Author: tirana

Bilanci i sezonit turistik veror, sipas kryeministri Edi Rama është më i mbari ndonjëherë jo vetëm për nga flukset e të ardhurave në ekonomi dhe të turistëve të huaj po ashtu, por edhe për sa i takon pastërtisë e shërbimeve publike, ndërkohë që ka filluar puna përgatitore për sezonin e ardhshëm, me ambicien për më shumë e më mirë. Po ashtu Rama ka folur për stimulimin e sipërmarrjeve me 4 ose 5 yje gjatë sezonit veror duke thënë se pavarësisht se keqinterpretohet sikur po favorizohen të pasurit, në fakt qëllimi është i kundërt. “Struktura e re është rezultat i politikës…

Read More

Trupat ukrainase kanë zbuluar qelitë e fshehura të burgjeve ruse nën tokë. Një zbulim i tillë u gjet në fshatin Shevchenkove, në zonat e sapoçliruara të rajonit të Kharkiv. Qelitë përshkruhen si “të ftohta dhe të errëta” dhe ushtria ukrainase vazhdon të zbulojë këto dhoma. Anëtarët e zyrës së prokurorit të Ukrainës po i hetojnë ata në kërkim të përgjigjeve. Të zhdukurit ka qenë një temë e zakonshme në Kharkiv dhe nuk është i qartë as numri dhe as fati i atyre që u burgosën në këto qeli të nëndheshme, por kishte disa vendas që askush nuk i pa më.

Read More

Për moral pas turpit në Izrael, kombëtarja e futbollit pret sonte Islandën në stadiumin “Air Albania” me objektivin e vetëm për fitore. Trajneri Reja pritet të bëjë 5 ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e humbur ndaj Izraelit dhe në stol do ulen edhe emra si Hysaj e Broja. Me shumë mundësi në stol do ulet Elseid Hysaj e Armando Broja, por nuk pritet të jenë titullar as Asllani, Ajeti e Laçi. Uzuni që tundi rrjetën në Tel Aviv do e nisë nga minuta e pare. Shqipëria mbyll grupin B2 të Ligës së Kombeve me vetëm një pikë.

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se për fatin e Ervis Martinajt ka informacion një vajzë që punon në Bashkinë e Tiranës, por që sipas denoncimit nga qytetari dixhital, ajo po mbrohet nga kryeministri Edi Rama. “Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit! Policia dhe prokuroria e partisë fshehin rolin e femrës së partisë. Qytetari dixhital ka pyetje direkte për Edi Ramën dhe rolin e tij në zhdukjen e Ervis Martinajt”, shkruan Berisha. Postimi i plotë Për fatin e Ervis Martinajt di gjithçka një femër e partisë së krimit! Policia dhe prokuroria e…

Read More

Pas marrjes së fronit, është zbuluar edhe monogrami i ri për Mbretin Charles III të Mbretërisë së Bashkuar, i cili do të shfaqet në ndërtesat qeveritare dhe kutitë postare. Logoja e re ka inicialet C, për Charles, dhe R për Rex, latinisht për mbret. Një version i përdorur në Skoci do të shfaqë kurorën skoceze. Ai përfundimisht do të zëvendësojë vulën “EIIR” të Mbretëreshës Elizabeth e cila ndërroi jetë në fillim të këtij muaji pas 70 vjetësh në fron. “Vendimi për të zëvendësuar shkronjat do të jetë në diskrecionin e organizatave individuale dhe procesi do të jetë gradual”, tha Buckingham…

Read More

Në vijim të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, ditën e sotme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave, Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. Afera me privatizimin e Kompleksit Partizani, Ndërkohë sot do të pyeten ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe Xhemal Gjunkshi. SPAK po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës.

Read More

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim pritet të zhvillojë një takim ditën e sotme me deputetet Etilda Gjonaj dhe Jorida Tabaku në ambientet e Kuvendit. Mësohet se takimi mes tyre do të mbahet rreth orës 16:00, ndërsa në fokus do të jetë edhe integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Read More

Prej 30 vitesh në politikë figurat e reja kanë qenë të pakta. Ndaj edhe ish-deputetja e PD-së Lajla Përnaska thotë se selia blu ka shansin historik, ndoshta edhe të fundit për të hapur listat e kandidatëve për deputetë dhe se duhet të ikin të vjetrit, për t’iu dhënë mundësi të rinjve. Përballë deputetit demokrat Tritan Shehu, ajo tha se duhen të ikin figurat e “vjetra”, edhe si Shehu që rinia të bëhet pjesë e jetës politike në vend dhe të vijë ndryshimi. “Keni shansin e fundit, ose do e bëni ju ose do dalë një forcë e re e djathtë,…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste të dhënë për “Der Spiegel”, shfrytëzoi rastin t’i bënte thirrje pensionistëve gjermanë të kalonin pleqërinë e tyre buzë detit në Shqipëri. Por pasi refuzuan ftesën, dimrin gjermanët do ta kalojnë në Spanjë. Carlos Bernat po e vuan në mënyrë të shumëfishtë krizën aktuale të energjisë. Spanjolli 57-vjeçar punon për një furnizues gjerman automobilësh, ka familjen në Gjermani dhe si menaxher i logjistikës i njeh pasojat e konfliktit me Rusinë në ekonominë gjermane. Në vend e tij po përflitet për skenarë “horrori”, kjo për muajt e ardhshëm. Javët e fundit nisën një sërë fushatash ndërkombëtare…

Read More

Një javë më parë, presidenti rus Vladimir Putin shpalli mobilizim të pjesshëm ushtarak të Rusisë, ku tha se janë rreth 300,000 persona do të thirren. Kufijtë u dyndën me burra që donin të ikinin nga vendi për të mos u përfshirë në luftë, ku edhe shpërtheu një valë protestash. Sipas mediave të huaja, presidenti Putin po strehohet në pyll. Sipas “MailOnline”, shtëpia e udhëheqësit rus është në mes të askundit. Mes pyjesh ngrihet vila tre-katëshe me pishinë, Spa dhe sallon bukurie. “Ai po qetëson trupin dhe shpirtin“, shkruan gazetarja Farida Rusamova në rrjetin social Telegram. Sipas saj, do të qëndrojë…

Read More

Prej muajit gusht, fuçia bruto e naftës Brent po tregtohet nën 100 dollarë për fuçi. Kjo do të thotë se rafineritë, që më pas prodhojnë naftë dhe benzinë, po e blejnë lëndën e parë më lirë. Gradualisht kjo ka ulur çmimin e nënprodukteve të naftës, ku një ton diezel nga mbi 1100 dollarë në gusht, këtë muaj është shitur nën 1000 dollarë. Forcimi i vazhdueshëm i dollarit po jep efektin e kundërt. Nëse kursi i valutës amerikane do të ishte 107 lekë, sa përpara luftës në Ukrainë, sot nafta në vend do të kushtonte vetëm 210 lekë për litër dhe…

Read More