Në maj të vitit të kaluar u zbulua një rast i rëndë përdhunimi në Mirditë, teksa një 15-vjeçare ishte abuzuar seksualisht në fshatin Tarazh. Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe shtetasi me iniciale A.Gj u arrestuan në atë kohë nga Policia, pas denoncimit të babait të 15-vjeçares, i cili pretendonte se përmes shantazhit vajza e tij është përdhunuar me dhunë nga 5 personat. Pas më shumë se një viti, Gjykata e Lezhës liroi nga qelia një prej të akuzuarve, 18-vjeçarin Ardjan Gjinkolaj, ndërsa prokuroria kërkoi 46.8 vite burg në total për të pandehurit. Çështja është sjellë sërish…
Author: tirana
Shoqata e Infermierëve ka reaguar për ngjarjen e shënuar ditën e sotme në qendrën shëndetësore në Maliq, ku një infermier u dhunua nga një qytetar. Në reagimin e bërë publik theksohet se qytetarët nxjerrin mllefin ndaj bluzave të bardha, sikur të ishin kriminelë apo vrasës, ndërsa kërkohet nga shteti që të marrë masa për sigurimin e jetës së punonjësve shëndetësorë gjatë orarit të punës. Postimi i plotë: Vazhdon dhuna ndaj bluzave te bardha. Nje 48-vjeçar rreh infermierin e qendrës shëndetësore në Maliq. Askush nuk reagon per kete fenomen qe dita dita dites po rritet. Çuditerisht ky mllef ushqehet dhe ndaj…
Policia italiane ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, pasi ishte shpallur në kërkim. I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, ishte dënuar nga Gjykata me 4 vite burgim si pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Ai u ndalua në rajonin Mauro Fabozzi. Në momentin që Policia ka ndaluar makinën për të kryer kontroll është konstatuar se drejtuesi i mjetit është një person i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare dhe se kishte ende të pakryer dënimin e dhënë.
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon këtë të martë një takim me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku. Në takimin që po realizohet në Kryesinë e Kuvendit, mësohet se po diskutohet për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky takim vjen pak ditë pasi Yuri Kim u takua me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Vetë Meta u shpreh se u diskutua në lidhje me marrëdhëniet e kësaj force politike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se politikanët që kanë drejtuar vendin këto 30 vite kanë përgjegjësi për gjendjen ku është sot Shqipëria. Duke folur në një intervistë në Vizion Plus ai tha se në vitin 2013 të gjithë e kuptuan që Berisha dhe Rama kishin një pakt që përfshiu edhe kreun e LSI-së në atë kohë Ilir Meta i cili la qeverinë për tu bashkuar me Partinë Socialiste. “A kam unë rezerva për Sali Berishën? Pa diskutim shumë. Kam qasje të ndryshme për mënyrën se si është drejtuar PD-ja, apo si u bënë tani lëvizjet e Foltores. Nuk…
Prej një viti, jeta e moderatores Eni Vasili ka ndryshuar. Ajo është bërë nënë e dy vajzave binjake dhe çdo ditë po shijon lumturinë e madhe. Së fundmi, Eni ka ndarë një nga ato fotot e rralla, por shumë të ëmbla me Nikol dhe Sofi teksa i pret krejt lumuri në një përqafim. “Ne të treja”, shkruan moderatorja.
Ishte babai që e angazhoi në tenis por tashmë është kampione në këtë sport. Gresi Bajri nga Shkodra nisi të merrej me tenis që kur ishte 8 vjeç. Sot në moshën 16 vjeçare mban mbi supe mbi 50 kampionate të fituara. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, ajo rrëfeu rrugëtimin në këtë sport. “Më ka prezantuar babi në moshë të re dhe e falenderoj shumë sepse nuk e imagjinoj veten pa sport në këtë pikë. E dalloja se do të vazhdoja tenis që në kampionatin e parë që pata rezultate të mira. Dhe e dija se do të arrij…
Kërkesat për një vend në avionë privatë janë rritur në Moskë pasi Vladimir Putin urdhëroi mobilizimin e parë ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore, shkruan The Guardian. Rusët po largohen kryesisht në Armeni, Turqi dhe Azerbajxhan, të cilat u lejojnë rusëve hyrjen pa viza. Madje, ata po paguajnë nga 22,000 deri në 28,000 euro për një vend në një avion privat, ndërsa çmimi për të marrë me qira një avion me tetë vende shkon deri në 150 mijë euro, që është shumë herë më e shtrenjtë se tarifa normale. “Situata është absolutisht e çmendur për momentin”, ka thënë Yevgeny Bikov,…
Kreu i grupit Parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ambasadorin e Britanisë në Tiranë, Alaister King- Smith. Në një reagim në rrjetet sociale, Alibeaj thotë se temat që u diskutuan në këtë tryezë lidheshin me zhvillimet politike në vend, përfshirë edhe ato në Partinë Demokratike. Sa i takon reformës Administrativo-Territoriale, Alibeaj thotë se i ka kërkuar ambasadorit mbështetje dhe asistencë teknike për t’i ofruar qytetarëve “një ndarje territoriale të saktë dhe të dobishme për ta”. Ndërkohë në fokus të bisedës, Alibeaj ka vendosur dhe çështjen e amnistisë fiskale, të pasaportave “të arta”. “Sot…
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh i gatshëm të bashkëpunojë me PD-në dhe faktorë të tjerë opozitarë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Duke folur në një konferencë për shtyp, ai tha se kjo forcë politike do të mbështesë kandidatët që kanë më shumë mundësi për të fituar. Do jeni bashkë në aksionin opozitar me protesta dhe greva? Vendi ka nevojë ulëritëse për greva dhe protesta kudo ku ka shkelje të ligjit dhe të të drejtave të qytetarëve tanë, kudo ku ka vjedhje. Ju e keni parë që edhe për meritë të vendimeve të papërgjegjshme të qeverisë përditë…
Ish-ministri i Ekonomisë, Genc Ruli ka dwshmuar sot nw zyrat e hetuesve të SPAK për më shumë se një orë, lidhur me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani. Por gjatë kohës që ai ka lënë zyrat e Prokurorisë së Posaçme një situatë e pakëndshme është regjistruar për ish-ministrin e Berishës. Një qytetar, që ndodhej në ambientet e jashtme të SPAK, e akuzoi Rulin si “koka e krimit të Berishës”. “O hajduta, o hajduta, o ushtar të Sali Berishës. Ruli hajdut, koka e krimit është Ruli. Koka krimet të Sali Berishës”, u shpreh qytetari. Një ditë më parë në SPAK ka dëshmuar edhe…
Mbytet një anije peshkimi e ankoruar në Portin e Durrësit. Anija është fundosur në orët e para të mëngjesit të sotëm.Sipas peshkatarëve, ajo qëndronte e ankoruar prej disa muajsh në port. Paraditen e sotme mjeti lundrues po nxirret në sipërfaqe.