Author: tirana

Në selinë blu është mbledhur pasditen e së hënës Këshilli Kombëtar. Në fjalën e tij përpara se Këshilli të nisë punimet, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi ndër të tjera edhe marrëdhëniet Shqipëri-Turqi. Për ish-kryeministrin marrëdhëniet e kryeministrit Edi Rama me presidentin turk Rexhep Erdogan janë në kundërshtim flagrant me bashkëpunimin që duhet të ekzistojë mes dy vendeve sovrane. Berisha kujtoi çështjen e zgjedhjes së kreut të Komunitetit Mysliman në Shqipëri, por edhe mbylljen e gjimnazit “Mehmet Akif” disa ditë më parë. Kreu i të djathtëve tha se nëse Turqia do ta respektojë Shqipërinë si vend sovran, atëherë duhet…

Read More

Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar ngritjen e një auditi për lobimet ruse. Kryetare e këtij auditi do të jetë Ledina Mandia. Ndërkohë Florion Mima, Edmond Spaho, Enno Bozdo dhe Aldo Bumçi do të jenë pjesë e grupit të punës si anëtarë. Një vendim i tillë ka ardhur pasi një raport i deklasifikuar nga inteligjenca amerikane, ka zbuluar se Partia Demokratike e Shqipërisë ka përfituar rreth 500,000 Dollarë financime ruse në zgjedhjet e vitit 2017.

Read More

Në 24 tetor 2022, do të nisë procesi gjyqësor për gjyqtaren e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, shkalla e dytë dhe e fundit e Vetingut. Trupa gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e shkarkimit të Fatmira Hajdarit kryesohet nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Ramën, si dhe anëtarë Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo. Fatmira Hajdari i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rikthimin në drejtësi si gjyqtare, duke rrëzuar vendimin e shkarkimit të saj nga detyra, marrë nga Komisioni i Vetingut në 18 qershor të vitit 2020. Më 21 shtator të vitit 2020,…

Read More

Zv/kryeministrja, njëkohësisht dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vizitoi këtë të hënë së bashku me ambasadoren Yuri Kim termocentralet lundruese në Vlorë. Balluku u shpreh se ato do të fillojnë prodhimin e energjisë elektrike prej 114 megavat orësh duke filluar nga fundi i këtij viti ose fillimi i vitit 2023. Po ashtu ajo u shpreh se nga këto dy anije do të sigurohet 15% e konsumit energjetik në Shqipëri. “Është e rëndësishme të thuhet që sasia gjeneruese e këtyre dy anijeve që është një total vjetor prej 867 gigavat orësh, korrespondon në 15% të konsumit energjetik në Shqipëri.…

Read More

Dy shqiptarë të moshës 25 dhe 30 vjeç identiteti i të cilëve nuk është i ditur kanë rënë në pranga për grabitje. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Le Petit Embuet, në qytetin Pélussin. Të dy shqiptarët nuk kanë arritur të realizojnë grabitjen pasi ranë në gjurmët e autoriteteve atje. Një prej tyre kishte hyrë në territorin francez në mënyrë të parregullt. Autoritetet bëjnë me dije se i është mbajtur pasaporta dhe se do t’i ndalohet qëndrimi në territorin francez për një vit.

Read More

Ambasadorja e SHBA-në në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi këtë të hënë së bashku me ministren Belinda Balluku një inspektim në termocentralet lundruese për prodhimin e energjisë të vendosura në Vlorë. Kryediplomatja amerikane u shpreh se këto termocentrale do të sigurojnë energji elektrike për rreth 150 deri në 200 mijë banesa në vit, ndërsa shtoi se SHBA kërkon të sigurohet që vendet aleate të NATO, si Shqipëria, të mos vuajnë nga mungesa e energjisë me të cilën po përballet bota. “I thashë ministres se nuk duken të bukur por rëndësi ka që funksionojnë. Po ju tregoj dhe statistikat, vitin e kaluar…

Read More

Greta Koçin mbush sot 31 vjeç. Ajo ka marrë shumë urime nga ndjekësit por më të bukurin ia ka bërë motra e saj, Eni Koçi. Këngëtarja shprehet e lumtur për prezencën në jetën e saj duke iu referuar si shoqja më e mirë. “Gëzuar ditëlindjen dashuri. Gëzuar për motrën dhe shoqen time më të mirë. Uroj të festosh edhe 100 ditëlindje të tjera plot gëzime dhe lumturi. Je njeriu më i veçantë në jetën time dhe dua të të shoh gjithmonë të lumtur e të buzëqeshur. Por mos të harrojmë që do të jesh dhe tezja më e bukur në…

Read More

Hungaria duhet të përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainën fqinje, ka thënë kryeministri hungarez, Viktor Orban. Sipas tij, sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë “kanë dështuar”, duke ndikuar në rritje të çmimeve. Orban – i cili ka mospajtime me bllokun evropian për disa politika të tij, që Brukseli i konsideron jodemokratike – ka bërë thirrje për armëpushim, dhe ka thënë se sanksionet kundër Rusisë janë duke rënduar ekonominë e Evropës. Orban, i cili ka fituar një mandat të katërt në pushtet në muajin prill, tani përballet me inflacion dhe mundësi të recesionit vitin e ardhshëm. Ai ka thënë…

Read More

Një shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Mësohet se i arrestuari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është vendosur në pranga nga pala greke. Ai u kap pasditen e së dielës nga sektori i verifikimit të pasaportave në Kakavijë në bashkëpunim me policinë e Janinës. Shqiptari ka menduar se do të arrijë t’i shpëtojë kontrollit në pikën kufitare, por nuk ia ka dalë dot.

Read More

Bodrumi i një qendre tregtare në qytetin Daejeon të Koresë së Jugut u përfshi nga flakët këtë të hënë. Si pasojë e zjarrit, shtatë persona kanë humbur jetën. Zjarri shpërtheu rreth orës 7:45 të mëngjesit dhe u përhap me shpejtësi, duke nxitur evakuimin e më shumë se 110 personave, përfshirë punonjës të qendrës tregtare dhe klientët në një hotel aty pranë. Zyrtarët thanë se dëmi mund të ishte më i keq nëse zjarri do të kishte shpërthyer gjatë orarit të punës së qendrës tregtare. Më shumë se 500 zjarrfikës dhe 90 automjete u angazhuan për të luftuar zjarrin, i cili…

Read More

Vendimi historik i Shqipërisë i këtij muaji për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pas sulmeve masive kibernetike, filloi me një hetim të nivelit të lartë, deklaroi kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Tim Starks të gazetës së njohur amerikane ”Washington Post”. FBI dhe një ekip nga Microsoft punuan me ekspertë të huaj dhe shqiptarë për të identifikuar katër grupe të veçanta hakerash që qeveria iraniane dihet që i sponsorizon, veçanërisht jashtë Ministrisë së saj të Shërbimeve Sekrete. ”Një prej tyre ishte në mesin e 10 grupeve më të mëdha të terrorizmit kibernetik, gjurmët e të cilëve janë zbuluar…

Read More

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest shtëpi per mjekun Fitim Marku të arrestuar te premten te spitali i Traumës. Burime bëjnë me dije se për shkak të Ishemis mjeku ishte i lidhur me aparatura dhe në pamundesi për të dhënë shpjegime para gjykatës. Kujtojmë se Marku pësoi ditën e sotme ishemi cerebrale në paraburgim. Duke qënë se iu rrezikua jeta, ai u dërgua në spitalin e Traumës, aty ku dhe iu komunikua masa e sigurisë.

Read More