Edhe këtë të martë, vendi do të përfshihet nga vranësira të shumta që do të shoqërohen nga reshje shiu, kryesisht në zonat veriore. Herë pas herë do të ketë edhe rrebeshe ndërsa në mbrëmje do të ketë përmirësim gradual. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 25°C.
Author: tirana
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka paralajmëruar greva dhe protesta të shumta nga ana e opozitës, për rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Komentet Paloka i ka bërë teksa ka folur në një komunikim për mediat, ku bëri me dije se mbledhja e radhës do të jetë të shtunën tjetër. “Mbledhja e ardhshme u vendos të jetë këtë të shtunë. Sot pati diskutime lidhur me qëndrimet që duhet të mbajë PD, apo aksionin opozitar dhe u ra në dakordësi që sa më shpejt të organizohen jo vetëm protesta , por një shumëllojshmëri aktesh dhe aksione opozitare…
Pas një hetimi disa mujorësh nga SHKB e Ministrisë së Drejtësisë, Gjykata e Tiranës vendos masat e sigurisë për 18 punonjësit e IEVP Fier. Për të 18 punonjësit është vendosur masa “Arrest shtëpie”. G.N, me detyrë Përgjegjës i Sektorit Ligjor në IEVP Fier, që nga muaji Qershor i vitit 2018, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumenteve”, “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 186,190, 248 dhe të K.Penal. (Në cilësinë e përgjegjësit të sektorit juridik nuk ushtron detyrat e përcaktuara nga ligji, lejon dhe kryen falsifikimin e dokumenteve dhe falsifikimin e formularëve…
Pak kohë më parë, pamjet kur Noizy (Rigels Rajku) dhunonte me grushte reperin tjetër Cllevio Serbiano (Kleviol Ahmeti), pranë lokalit të tij në Durrës bënë xhirron e rrjetit dhe ky lajm pushtoi median rozë për një kohë të gjatë. Ata kishin një konflikt të vjetër së bashku dhe ishte Cllevio ai i cili shkoi tek lokali i Noizyt për sqarim. Gjithsesi, pas asaj ngjarje Cllevio u arrestua dhe edhe më pas kur u lirua ai po qendron në “arrest shtëpie” por sharjet përmes rrjetetve sociale nuk ndaluan. Por, pak kohë më parë dy reperat vendosën të bëjnë paqe me njëri-tjetrin…
Ndjenja e ‘unitetit’ ishte ajo që i mbajti vendet evropiane të përkushtuara ndaj kauzës ukrainase. Kjo ndjenjë e përgjegjësisë kolektive udhëhoqi gjithashtu Evropën për t’u bashkuar me aleatët e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Rusisë. Por tani, ky unitet evropian po përballet me sfida të shumta, më e spikaturat nga të cilat është pikërisht trekëndëshi që është formuar mes këtyre 3 shteteve – Bullgari, Hungari dhe Itali. Bullgaria Në Bullgari, një qeveri që mbante një qëndrim të fortë kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës u rrëzua në qershor. Që atëherë, Bullgaria po udhëhiqet nga një qeveri e…
Nga 1 tetori konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh. Eksperti Orjon Islamaj, i ftuar në emisionin “Sot” në “Euronews”, ka dhënë disa këshilla se si duhet të menaxhojmë pajisjet që fatura të mos bëhen të papërballueshme. Sipas ekspertit një nga pajisjet që harxhon më shumë energji është kondicioneri, ndaj duhet të bëni kujdes kur e gradoni. “Ambienti duhet të jetë i izoluar mirë, të mos hyjë ajri, temp 29-30 gradë është e gabuar. 22 gradë është temperatura ideale, ndryshon shumë konsumi me një diferencë të ndjeshme”.
Nga Ardit Rada Të enjten e kaluar, Sali Berisha u është drejtuar sindikatave nga foltorja e Kuvendit për t’u rreshtuar krah tij, Në thelb, ai kërkon shtimin e radhëve për të përmbysur mazhorancën e Prillit 2021 dhe kthimin e tij në pushtet për të vendosur, sipas tij, parajsën e munguar që ne e kemi vërdallë, por s’po na e japin këta serbët që na qeverisin. Pikëpyetja e parë është se përse kreu de facto i demokratëve u drejtohet sindikatave dhe jo aleatit të tij, Ilir Meta. Me pak fjalë, asnjë mesazh zanor në publik për t’i kërkuar protesta e revolucion…
Heroi i “SAS”, Mark “Billi” Billingham ka kujtuar skenat e tmerrshme të përjetuara gjatë kohës që ai ishte në një mision vëzhgimi në Bosnje. Tashmë 57 vjeç, Billi iu bashkua trupës speciale në vitin 1991 pasi u përfshi në përleshje të rrezikshme me bandat në Birmingham, teksa më herët ishte qëlluar dhe me thikë në kurriz. “Kishte një incident të veçantë, unë kisha qenë atje vetëm disa javë dhe kam parë qindra trupa në rrugë, kishte kafshë të ngordhura në rrugë… Ishte një zonë lufte,” tregoi ai. Billy përshkroi se si skuadra e tij kishte vëzhguar një fshat që ishte…
Balerini Ilir Shaqiri, i ftuar në “Abc e Pasdites” u pyet për marrëdhënien e tij me Sabianin. Balerini i njohur tregoi se i vjen keq por nuk ka më asnjë marrëdhënie më këngëtarin, miqësi që u krijua në “Big Brother VIP”, por që nuk zgjati shume. Sipas tij, nëse ka abuzime, atëherë nuk ka më vend për miqësi. “Me Sabin nuk kemi raport, secili ka jetën e vetë, ndoshta kjo edhe për sa i përket edhe gjërave që u thanë dhe gjërave që u bënë. Nuk kemi komunikim… ka çudi dhe ka një lloj keqardhje sepse u transmetua një mesazh…
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka pritur kampionin e botës në mundje, Zelimkhan Abakarov, i cili pak ditë më parë ngriti lart flamurin shqiptar në majën më të lartë të podiumit në Beograd. Një takim në shenjë mirënjohje për Abakarov, që është shprehur jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Kryetari i bashkisë i ka dhuruar një apartament 2+1 në kryeqytet Abakarov, si dhe një apartament 1+1 Islam Dudaev, i cili gjithashtu ka përfaqësuar Shqipërinë në nivelet më të larta në kompeticione ndërkombëtare duke qenë pretendent për medalje. “Ky gjest simbolik i ka ngrohur zemrat jo vetëm…
Kemi hyrë në sezonin e Peshores. Të lindurit në këtë shenjë shquhen për autenticitetin e tyre. Janë gjithmonë të vërtetë para së gjithash me veten, e më pas me të tjerët. Nuk u pëlqen të shtiren për ata që nuk janë, sepse e dinë që jeta e gënjeshtërt ka një fund të hidhur. Peshoret vlerësojnë paqen dhe harmoninë mbi çdo gjë tjetër. Ndërsa përbuzin konfliktin, ata dinë të përcjellin një mesazh në një mënyrë të qetë dhe paqësore. Kjo shenjë ka aftësi unike për zgjidhjen e problemeve dhe e di se si të ndalojë çdo tension ose temë negative rreth…
Ka shkuar në 57 numri i të vdekurve në protestat për vdekjen e 22-vjeçares Mahsa Amini. Organizata e Iranit për të Drejtat e Njeriut ka bërë me dije se numri mund të jetë dhe më i lartë, për shkak se me kufizimin e përdorimit të internetit, është bërë i vështirë identifikimi i një shifre të saktë. Protestat në Iran janë duke u mbajtur për 10 ditë me radhë, pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini u shpall e vdekur. Zyrtarët kanë thënë se Amini ka humbur jetën nga sulmi në zemër, mirëpo familjarët e saj, dhe disa grupe për të drejta të njeriut,…