Author: tirana

Kryeministri Rama deklaroi se akuzat ndaj tij për lejimin e ndërtimeve pa leje nuk janë të vërteta, pasi ka qenë vullneti i tij dhe i qeverisë për rënien e ndërtimeve pa leje në territorin e Republikës së Shqipërisë. Rama tha se nuk ka asnjë biznesmen në Shqipëri që t’i kërkoj atij një qindarkë që i ka marrë për favorizime në ndërtim. “Mua personalisht nuk ka biznesmen dhe ndërtues në Shqipëri që thotë se 1 qindarkë e punës së tij është në xhepat mi”, tha Rama. Gjithashtu ai shtoi se: “Nëse janë 26 kate dhe janë bërë 14 pa leje. Bëjnë…

Read More

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari gjykon se në zgjedhjet vendore të 2023, mundësitë që PS të fitojnë janë të pakta. “Nuk mendoj se PS ka shumë shanse. Në këto kushte ku jemi sot, duke marrë parasysh kushtet ekonomike, duke marrë parasysh protestat e ndryshme që qytetarët po vetëorganizohen, kemi shumë probleme social ekonomike, që po e bën akoma më të vështirë, edhe për ata që marrin rroga. Kur të vijnë zgjedhjet lokale asnjë qytetar nuk ka për t’i harruar këto. Unë mendoj që do të kemi një dimër shumë të egër përpara dhe zgjedhjet lokale do të jenë në…

Read More

Partia Socialiste ka bërë ndryshime në nivel drejtuesish qarku. Burime për Tirananews bëjnë me dije se Blendi Klosi është deleguar në Vlorë duke zëvendësuar në këtë mënyrë Arben Ahmetaj që flitej se ishte shkarkuar. Në Kukës ikën Safet Gjici dhe do të jetë Pandeli Majko, ndërsa në Shkodër ikën Edona Bilali dhe do të jetë Elisa Spiropali. Kryeministri Edi Rama tha se këto ndryshime janë bërë në funksion të skuadrës, siç ai e quajti PS. “Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi…

Read More

Në Rusi vazhdon mobilizimi i rezervistëve, ndërsa mijëra meshkuj në përpjekje për të shmangur rekrutimin, po ikin drejt aeroporteve dhe pikave kufitare tokësore. Ndërkaq disa turistë rusë në Mal të Zi kanë vendosur të mos kthehen më në Rusi, pasi nuk pajtohen me vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin. Këta burra në qytetin rus Perm, janë disa prej 300 mijë rezervistëve që presidenti Vladimir Putin ka vendosur të mobilizojë për luftën në Ukrainë. Në Rusi, pothuajse çdo burrë deri në moshën 65 vjeçare konsiderohet i aftë për t’u mobilizuar. Disa rekrutë u thanë mediave ndërkombëtare se nuk u është dhënë…

Read More

Redi Jupi ishte i pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv” ku foli për ndeshjen e fundit të Shqipërisë ndaj Izraelit. Mbi të gjitha ka veçuar pjesën e trajnerit Reja dhe moshës së tij, madje duke ndërtuar një paralelizëm me minutat e pakta të aktivizimit të Brojës. “Unë vë dorëën në zjarr se asnjë lojtar i Izraelit nuk luan dot te Chelsea, në Serinë A. Lojtarët e tyre janë shumë mesatar, të Shqipërisë ia kalojnë të 25 lojtarët atyre. Problemi i madh i Rejës është mosha, nuk përkon mosha e re e ekipit me moshën e këtij trajneri. Reja nuk mendon për…

Read More

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë konfirmuar zyrtarisht lidhjen. Moderatorja ka postuar në “Instagram” një foto, krahas së cilës shkruan: “Na lini të kërcejmë!”. View this post on Instagram A post shared by Bora Zemani (@borazemani) Bora dhe Donaldi janë vipat më të përfolur të showbizz-it së fundmi, pas gjithë ngjarjeve që ndodhën në “Big Brother VIP”, sidomos pas lidhjes që aktori pati brenda shtëpisë me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Por pas daljes nga formati, Donaldi u nda me të për t’u kthyer tek “dashuria e vjetër”, duke shkaktuar shumë zhurmë.

Read More

Moderatorja e sportit, Cindy Marina ka folur pak më shumë për jetën private, të cilën e mban shumë larg vëmendjes së mediave rozë. E ftuar në emisionin Rudina, Cindy ka treguar se lidhja e saj me Genarin, djalin e ish kryeparlamentares Jozefina Topalli, po shkon shumë mirë dhe është mjaft e lumtur. Ajo shprehet se, Genari është mbështetësi i saj kryesor, në çdo hap që do të marrë në rrugën e saj. “Kur vjen ky momenti lidhjes mendohem pak shumë. Unë jam pak më private, dua ta mbaj për vete. Jeta jonë shkon shumë mirë. Genari është një djalë i…

Read More

Kryeqyteti i Austrisë, Vjena qëndron sërish në krye të indeksit të “The Economist” sa iu përket qyteteve më të mira për të jetuar. Kryeqyteti i Austrisë, i cili ofron mundësi të panumërta kulturore dhe argëtuese, renditet lart për sa i përket stabilitetit financiar, ka infrastrukturë të mirë dhe u ofron qytetarëve të saj kujdes të shkëlqyer shëndetësor, është qyteti më i vlerësuar me 99.1 pikë nga 100 të mundshme. Kryeqyteti i Danimarkës, Copenhaga dhe qyteti zviceran i Zuerichu janë dy qytetet e radhës në listë. Në listë sipas radhës është edhe Vancouveri i Kandasë, Geneva e Zvicrës, Frankfurti i Gjermanisë,…

Read More

Taulant Balliu, i dënuar përjetë për vrasje e krime të rënda si anëtar i bandës së Tan Kateshit në Elbasan, është ndër të favorizuarit e administratës së burgut të Fierit, e cila duket se nuk është kursyer me shtimin e ditëve të punës as për “Çiken”. Në dosjen penale të dënuarit Taulant Balliu , ka rezultuar se ; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 130 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Tetor, Nëntor, Dhjetor viti 2019 dhe Janar, Shkurt viti 2020. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.68 prot datë 26.02.2018, i…

Read More

Nevina Shtylla ka vendosur të ftojë publikisht futbollistin e Kombëtares së Futbollit Eros Grezda në një përballje me Erjola Docin. Kjo e fundit njihet për deklaratat e saj të bujshme dhe këtë herë ka “piketuar” futbollistin. Sipas saj, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”. “E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk ia hapa 3-4 orë mesazhin. Dhe i bëri “unsend”!“- tha ajo në “E diell” teksa shtoi: “Bëhu burrë!” Kështu, moderatorja e ka ftuar Erosin në emision. Përmes një…

Read More

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me deputeten e PD, Jorida Tabakun në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Ka qenë deputetja Tabaku e cila ka reaguar në rrjetet sociale dhe ka zbuluar se çfarë ka biseduar me ambasadoren amerikane. “Sot diskutova me ambasadoren amerikane prioritetet e procesit të integrimit europian, rëndësinë e përfshirjes së institucioneve. S’ka rrugë tjetër veç përmbushjes së kushteve për të sjellë ndryshimin: Lufta korrupsionit, krimit të organizuar; zgjedhjet e lira dhe të ndershme duhet të jenë kryefjala e politikës! Gjithashtu fokus të veçantë me ambasadoren morën dhe shqetësimet e opozitës dhe ekspertëve të pavarur…

Read More