79 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit nga kryerja e 808 testimeve. Numrin më të lartë të të infektuarve e regjistron Tirana, ndjekur nga Saranda. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë, ndërsa orët e fundit janë shëruar 115 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Author: tirana
Pse njerëzit tradhtojnë partnerin e tyre, duke u treguar të pabesë me ta? Tradicionalisht, është argumentuar se gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë sepse janë të pakënaqura me marrëdhëniet ekzistuese, ndërsa burrat kanë më shumë gjasa të tradhtojnë sepse janë në kërkim të shumëllojshmërisë seksuale. Ekspertët thonë se arsyet kryesore që gratë tradhtojnë janë: mungesa e dashurisë për partnerin, dëshira për përvoja seksuale. Një shkrimtare e quajtur Alicia Walker, në librin e saj “Jeta sekrete e gruas që tradhton”, zbuloi se gratë shpesh tradhtonin jo për të gjetur dashurinë diku tjetër por thjesht për të provuar përvoja të tjera…
Italia siguroi një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, pasi mundi Hungarinë 2-0 në Budapest. Për “të kaltrit” shënuan Giacomo Raspadori dhe Federico Dimarco duke e mbyllur me fitore ndeshjen e fundit në Grupin A3. Kampionët në fuqi të Europës, që nuk do të jenë në Katar 2022, e mbyllën këtë edicion me 11 pikë pas gjashtë takimesh, një më shumë se sa Hungaria e vendit të dytë. Vendasve u duhej vetëm një barazim që të siguronin një vend në gjysmëfinale. Në këtë sfidë të luftuar, u dallua edhe portieri Xhanluixhi Donaruma me pritjet e tij. Në takimin tjetër…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Gramshi ka sqaruar edhe një episod që u regjistrua në seancën e Kuvendit të së enjtes, ku u ul në krahun e socialistëve.about:blank Ai pohoi se gjithçka ishte e bërë qëllimisht, për t’ju treguar socialistëve se opozita ishte zëri i vërtetë i atyre që trajtonin problemet e mëdha të qytetarëve shqiptarë. “Ndaj dhe një ditë në parlament, jo pa qëllim u ula në krahun e deputetëve socialistë. Jua thash në platformë. U ula këtu për t’ju thënë socialistëve se zërin e vërtetë tuajin e përfaqësojmë ne që trajtojmë problemet e mëdha të qytetarëve…
Ky është momenti kur dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje mbrëmjen e 18 Shtatorit në Shkodër largohen nga vendngjarja. Kjo është foto e marrë nga kamerat e sigurisë në afërsi të lokalit ku u vra i riu. Siç shihet në pamje autorët kanë qenë të dy me kasketa, ndërsa personi në ulësen e pasagjerit dyshohet se është Bajram Çekorja. Ky i fundit tashmë është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është personi që ka qëlluar ndaj 19-vjeçarit Xhenje. Ndërkohë bashkëautori i tij i cili drejton motorçikletën ende nuk është identifikuar nga policia. Pasi u larguan nga…
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka kritikuar ashpër Greqinë për trajtimin që po u bën refugjatëve në Mesdhe. “Ne nuk e pranojmë që Deti Egje dhe ai Mesdhe janë të larë në gjak, lot apo armiqësi”, ka thënë Erdogan të martën, sipas zyrës së tij. “Ne duam paqe dhe qetësi me gjithë zemrat tona”, ka thënë ai. Erdogan ka kritikuar edhe më herët Greqinë si i trajton migrantët, duke e akuzuar këtë shtet për armatosje të ishujve në lindje të Egjeut, duke shkelur traktatet ndërkombëtare. “Armët e grumbulluara në zonën perëndimore dhe në ishuj nuk nënkuptojnë asgjë për ne, sepse…
Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka reaguar pasi u ka tërhequr vëmëndjen e socialistëve në mbledhjen e Shkodrës. Bilali shkruan në një postim në Facebook ku bashkëngjiti edhe fjalën e plotëse ishte e domosdoshme për t’i tërhequr vëmendjen. ‘Sqarim lidhur me mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur dje me këshilltarët bashkiak të Partisë Socialiste në Shkodër: Javës që kaloi anëtarët e këshillit bashkiak kanë bojkotuar mbledhjen, si rrjedhim për mungesë kuorumi mbledhja nuk është realizuar. Pavarësisht se kjo situatë nuk ndodh për herë të parë ishte e domosdoshme tërheqja e vëmendjes për shkak se pika e parë e rendit të ditës…
Në takimin që po zhvillon këtë të martë më disa qytetarë të Gramshit, kryedemokrati Sali Berisha u ndal te shpopullimi i vendit. Sipas tij, sot, shqiptarët janë rreth 30 për qind më të varfër se në vitin 2013. “Shpreh bindjen se sot qytetarët e Gramshit, dhe të mbarë Shqipërisë, pavarësisht dhe nga bindjet partiake, ndjekin me dhimbje dhe keqardhje shkretimin e shoqërisë së tyre, të kombit të tyre, të vendit të tyre në kuptimin e shpopullimin e shpejtë dhe marramendës. Në kuptimin e një varfërie që nuk pakësohet, por vjen gjithnjë duke u rritur. Sot shqiptarët janë të paktën 20-30%…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një vizitë të tijën në Prage ka takuar kryebashkiakun e Kievit, Vitali Kliçko. Në një postim në rrjete sociale, Veliaj shkruan se përgëzoi homologun ukrainas për guximin e treguar, ndërsa e siguroi atë se mbështetja e kryeministrit Rama dhe e qeverisë shqiptare në Këshillin e Sigurimit ashtu dhe në NATO nuk do të mungojë. “E përgëzova mikun tim, Vitali Kliçko, për kurajën dhe guximin e treguar kundër sulmit brutal rus. E sigurova se Edi Rama dhe qeveria shqiptare do të vazhdojnë të jenë mbështetësit e tyre të palëkundur në Këshillin e Sigurimit…
Mbrëmjen e sotme o të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” ndeshja mes Shqipërisë dhe Islandës. Policia ka njoftuar se një sërë aksesh do të jenë të bllokuara dhe se policia do të garantojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të përcaktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve jashtë itinerarit të caktuar. Njoftimi Policia e Tiranës, plan masash për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis Shqipërisë dhe Islandës, që do zhvillohet më datë 27.09.2022, në orën 20:45, në stadiumin “Air Albania”. Masat e marra nga Policia e Tiranës përfshijnë…
Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë në orën 18:00, ku në fokus do të jenë zgjedhjet vendore të vitit 2023. Në këto zgjedhje, socialistët do të kenë përballë një opozite e cila është e ndarë në tre fronte, Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën, si dhe PD e ndarë në dy grupe, ai i Enkelejd Alibeajt dhe i Sali Berishës. Në kryesi pritet që të diskutohet përzgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie. Një pikë tjetër e rëndësishme është caktimi i datës së mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të PS-së.
18-vjeçari Ardjan Gjinkolaj, i cili së bashku me 4 të tjerë, pasi akuzohen se përdhunuan një 15-vjeçare në fshatin Tarazh të Mirditës, është lënë në “arrest shtëpie” nga Gjykata e Lezhës. Zëvendësimi i mases erdhi me kërkese të palës mbrojtëse, e cila u pranua nga gjyqtari i çështjes me argumentin se kanë kaluar afatet e paraburgimit. Nga hetimet e kryera organi i akuzës ka dalë në konkluzionin se 5 personat kanë kryer veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18-vjeç”. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale Ardjan Gjinkolaj u arrestuan…