Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me sindikatat, ku nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama, të cilën e ka quajtur “makineri gjigante mashtrimi”. Duke u ndalur të pagat dhe kushtet e punonjësve, sipas Berishës, rrogat nuk janë rritur. Madje, për të, janë 30% më të ulëta se në vitin 2013. “Unë ju garantoj se s’ka pasur regjim kolonial që të ketë shfrytëzuar një popull të kolonizuar siç shfrytëzon me egërsi Edi Rama dhe qeveria e tij popullin shqiptar. Ju e njihni sesi pasuritë përrallore të shqiptarëve të cilat bëhen miliarda euro…
Author: tirana
Pasi ish-kreu i PSD-së Tom Doshi u pa duke hyrë në ambientet e Këshillit të Ministrave, Report TV u interesua në lidhje arsyen e vizitës. Burime pranë zyrave të godinës qeveritare u shprehen se Tom Doshi ka qenë tek një nga zyrat e Bashkëqeverisjes, të ndodhura ne katin e pare te godinës se Këshillit te Ministrave. Ai ka debatuar për disa ankesa nga Shkodra për administratën shtetërore dhe pastaj është larguar. Tom Doshi është parë te hyje e te dale nga ambientet e Këshillit të Ministrave nga hyrja e përdorur nga administrata në godinën e cila më parë ka qenë…
Sokol Sanxhaktari, dhëndri i kryebashkiakut Qazim Sejdini është dënuar nga Gjykata e Apelit Durrës me 15 vite burg për vrasjen e mikut të tij të ngushtë, Florian Lamçe. Me tetë vite burg është dënuar Adriano Hajdari, i cili ka pasur rol ndihmues në krim. Të dy përfitojnë ulje të dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar. Përfundimisht, Sanxhaktari do të vuajë vetëm 10 vite nga dënimi i marrë, kurse Hajdari do të qëndrojë pas hekurave 5 vite e 4 muaj. Vendimi i Apelit vjen pas dënimit të Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan, e cila dha dënimin me 18…
Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Elbasanit kërkesën për ekstradimin e biznesmenin turk, Faruk Fatih Ozer, të arrestuar për mashtrim. Përmes një njoftimi, organi i akuzës bën me dije se kanë qenë institucionet e drejtësisë turke, ato që kanë kërkuar ekstradimin e Faruk Fatih Ozer për veprat penale që ka kryer në Stamboll, ku edhe është dënuar me burg nga autoritetet vendase. “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se sot më datë 28.09.2022 ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk të arrestuar më…
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili dyshohet se transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Burime për “News24” bëjnë me dije se në pranga ka rënë Ardian Kola, i njohur nga emisioni “Zonë e Lirë” si DJ Cherry. Policia bën të ditur se më datë 19 qershor, Kola po udhëtonte me makinë në zonën e “Urës së Lumit” në Gjirokastër. Policia i ka bërë shenjë të ndalojë automjetin, por 38-vjeçari nuk i është bindur. Më pas, DJ Cherry e ka braktisur mjetin e tij dhe është larguar. Sipas policisë, brenda automjetit dyshohet se ishin 5 emigrantë të paligjshëm.
Këngëtarja Era Istrefi gjithnjë ka qenë hermetike sa i përket jetës së saj private. Pak kohë më parë e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ajo tregoi se është beqare. Mirëpo, së fundmi, artistja ka bërë lëmsh rrjetin me një deklaratë për reperin Don Xhoni. Teksa ka publikuar një foto krahas reperit, ajo shkruan: “E dua se është bandit”. Nuk e dimë nëse mes dyshes mund të ketë nisur diçka apo bëhet fjalë për një bashkëpunim që do të publikohet së shpejti.
Aktori i njohur Robert Cormier është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare. Robert Cormier humbi jetën pasi pësoi lëndime nga një rënie. Motra e aktorit konfirmoi lajmin për Hollywood Reporter duke thënë se Cormier vdiq në spital në Etobicoke, Ontario, nga plagët e marra. Cormier, i famshëm për rolet në Heartland dhe Slasher të Netflix, ishte i martuar me Monika Kuligowska.
Policia e Durrësit ka arrestuar një 26-vjeçar dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë bashkëpunëtorin e tij, pasi akuzohen si të përfshirë në disa vjedhje. Të rinjtë kanë vjedhur pije dhe një shumë parash në biznesin e dikujt tjetër, ndërsa më parë ata janë përfshirë edhe në vjedhje të pajisjeve elektroshtëpiake dhe bagëtive të imëta. “Në kuadër të operacionit “Periferia”, gjithashtu u bë e mundur zbardhja e 2 vjedhjeve të tjera, autorë të të cilave dyshohet të jenë 26-vjeçari dhe shtetasi D. K., konkretisht: ٠Më datë 26.09.2022, kanë vjedhur bagëtitë e imta të një shtetasi;٠Më datë 21.07.2022, kanë vjedhur…
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, u përmend dhe Kosova, me përfaqësuesin e Rusisë që tentoi të krahasonte pavarësinë e saj me aneksimet që po planifikon të bëjë në 4 rajone të Ukrainës. Akuzës së ambasadorit Vasily Nebenzya, se perëndimi përdor standarde të dyfishta, iu përgjigj ambasadori shqiptar në OKB, Ferit Hoxha. Ai tha se kjo deklaratë e delegacionit rus për Kosovën është e pasaktë dhe e gabuar, pasi Prishtina e Beogradi nuk bëjnë luftë, por takohen dhe dialogojnë. “Duke u refuzuar banorëve të Donbas-it në territoret e çliruara të Ukrainës, të drejtën për vetëvendosje, delegacionet…
Tre ish-presidentët e Shqipërisë, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi, si dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, kanë udhëtuar drejt Hagës, ku do të takohen me ish-krerët e UÇK-së të akuzuar për krime lufte. Delegacionit nga Shqipëria i është bashkuar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli. Ata pritet të takohen me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi. Kujtojmë se edhe kryeministri Edi Rama takoi disa muaj më parë Hashim Thaçin në paraburgim në Hagë.
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka iniciuar udhëtimin e përbashkët me ish-krerët e shtetit shqiptar drejt Hagës për të vizituar drejtuesit e UÇK-së në kohën e luftës. Bashkë me Pacollin, në aeroplanin e tij privat, u nisën edhe ish-presidentët e Shqipërisë Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi, si dhe ish-kryeministri Pandeli Majko. Pacolli kishte planifikuar t’i çojë në Hagë ish-presidentët e ish-kryeministrat e Kosovës dhe të Shqipërisë, por ftesën e tij e refuzuan ish-krerët e shtetit të Kosovës. Ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga nuk kanë pranuar për të shkuar në Hagë pa dhënë shumë arsye.
Ambasada amerikane në Moskë u bëri thirrje shtetasve amerikane të mos udhëtojnë për në Rusi, apo atyre që ndodhen aktualisht atje, të largohen menjëherë. Njoftimi duket se përqendrohet kryesisht tek qytetarët me shtetësi të dyfishtë, ruse dhe amerikane. Ambasada paralajmëron se Moska mund të mos e njohë shtetësinë amerikane për ata që kanë dy-shtetësi, dhe t’i rekrutojë ata për shërbim ushtarak. Rusia ka nisur prej 21 shtatorit një mobilizim të pjesshëm në mbështetje të luftës në Ukrainë. Ambasada kujton se aktualisht mundësitë për fluturimeve komerciale janë jashtëzakonisht të kufizuara dhe shpesh nuk janë të disponueshme brenda një kohe të shkurtër.…