Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë në një ceremoni të mbajtur në një agroturizëm në Shijak, mes personazheve nga bota e artit, kulturës, televizionit dhe politikës I ftuar ishte edhe këngëtari Flori Mumajesi i cili zbuloi se Shkëlzeni i thërret me përkëdheli Arminës “topoxhixho”. Mumajesi më pas këndoi “Me fjalë të vogla”.
Author: tirana
Taksisti Uljan Kolgjegja jo pak herë e ka shprehur hapur adhurimin që ka ndaj dy kushërinjve Martinaj, Brilantit dhe Ervisit, ku i pari u ekzekutuan në masakrën me tre të vrarë të Fushë Krujës disa muaj më parë, ndërsa Ervis Martinaj është shpallur i zhdukur prej më shumë se një muaji dhe ende nuk dihet asgjë mbi fatin e tij nëse është gjallë apo i vdekur. Pak kohë më parë, taksisti Uljan Kolgjegja “gdhendi” në trup një tatuazh me emrin dhe inicialet e Ervis Martinajt, teksa në një intervistë deklaroi se e ka përjetuar shumë keq vrasjen e Brilantin dhe…
Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur se qëllimi i tyre është të ndërtojnë një aksion opozitar që kalon përtej partive duke përfshirë të gjithë popullin. Shehi ka theksuar se për të mposhtur Edi Ramën duhen më shumë vota, sesa aleanca mes kreut të PD-së Sali Berisha dhe kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. “PD deri tani e ka harxhuar energjinë se kush është, foltorja apo grupi tjetër dhe kjo ne nuk na avantazhin.Ka shenja brenda opozitës shumë pozitive që duan të rezistojnë kundër këtij regjimi, që mundet ta thyejnë. Duam të ndërtojmë një aksion opozitar…
Një 69-vjeçar është gjetur i mbytur në lumin Shkumbin pasditen e kësaj të hëne. I ndjeri, i identifikuar me iniciale T.T., u gjet nga polumbarët e RENEA-s në afërsi të fshatit Mjekës. Sipas njoftimi të policisë, 69-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij që prej ditës së djeshme.
Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj thotë se socialistët synojnë që të zhdukin mburojën e certifikatave Bezhani- Mezini.Sipas saj, përmes nismës së propozuar në Kuvend, Autoriteti i Dosjeve do të verifikojë bazën e informacioneve që ka për të bërë transparencë se kush ka qenë ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. “Ne kemi pasur debat nëse do vlenin certifikatat e dhëna nga Komisionet Bezhani- Mezini, dokumente të prodhuara mbi bazën e të dhënave që ekzistonin në atë kohë dhe shërbenin për të vërtetuar cilësinë morale të kandidatëve që merrnin pjesë në zgjedhje dhe fushata elektorate, kush e kishte marrë një certifikatë, nuk ishte…
Më 7 tetor do të nisë zyrtarisht show-n magjik i kërcimit në Top Channel. Çiftet Isli-Ledia dhe Julka-Silvesterin të ftuar në “Ftesë në 5” zbuluan disa detaje nga provat e tyre dhe marrëdhënia me kërcimin. Isli Islami me sa duket i ka lënë të gjitha mbresat më të mira balerinës, e cila tregoi se sa herë bëhet me nerva është moderatori më pozitivi. “Ka veshin muzikor dhe fizikun gjë e cila është shumë pozitive në kërcim. Ka humorin dhe nëse unë bëhem me nerva gjatë punës”, tha balerina. Julka Gramo do të jetë e shoqëruar nga balerini Silvester, duke bërë kështu…
Ekzistojnë disa sende të cilat mund t’i keni nëpër shtëpitë tuaja por që sjellin ters. Sipas mësimeve të kulturës “feng shui” dhe traditave të tjera popullore, zgjedhja e dekorit të banesës së gjithsecilit mund të ndikojnë në shmangien e fatit të keq. Karriget lëkundëse Një karrige e tillë në një dhomë të zbrazët mund të shtojë pasigurinë edhe për çështje të tjera të personit. Muri jeshil Ky supersticion e ka zanafillën në një fakt historik, ku boja e gjelbër ka sjellë nganjëherë dhe vdekjen. Ora të prishuraTradita kineze feng shui paralajmëron kundër mbajtjes së orave të prishura në shtëpinë tuaj…
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha e përqëndroi fjalimin në akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Berisha e e cilësoi Ramën si tradhëtar të kombit. I ndalur tek çështja e detit me Greqinë, Berisha tha se kryeministri Rama është ai që shiti detin. “Edi Rama e shiti detin. Kishte vetëm një shpresë aty që ishte një proces në marrëveshje e sipër dhe ti po ndryshon rregullat e lojës. Edi Rama e pranoi këtë dhe tha nuk ka marrëveshje. Pra tha nuk po shkohet në gjykatë për marrëveshjen e vitit 2009. Po shkohet për të përcaktuar linjën detare me 12 milje pala tjetër,…
Sali Berisha ka mbledhur sot anëtarët e Këshillit Kombëtar. Në mbledhje vihet re Jozefina Topalli e cila shfaqet e buzëqeshur pranë Arben Imamit. I pranishëm është edhe këngëtari Renis Gjoka.
Policia e Gjirokastrës ka zhvilluar dy operacione policore, nga të cilat janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër. Personat janë arrestuar për kalim të paligjshëm të emigrantëve në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”. Personi i tretë është larguar me shpejtësi dhe ka braktisur automjetin në hyrje të qytetit të Tepelenës. Nga dy operacionet u sekuestruan tre automjete, tre aparate celulare dhe një shumë parash.
“Kjo do të jetë vjeshta e protestave”. Kështu deklaroi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, Sali Berisha, duke mos dhënë edhe këtë herë një datë fikse për fillimin e tyre. Ish-kryeministri përpara anëtarëve të Këshillit tha se qytetarët po presin mobilizimin e tyre. “Kjo do të jetë vjeshta e protestave ose pranvera e demokracisë. Njerëzit janë të gatshëm, presim vetëm mobilizim. Ata mobilizohemi kur të kuptojnë se ne e kemi seriozisht. Kur të binden se ne do i shkojmë deri në fund misionit tonë”, deklaroi ai.
Është mbledhur Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Në mbledhje e Këshillit në fokus kanë qenë primaret. MBI MODALITETET E PËRZGJEDHJES SË KANDIDATËVE PËR ZGJEDHJET E PUSHTETIT VENDORNë mbështetje të neneve 10, 12, 25, 38, 53 e vijues të Statutit të PDSH-së, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, në mbledhjen e datës 26 shtator 2022, VENDOSI: I. PARIME TË PËRGJITHSHME Seleksionimi dhe përzgjedhja e kandidatëve zyrtarë të PDSH për zgjedhjet e pushtetit vendor në Republikën e Shqipërisë kryhet nëpërmjet votimit të drejtëpërdrejtë të anëtarësisë dhe simpatizantëve të PDSH, sipas parimit “një anëtar, një votë”, në përputhje me modalitetet të cilat garantojnë garën…