Author: tirana

Kreu i Partisë së Lirisë tha se opozita do të vazhdojë në rrugën e protestave, pasi sipas Ilir Metës, është vetë shteti që i provokon ato. “Unë besoj se ju nuk doni të shikoni protestat. Protestat që keni parë të fëmijëve dhe prindërve, të gjimnazistëve, prindërve, pedagogëve, gjithçka tjetër, mos i nënvlerësoni këto protesta sepse burojnë nga shpirti i qytetarëve të provokuar në mënyrë të pashpirt nga një qeveri që nuk ka asnjë lidhje me ligjin, me kujdesin ndaj qytetarëve. Do të vazhdohet në rrugën e protestave sepse protestat i prodhon vetë kjo qeveri mizore me qytetarët shqiptarë”, tha Meta.…

Read More

Nga Ditmir Bushati Të mësuar me “rrëmujën” e politikës italiane, por edhe me faktin se lidhja mes Shqipërisë dhe Italisë është e fortë dhe shtrihet përtej qeverive të radhës, nuk para i japim vëmendjen e duhur ndryshimeve politike atje, të cilat janë të shpeshta. Aq më tëpër që këto ndryshime nuk përjetohen me dramaticitet nga vetë italianët, por janë pjesë organike e sistemit demokratik. Edhe pse shpesh na pëlqen ta krahasojmë veten me italianët për stilin e jetës, veshjeve dhe ushqimit dhe përpiqemi të nxjerrim në pah përkatësinë tonë mesdhetare, për nga mënyra sesi e lexojmë dhe ushtrojmë politikën jemi…

Read More

Të paktën 17 persona kanë ndërruar jetë në Kinë, pas shpërthimit të një zjarri në një restorant. Sipas medieve vendase, klientët ndodheshin brenda ambienteve të restorantit në momentin e shpërthimit të zjarrit. Incidenti ndodhi në Zonën Industriale Changchun, qendër për prodhimin e makinave. Në fillim të këtij muaji, një zjarr masiv në qytetin qendror të Changsha shkatërroi një pjesë të një qiellgërvishtësit, që strehonte një zyrë të kompanisë shtetërore të telekomunikacionit China Telecom, por nuk u raportuan viktima.

Read More

Mediat në Turqi, shkruajnë se mbyllja e kopshtit “Zübeyde Hanım” pjesë e Turgut Ozal si dhe kolegjit “Mehmet Akif Ersoy” nga qeveria Rama, u bënë pas vizitës nga Recep Tayyip Erdogan. “Organizata Terroriste Fetullahiste u dëbua nga shumë vende të botës pas hapave diplomatikë të Turqisë. Pas vizitave të presidentit Recep Tayyip Erdoğan, vendet e Ballkanit filluan t’i mbyllin dyert një nga një FETO-s. Në Shqipëri u mbyll Kolegji Mehmet Akif Ersoy, i lidhur me Fondacionin Gülistan, i cili është i lidhur me FETO-n. Në të njëjtën ditë u ndërpre edhe puna e kopshtit privat “Zübeyde Hanım” në Tiranë, i…

Read More

Nesër kryeministri Edi Rama do të takohet me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Në fokus të bisedës do të jetë projekti i qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale. Kurse sot Rama u shpreh i prerë duke theksuar pas mbledhjes së qeverisë se amnistia fiskale do të bëhet. “Nuk jemi tërhequr. Po vazhdojmë të diskutojmë për të sheshuar moskuptimet. Amnistia fiskale do të bëhet. E kam thënë dhe e përsëris. Sepse amnistinë fiskale e kërkojnë shumica e shqiptarëve. E kemi parë edhe në këshillimin kombëtar. Nëse sot ne kemi në Shqipëri deri edhe një parti politike të tërë që është financuar…

Read More

Kryeministri Edi Rama tha se nuk e ka takuar sot Tom Doshin, megjithëse ish-deputeti u pa duke hyrë në Kryeministri. “Nuk kam asnjë dijeni për këtë, se kush hyn dhe del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hy nga diku dhe kam pjesën time të punës! Se kush hyn dhe kush del është detyra juaj që të përgjoni”.

Read More

Prej tre ditësh po zhvillohet edicioni i 8-të i Tirana Connectivity Forum, duke bërë bashkë vendimmarrës, politikanë, financierë, think tanke, institucione të BE-së dhe grupe interesi nga e gjithë Evropa Juglindore dhe nga Bashkimi Evropian. Mes shumë panelesh, përfaqësuesish të organizatave ndërkombëtare dhe joqeveritare nga rajoni dhe Evropa, u diskutua mbi rolin dhe kontributin e shoqërisë civile për krijimin e institucioneve të shëndetshme dhe politikbërjen demokratike. Pjesëmarrësit në këtë forum u fokusuan mbi nxitjen e llogaridhënies institucionale; bashkëpunimin me BE-në; ndërtimin e partneriteteve gjithëpërfshirëse për politikbërje efikase; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian nga zgjerimi në kohezion. “Çdo ditë punojmë me…

Read More

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave këtë të mërkurë, si rrallë herë doli vetë në komunikimin me gaetarët. Rama komentoi largimin e Arben Ahmetaj nga drejtimi i qarkut Vlorë, duke hedhur poshtë se mund të ketë lidhje me hetimin për inceneratorët apo me ndonjë informacion që mund të ketë marrë për shpalljen “non-grata”. “Këto janë përrallat që thashë edhe dje. Ju jeni në të drejtën tuaj të tregoni përralla duke kërkuar pas çdo vendimi e hapi, qëllime që nuk ekzistojnë. Natyrisht që është diçka që nuk do të ndodhte 10 vite më parë, por ndodh që për…

Read More

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndryshe nga më herët që thoshte se Policia kishte dijeni për atë që kishte ndodhur me Ervis Martinajn, sot tha se blutë nuk kanë asnjë provë. Kreu i qeverisë theksoi që në momentin që do të ketë prova, Policia e Shtetit do tëflasë, por përsa kohë nuk ka asnjë provë, nuk bën dot asnjë komunikatë në lidhje me këtë ngjarje. “Nuk e di se çfarë nënkuptoni ju me të tjera, por në momentin që Policia e Shtetit do të ketë prova do të flasë. Përsa kohë…

Read More

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, ai i cili ka dalë në deklaratë për mediat dhe ka komunikuar vendimin për rritje page për të gjithë punonjësit e policisë, policëve të burgjeve si dhe zjarrfikësve. “Ne sot kemi marrë vendimin që Policia e Shtetit, nivelet bazë pra të gjithë punonjësit inspektorë dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page 7%. Shtesa më e lartë është për nivelin bazë 15%. Shtesa në vijim është për nivelin e mesëm. E njëjta vlen për gardën e Republikës. Kemi një shtesë për page edhe për policinë e burgjeve,…

Read More

30-vjeçari shqiptar Esmin Ferhati u arrestua në Greqi, teksa sulmoi me kaçavidë një oficere greke dhe u plagos me armën e shërbimit nga kjo e fundit në tentativën për t’u vetëmbrojtur. Hetuesit e çështjes po ndjekin me interes të madh rastin e përfshirjes së një oficere policie vetëm 22-vjeçe, e cila shërben në një departament lokal dhe që dyshohet se ka pasur një rol specifik në organizatën kriminale me mbi 10 anëtarë të krijuar nga “Esko”. Sipas nënës se 22-vjeçares, Ferhati dhe e bija e saj nuk kanë asnjë lidhje me botën e krimit. Teksa mbron me “mish e me…

Read More