Ish-zv/kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka zbuluar se kolegia e tij, Mimi Kodheli është bërë për një ditë shoferja e tij personale. Ai ka ndarë këtë moment në rrjetin social Instagram, ku shkruan se për shkak të bllokimit të rrugëve, ka kërkuar ndihmën e Kodhelit, e cila e ka nxjerrë nga bllokimi që ishte krijuar për shkak të ndeshjes së Shqipëri-Islandë. “Me shoqen time, në një makinë më tipikë italiane. Kështu është kur e ke dhe shoqe dhe shofere, kur për shkak të bllokimit të rrugëve merr përsipër që të të çojë sa më afër. Ndahemi tek…
Author: tirana
Kriza do të ndihet në Shqipëri edhe më shumë nga sa pritej. Raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thotë se Shqipëria do të mbetet pas krahëve të Kosovës, Malit të Zi dhe Serbisë, që këtë krizë po e tejkalojnë më mirë. Sfida më e madhe sigurisht do të jetë inflacioni i lartë, 8% në gusht dhe më i larti në dy dekada, edhe pse çmimet nuk janë shtrenjtuar zyrtarisht aq sa në vendet e rajonit. Si përgjigje, Banka qendrore ka rritur normën bazë të interesit në 1.75%. Ky shtrëngim i politikës monetare, së bashku me çmimet,…
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi ka reaguar pas deklaratave të gazetares Klodiana Lala për çështjen e kompleksit “Partizani” në emisionin “Open”. Teksa Lala tha se është një aferë korruptive për mënyrën se si janë zhvilluar procedurat duke e krahasuar me aferën e inceneratorëve. Sipas saj, nëse në rastin e Inceneratorëve brenda një dite i gjithë kabineti qeveritar ka vepruar me shpejtësi, e njëjta situatë është përdorur edhe në rastin e ish-kompleksit sportiv ‘Partizani’. Por Malltezi, një nga pronarët përfitues nga provatizimi i cilëson mashtrime këto deklarata dhe i kërkon gazetares të kërkojë falje. Sipas tij, aferë korruptive…
Tom Doshi është parë këtë të mërkurë në Kryeministri. Kjo vizitë ndodh një ditë pasi Edi Rama emëroi drejtuese poltike në Shkodër Elisa Spiropalin. Ndërsa Edona Bilali, bashkë me Pandeli Majkon u transferua për në qarkun e Kukësit. Këto ndryshime, Rama i quajti “pa peshë”, por në funksion të organizimit të partisë. Partia e Doshit fitoi tre deputetë në zgjedhjet e 25 prillit.
Arben Ahmetaj u shkarkua edhe nga posti si drejtues politik i PS-së në qarkun e Vlorës, dhe kjo pas një krisje të raportit të tij me Edi Ramën, të paktën kështu thekson gazetari Denis Dyrnjaja. Sipas tij, siç edhe përfiltet, krisja mes Ramës dhe Ahmetaj ka ardhur pasi dyshohet se ky i fundit ka çuar informacione për inceneratorët te kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “Ka një çarje të fortë mes Ramës dhe Ahmetajt. I besoi detyrën më të rëndësishme, dhe portofole të rëndësishme me shumë para. Diçka ka ndodhur mes tyre. Flitet që Ahmetaj është njeriu që ka…
Këtë të mërkurë, 13 persona janë në pranga pasi nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës rezulton se janë të përfshirë në skema të mashtrimit me tatimet në kompanitë ku punonin. Katër shtetasve të tjerë u është dhënë masa “detyrim paraqitje”. Kompanitë private të përfshira në hetimin e kryer nga Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, rezulton se kanë funksionuar si furnizuese, kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor. Këto fatura fiktive janë injektuar në mënyrë direkte në shoqëri…
Edhe pse hetimet nga prokuroria kanë përfunduar, vijon saga për gjyqin ndaj Arbër Paplekaj, i akuzuari për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të 21 prillit 2021 në Elbasan. Këtë të mërkurë shkak është bërë mungesa e të akuzuarit në seancë dhe kjo për një arsye të paparashikuar. Në një email të ardhur nga burgu, nënvizohet se nuk kanë kapacitet për transportin e Paplekajt. “Nuk ka një arsye objektive që varen nga ne, që seanca u shty. Ai donte të ishte në këtë seancë. Nuk kanë kapacitet ta shoqërojnë edhe pse Arbri ka dashur të jetë i pranishëm.…
Ditën e enjte, kryeministri Edi Rama do të takohet me ambasadorët e huaj në vendin tonë. Në fokus të bisedës do të jetë projekti i qeverisë shqiptare për amnistinë fiskale. Amnistia fiskale dhe penale është nisëm ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Po ashtu personat që do aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.
Gjyqtarja Shefkie Mataj (Demiraj) shkarkohet nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Në seancën e sotme ku u dha edhe vendimi, ajo shoqërohet nga i biri i cili e ngushëllon. Gjyqtarja e Tiranës u përball të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati për rreth pesë orë dha shpjegime për barrën e provës për pasurinë dhe gjetjet në kriterin profesional. Gjatë seancës dëgjimore, Demiraj dha shpjegime për burimet financiare që shërbyen në ndërtimin e një banese tre kate + papafingo në Tiranë, për të cilën subjekti ka deklaruar se e zotëron së…
Deputetja demokrate Albana Vokshi, në një deklaratë pas seancës së rradhës gjyqësore me ministren e Arsimit, Evis Kushi në Gjykatën e Posaçme, tha se përfaqësuesit e saj nuk kanë paraqitur asnjë provë, por vetëm pasqyrime të mediave për statusin e saj që ka denoncuar daljen e testeve. Po ashtu Vokshi tha se mësuesit sot janë nën kërcënimin e patronazhistëve. “Seanca e parë që shqyrtoheshin provat që kishte sjellë përfaqësuesi i ministres Kushi e cila edhe sot nuk u paraqit. Unë edhe sot erdha personalisht në respekt të financave që po vë në dispozicion kjo gjykatë për një çështje që është…
Edona Bilali, ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka folur për situatën e Partisë Socialiste në Shkodër. Ish-drejtuesja politike e PS-së në qarkun Shkodër, pasi në vend të saj dje u emërua Elisa Spiropali, thotë se një pakicë e vogël e anëtarëve socialistë të Këshillit Bashkiak po punojnë për interesat e veta. Ajo tha se nëse vazhdon kjo situatë ndaj tyre do të merren masa. “Nuk është hera e parë ka mos-dakordësi për vendime të cilat duhen të merren brenda këshillit. Një pakicë sheh interesat e veta, jo të mirën publike. Ata nuk janë Partia Socialistë as kjo qasje…
30-vjeçari shqiptar Esmin Ferhati u arrestua në Greqi, teksa sulmoi me kaçavidë një oficere greke dhe u plagos me armën e shërbimit nga kjo e fundit në tentativën për t’u vetëmbrojtur. I njohur me pseudonimin “Esko”, shqiptari kishte “pushtuar” godinën e vjetër të konviktit të Universitetit Politeknik të Athinës “Zografou” dhe terrorizonin Athinën me grabitje, rrëmbime, ndërsa kontrollonin edhe një pjesë të tregut të narkotikëve. “Esko” dhe banda e tij vepronin të qetë në Athinë për shkak edhe të lidhjeve me policinë greke, ndërsa lëvizte i lirë dhe s’kishte shkuar kurrë në burg pavarësisht se akuzohet për 5 çështje penale,…