Author: tirana

Fasadat e pallateve të kryeqytetit janë shndërruar në vepra arti përmes pikturave, ku tematikë kryesore janë të rinjtë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka treguar këtë mëngjes një prej fasadave e cila është transformuar me një kryevepër të artistes franceze. “TIRANA zgjohet me art! Kryevepër e artistit francez ZABOU, në Tiranë. Fantastike”, shkruan Veliaj. E perceptuar si një ekspozitë në qiell të hapur kjo nismë synon t’i jap jetë pallateve dhe zonave nga periferia deri në qendër të Tiranës. Ndaj ky projekt lidhet ngushtësisht me historinë e qytetit. “Mural Fest Tirana” i cili vjen dhe në kuadër të…

Read More

Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Po ashtu personat që do aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale. Eksperti i ekonomisë, Gent Beqiri, thotë se këmbëngulja e qeverisë për të miratuar projektligjin për aminstinë fiskale mund të lidhet edhe me zgjedhjet e ardhshme vendore. “Ndoshta urgjenca lidhet me situatën ekonomike, me nevojën për…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Në fokus të bisedës do të jetë projekti i qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale. Rama tha dje për gazetarët se asgjë nuk e ndal këtë qeveri për të legalizuar paratë e shqiptarëve, ndërkohë që duke folur për ata që e kundërshtojnë këtë nismë, kryeministri përmendi edhe rastin e Partisë Demokratike, e cila financohet nga një vend armik, duke folur për skandalin e lobimit rus. Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet,…

Read More

Sot përfundon raundi i dytë i pranimeve në programet e studimit për në Universitetet. Regjistrimi për në fakultet për ata që janë shpallur fitues të raundit të dytë, do të bëhet në datat 3-12 tetor. Ditën e nesërme do të bëhet renditja e tyre në U-Albania, ku të gjithë maturantët që nuk kanë fituar në këtë raund të dytë, do të shikojnë se sa afër apo sa larg janë vijës së kuqe. 9300 maturantë janë në garë në këtë raund të dytë në të gjitha universitetet publike, ndërkohë që regjistrimi fillon më 3 tetor. Do të kenë një ditë ku…

Read More

Sot ish-presidenti i ndjerë Bujar Nishani do të festonte ditëlindjen e tij të 56-të. Në këtë ditë të shënuar nuk mund të mungonte mesazhi i ndjerë i Fionës, e cila ka postuar dhe një fotot ku shfaqet bashkë me të atin. “Shkoi ora 12:00 dhe unë s’të uroj dot. Më mungon shumë babi”, shkruan vajza e Nishanit. Nishani ishte dërguar nga familja për kurim në Gjermani, pasi vuante nga pneumonia bilaterale me insuficience respiratore, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë kërkoi mes të pranishmëve ish-kongresmenen republikane Jackie Walorski, e cila humbi jetën në fillim të gushtit. “Jackie, a je këtu? Ku është Jackie?”, pyeti presidenti në një fjalim për luftën kundër mbipeshës dhe pasigurisë ushqimore. Duke parë audiencën, ai shtoi “ajo do të ishte këtu”.

Read More

Ganimet Vendresha, kryebalerina e parë e Teatrit të Operës dhe Baletit në Shqipëri, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Ganimet Vendresha është një nga artistet tona të rralla që me dashurinë e saj ndaj disiplinës së baletit, ka mbajtur të gjallë dhe ka frymëzuar ëndrrën e shumë të rinjve e të rejave në vend. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije, mbesa e saj, Ajola Xoxa, e cila thotë se ajo ndërroi jetë mbrëmë, e rrethuar nga njerëzit e saj më të dashur, duke lënë pas tek kushdo kujtimin e një njeriu të bukur brenda dhe jashtë. “Gjyshja ime…

Read More

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar ish-presidentin e ndjerë, Bujar Nishanin me rastin e 56-vjetorit të lindjes. Teksa shkruan se mungesa e tij ka lënë një boshkëll tek të gjithë, nënvizon se ish-presidentin do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin, urtësinë dhe mençurinë. “Sot më 29 Shtator, përkujtojmë ditën e lindjes së Presidentit Bujar Nishani. Do të donim shumë që këtë 56-vjetor të lindjes ta festonim së bashku me Presidentin, mungesa e të cilit ka lënë një boshllëk të madh tek familjarët, të afërmit, miqtë, shokët dhe bashkëpunëtorët. Presidentin Nishani do ta kujtojmë gjithmonë për patriotizmin, integritetin,…

Read More

Humbja në Izrael dhe barazimi me Islandën, por edhe performaca e kohëve të fundit të ekipit kombëtar, ka bërë që të ketë spekulime për emrat e kandidatëve për stolin e Shqipërisë, që pritet të zëvendësojnë Edi Rejën. Xhankarlo Kamoleze është njëri prej tyre, për vetë faktin që ka qenë edhe më përpara duke mbajtur postin e drejtorit teknik të ekipeve kombëtare dhe ka mbikëqyrur nga afër gjithë situatën. Ai është larguar së fundmi nga ky post dhe FSHF-ja nuk ka dhënë ndonjë arsye për këtë largim. Një tjetër opsion është Besnik Hasi, i cili mbetet “kandidati i përjetshëm” për këtë…

Read More

Uragani “Lan” la një shteg shkatërrimi në Floridën jugperëndimore, duke ndërprerë energjinë e 2 milionë njerëzve, përpara se të synonte brigjet e Atlantikut. Një nga uraganet më të fortë që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara kaloi gadishullin e Floridës gjatë natës të së mërkurës, duke kërcënuar përmbytje katastrofike në brendësi të vendit, paralajmëroi Qendra Kombëtare e Uraganeve.

Read More

I arrestuar nga policia në Athinë, Esmin Ferhati rekrutonte dhe kontrollonte të rinjtë që kishin qënë në burg, duke krijuar një rrjet kriminal. Gazeta greke “Protothema” shkruan se nuk është rastësi që tre shqiptarët që ndodheshin pranë tij, ishin liruar nga burgu një vit më parë, pasi ishin dënuar me shumë vite burg. Një pjesë e madhe e grabitjeve dhe trafikut të drogës vinin nga banesat e studentëve. Por ajo që paraqet shumë interes janë punët e 30-vjeçarit shqiptar, pasi dyshohet se ai mund të jetë pronari i të paktën tre bizneseve në Athinë. Po ashtu zbulimi i tre bandave…

Read More

Ikja në masë të madhe e shqiptarëve po e zbraz vendin, ndaj edhe ish-deputeti socialist Ervin Bushati thotë se shpopullimi është dështim që politika shqiptare duhet ta pranojë. Për të në këtë fenomen ka ndikuar rënia shumë e madhe e lindshmërisë në vend dhe emigrimi i kualifikuar me diplomë. “Ne kemi dështuar në këtë pikë, dhe kjo është një gjë që duhet ta pranojmë. Që nga ‘90 na është larguar 1.3 e popullatës, por kjo sëmundje është e gjithë Evropës Lindore. Kemi lindje të ulëta, 1,3 për çift, 1,3 e ka Greqia dhe 1, 25 Italia; pra jemi mes vendeve…

Read More