Author: tirana

Aty ku eleganca takohet me bukurinë dhe sensualitetin, aty gjendet Peshorja.Ata kërkojnë që gjithçka përreth tyre të jetë e bukur. Personat e kësaj shenje janë inteligjentë dhe shumë sharmantë. Kjo shenjë e do shumë harmoninë në marrëdhënie, megjithatë është shumë e vështirë të gjesh një partner siç e do Peshorja. Ata dua dikë që t’i dojë, por në të njëjtën kohë të jenë tolerantë ndaj gjithë flirteve dhe pëlqimeve të tyre. Më falni por ku gjenden këta? Në momentet e tyre më të këqija ata janë narcizistë dhe nuk mendojnë dot për askënd përveç vetes. E kanë të pamundur të…

Read More

Një ditë pas shkarkimit të saj si drejtuese politike e qarkut Shkodër, Edona Bilali është bërë me fëmijë. Është vetë Ministja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, që përmes një statusi në rrjete sociale ka dhënë dhe lajmin e bukur. “Sot bota mori një dimension tjetër. Eden na e plotësoi familjen. Faleminderit të gjithëve për urimet”, nënvizoi Bilali. Ndërkaq, në vend të Bilalit, si drejtuese politike e qarkut PS ka vendosur Elisa Spiropalin.

Read More

Alpinistja amerikane, Hilari Nelson, e cila ishte shpallur e humbur prej disa ditësh, është gjendur pa shenja jete në malet e Himalajave. 49-vjeçarja ishte duke zbritur me ski të hënën në malin Manaslu në Nepal, një nga tetë majat më të larta në botë. Disa dëshmitarë panë të tronditur sesi ajo ra në gropën 600m të thellë në akull, e cila ndodhej pak më poshtë majës rreth 8000 metra të malit. Autoritetet në Himalaje konfirmuan sot se trupi i gruas ishte gjetur në anën jugore të malit pas tre ditë kërkime.

Read More

Mbështetja e Lulzim Bashës në betejën brenda PD-së duket se ka shuar çdo shpresë për një kandidim të Jorida Tabakut në krye të Bashkisë së Tiranës. Marëdhëniet tepër të tensionuara me Berishën kanë bërë që Jorida Tabaku të mos e shohë më veten kandidate përballë Erion Veliajt në kryeqytet. Duke folur në A2CNN, Tabaku theksoi se do të vijojë të rrijë në parlament. “Unë jam dhe do vijoj të jem në Parlament. Nuk kam asnjë dëshirë për t’u rikthyer në bashkinë e Tiranës, ku unë kam qenë. Dëshira ime është që PD të ofrojë kandidatin më të mire, por edhe…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar një sërë sanksionesh të reja ndaj Rusisë, pas mbajtjes së referendumeve të rreme në katër rajone të Ukrainës. Von der Leyen propozoi paketën e re të sanksioneve më 28 shtator, duke thënë se ato janë krijuar “për ta bërë Kremlinin që të paguajë çmimin” për përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë. “Ne nuk i pranojmë referendumet e rreme dhe asnjë lloj aneksimi në Ukrainë, dhe jemi të vendosur ta bëjmë Kremlinin të paguajë çmimin për këtë përshkallëzim të mëtejshëm”, u tha ajo gazetarëve në Bruksel. Paketa e tetë e propozuar e…

Read More

Sekretari Organizativ i PS, Blendi Klosi deklaron se Erion Veliaj do të jetë sërish kandidat i mazhorancës për zgjedhjet e ardhshme vendore.I ftuar në Report TV, për të folur mbi zgjedhjet lokale 2023, Sekretari Organizativ i PS Blendi Klosi theksoi se të gjithë sondazhet e nxjerrin Veliajn fitues të thellë në Tiranë. Klosi shprehu bindjen se Veliaj do të ketë jo vetëm mbështetjen e PS, por dhe të qytetarëve.“Tirana është shembulli më i plotë i të gjithë këtyre që ne folëm, mënyrën se si kemi reaguar, si kemi qeverisur. Një bashkëpunim jashtëzakonisht i suksesshëm ndërmjet qeverisë qendrore dhe lokale dhe…

Read More

Ndërron jetë Ilirian Xhani, 57-vjeçari që u dogj mbrëmjen e djeshme në Sarandë, pasi kabina ku po qëndronte u përfshi nga flakët. Xhani kishte pësuar djegie në 70% të trupit. Ai u dërgua me ambulancë për në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk ka mundur dot të arrijë deri në kryeqytet, pasi ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të martës rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, në Çukë, Bashkia Sarandë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, në kabinën e vendrojës, ku qëndronte i Ilirian Xhani.

Read More

Brenda muajit shtator do të kalojnë në këshill bashkiak listat fituese të kandidatëve që kanë aplikuar për kredi të butë në bashkinë e Tiranës. Ky proces vjen si vazhdim i fazës së parë, për të plotësuar kuotën për 1000 përfitues. “Jemi drejt përfundimit dhe shumë shpejtë kalojmë në këshill bashkiak dhe listat fituese, kandidate fitues janë gati 600 e pak indidvidë, do marrin edhe lajmin e mirë që të shkojnë në bankat e nivelit të dytë për të parë të gjithë elementët dhe normat e interesit. Kemi patur 2419 aplikantë në fazën e parë, në fazën e dytë 1600 prej…

Read More

Ngjarje kriminale, atentate mafioze, armë, kanabis sativa dhe qindra kilogramë, kokainë të kapura kanë qenë lajmet që kanë shoqëruar kësaj kohe veriun e Shqipërisë. Gazetarja Klodiana Lala me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka dhënë lajmin e ‘pajtimit’ mes dy personazheve të njohur, që veprojnë në Veri të Shqipërisë. Pa dhënë emra, Lala shkruan se pajtimi i tyre është bërë në kishë, me ndërmjetësimin e një politikani vendor. Në një postim në Facebook, gazetarja Klodiana Lala shton se pakti tashmë është firmosur e se nuk do të ketë më atentate me dronë e avionë mes këtyre dy palëve. Nuk…

Read More

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim këtë të mërkurë me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe sekretarin Michael Ball. Në takim u fol për rëndësinë e financimit transparent të partive politike dhe shmangien e ndikimit të aktorëve të huaj në zgjedhjet dhe politikën shqiptare, si dhe për nevojën e një demokracie funksionale. Nga ana tjetër, Mediu e informoi diplomaten Kim dhe Ball, për vizitën e deputetëve shqiptar të grupit IPAC në SHBA me ftesë të senatorëve amerikanë Menendez dhe Rubio.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se sirenat e revoltës po bien. Komentet Berisha i bëri gjatë një takimi me sindikalistët, ku shtoi se vetëm me ta mund të organizohen protesta të fuqishme. “Në katër anët po bien sirenat e revoltës. Në çdo takim dhe bisedë dëgjoj vetëm një kërkesë, protestë dhe vetëm protestë. E gjej nga të rinj, të moshuar, biznesmenë. Por ky takim është jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse forma me fuqishme e protestës, siç ka provuar historia është ajo që strukturohet me sindikata. Do të keni mbështetjen e PD, opozitës në çdo përpjekje tuaj. Sindikata e arsimit të lartë…

Read More

Zbardhen vendimet e qeverisë për shtesat e pagës për disa kategori. Ditën e sotme u miratua vendimi që përcakton rritje të pagës për punonjësit e policisë, Gardës, zjarrfikësit, Administratës publike, përfshi këtu postet e zëvendësministrave. VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.688, DATË 18.11.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRAJTIMIN ME PAGË DHE SHTESA MBI PAGË PËR PUNONJËSIT E GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikave 1, shkronja “a”, dhe 2, të…

Read More