdukej, u filmua nga kamerat e sigurisë së kaloi natën me një figurë publike në një hotel të njohur në qytetin e Durrësit. Prapaskena ka publikuar një foto të vjetër të Ervis Martinaj, ku pretendon se ai është në klubin e njohur +18 në Dusseldorf të Gjermanisë, i quajtur “FKK- und Saunaclub Oceans”. Kjo e fundit, përveç se një “club” nate është dhe një shtëpi publike mjaft…