Author: tirana

Zi në familjen e kryetarit të bashkisë së Kukësit Safet Gjici, pasi është ndarë nga jeta vëllai i tij, Miftar Gjici.”Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të parakohshme të vëllait tonë të dashur Miftar Nebi Gjici. Varrimi do të bëhet ditën e sotme më datë 28/09/2022 në orën 14:00 pranë varrezave në Tufinë. Familja Gjici”.

Read More

Edhe këtë të mërkurë Gjykata e Apelit ka shtyrë sërish seancën kundër deputetit demokrat Ervin Salianji, për dosjen Babale, seancë e cila duhet të mbahej në orën 14:00. Seanca nuk do zhvillohet për shkak se mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashit, ka depozituar pranë sekretarisë së gjykatës kërkesën për shtyrje seancë. Po ashtu trupi gjykues nuk mund të formohet për shkak të mungesës së një prej anëtarëve.

Read More

Edhe Nju Jorku mund të ketë një ‘Mose’ (Moduli Eksperimental Elektromekanik), si në Venecia, për t’u mbrojtur nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhitë jonormale, veçanërisht gjatë stuhive tropikale ose në rast uraganesh. Hipoteza vjen pothuajse dhjetë vjet pas uraganit Sandy dhe projekti u prezantua nga ekuivalenti amerikan i inxhinierisë civile (U.S.Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë) për të mbrojtur Big Apple. Është një punë prej 52 miliardë dollarësh më shumë se gjysma e financuar nga qeveria federale dhe si e tillë do të kërkonte miratimin e Kongresit Amerikan fillimisht. Në rast të një opinioni pozitiv, do të ndërtohen 12 barriera ose…

Read More

Nga: Zëri i Amerikës Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i tha të martën Këshillit të Sigurimit të OKB-së se Rusia duhet të izolohet ndërkombëtarisht për referendumet false të organizuara në territorin e vendit të tij. “Ekziston vetëm një mënyrë për ta ndalur të gjithë këtë”, tha ai nëpërmjet një lidhjeje videofonike. “Së pari është izolimi i Rusisë në përgjigje të gjithçkaje që bën”. Ai tha se ndaj Moskës duhen vendosur sanksione të mëtejshme dhe se i duhet hequr vetoja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si dhe se duhet pezulluar anëtarësimi i saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare. “Aneksimi i territoreve…

Read More

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve, që hyjnë në fuqi nga sot, në orën 18:00. Nafta do të shitet me 219 lekë/litri, benzina me 195 lekë/litri, ndërsa gazi me 78 lekë/litri. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. “Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ. Bordi ka caktuar vetëm marzhet…

Read More

Nënkryetari i PD-së, deputeti Luçiano Boçi teksa ka komentuar situatën ku ndodhet kombëtarja e futbollit pas humbjes me Izraelin dhe barazimin mbrëmë me Islandën, dhe thotë se ekipi kuqezi është në udhëkryq si vetë Shqipëria. “Kombëtarja në udhëkryq si vetë Shqipëria. Kombëtarja ka qenë dhe vijon të mbetet një dritë shprese dhe burim krenarie në çdo kohë, për rezultatet që na kanë dhënë edhe kur kundërshtarët na kanë nënvlerësuar. U mbyll cikli i National League me një kombëtare që nuk ka shkëlqyer por me një brez futbollistësh të jashtëzakonshëm. Edhe për kombëtaren njësoj si për Shqipërinë, e ardhmja pritet dhe…

Read More

Kjo është histori. Avioni i parë i pasagjerëve tërësisht elektrik në botë është ngritur me sukses në qiell. Kompania izraelite Eviation Aircraft, nisi me sukses avionin e quajtur “Alice” nga pista në Aeroportin Ndërkombëtar të Grant County në Uashington dhe qëndroi në qiell për 8 minuta. Sipas kompanisë, avioni nuk prodhon emetime karboni, redukton ndjeshëm zhurmën dhe ka më pak kosto. “Ne nuk e kemi parë ndryshimin e teknologjisë së shtytjes në avion që kur kaluam nga motori me piston në motorin e turbinës. Ishin vitet 1950 që ishte hera e fundit që pamë të bashkohej një teknologji krejtësisht e…

Read More

Kur abuzimet me të miturit janë një fenomen tragjik, ministrja spanjolle, Irene Montero, ka lëshuar një deklaratë tronditëse që ka ngjallur reagime të forta, kur tha se “fëmijët kanë të drejtë të kryejnë marrëdhënie seksuale me këdo që duan”. Deklarata e saj erdhi gjatë një seance dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve gjatë debatit mbi ligjin pro-trans dhe abortit. “Fëmijët duhet të kenë të drejtën të kenë marrëdhënie seksuale me kë të duan, për aq kohë sa ata janë dakord”, tha ministrja, ndërsa parlamenti i vendit miratoi një projekt-ligj të diskutueshëm që fokusohet në pëlqimin seksual së fundmi.

Read More

Pas mbarimit të mandatit si President, Ilir Meta u rikthye në partinë që e krijoi në 2004, me ndryshoi emrin dhe qëndrimet. Gjykata e Tiranës pranon aktet e koventës së LSI-së, zyrtarisht do të njihet si Partia e Lirisë. Po ashtu gjykata ka regjistruar ndryshimet në strukturat drejtuese, duke njohur si kryetar Ilir Metën dhe zëvendëskryetar Agim Neshon. Me ndryshimet statutore dhe pranimin në gjykatë nga sot LSI-ja është zyrtarisht Partisë së Lirisë, ndryshime të cilat i janë përcjell edhe KQZ si subjekt i interesuar. Në Apelin e Tiranës ende nuk ka asnjë datë për kërkesën e PD-së zyrtare të…

Read More

Fitorja e partisë së djathtë Fratelli d’Italia “Vëllezërit e Italisë) ka krijuar shqetësime dhe debate në Europë, me disa që e cilësojnë qeverinë që do të lind nga koalicioni i kësaj partie me Legën dhe Forza Italia e Silvio Berlusconit, si qeveria më e djathtë nga koha e Benito Mussolinit. Por presidenti ukrainas, Zelensky përgëzon Giorgia Melonin për fitoren, duke nënvizuar se ai vlerëson shumë ndihmën e përhershme të Italisë për t’u përballur me “agresionin rus”. Kurse Meloni u përgjigj duke thënë se nga qeveria e saj Ukraina do të ketë gjithmonë “mbështetje të ndershme ndaj kauzës për liri”, duke…

Read More

Të martën u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak në Shkodër, ku u diskutuan një sërë çështjesh dhe u ngritën disa problematika. Anëtarja e Këshillit nga radhët e PS-së, Nersada Mandija, njëkohësisht edhe Kryetare e Komisionit të Shërbimeve Sociale dhe Strehimit, përmes një postimi në facebook, thekson se ajo dhe grupi socialist i Këshillit Bashkiak ka mbështetur në mënyrë unanime nismat sociale në mbështetje të grupeve vulnerabël në Bashkinë Shkodër. Fjala është për rikthimin e shërbimit të strehimit social, lehtësinë fiskale për fëmijët e familjeve në nevojë dhe fëmijët PAK në arsimin parashkollor, lehtësinë fiskale për bizneset e të…

Read More

Çuditë në Shqipëri nuk kanë të sosur. Varreza publike e Suelasit në Berat, prej kohësh ka rënë pre e vjedhjeve. Varreza është pa mur rrethues, dhe sipas rojes hajdutët shkojnë natën dhe vjedhin vazot e bronzit. “Janë pa bukë dhe kanë bërë nga e keqja. Policia duhet të veprojë”, thotë Polizoi Tavanxhiu. Po ashtu ai kërkon që policia të gjejë dhe arrestojë dhunuesit e varreve duke dhënë informacion se sendet e vjedhura shiten në pikat e skrapit. Kodi penal parashikon dënimin deri në 5 vite burg për dhunim të varreze. Qytetarët shprehen se të shqetësuar pasi prej vitesh nuk merren…

Read More