Këtë mbrëmje në portin e Durrësit, pritet të mbërrijë një anije me 3.163 ton grurë rus. Edhe dy tragetet e linjës së Barit kanë mbërritur në kohë, ndërkohë që përkeqësimi i motit ka ndikuar vetëm në veprimtarinë e mjeteve të peshkimit, të cilat nuk kanë dalë sot në det. Të tjera kanë nxituar të kthehen nga gjuetia në port, në pritje të qetësimit të detit. Deti që regjistron një forcë prej 5-6 ballësh, tenton të rrisë dallgëzimin deri në 7 ballë në orët në vazhdim, ndërsa era fryn në drejtimin jug-jugperëndim. Kapiteneria e Durrësit thotë se kjo situatë nuk e…
Author: tirana
Këtë të hënë, ish-gjenerali Vladimir Qirjazi është paraqitur në SPAK për aferën e klubit “Partizani”. Ai do të pyetet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij.
Kombëtarja shqiptare pas disfatës ndaj Izrael, po përgatitet këtë të hënë për ndeshjen e së martës me Islandën që është edhe e fundit për këtë fazë të Ligës së Kombeve. Humbja e objektivit që ishte vendi i parë në grup në Ligën B, ku ndodhen kuqezinjtë ka ndikuar jo pak në moralin e ekipit kjo edhe për nga mënyra se si u dhurua kjo humbje. Fakti që ndeshja e radhës është pranë ka bërë stafin e ekipit kombëtar që ti rikthehet përgatitjeve dhe seancave stërvitore. Takimi ndaj Islandës vjen edhe me humbjen e lojtarëve, një prej tyre do të jetë…
Është publikuar data e hapjes së lotarisë amerikane. Periudha e regjistrimit në internet për Programin DV-2024 fillon të mërkurën, 5 tetor 2022, në orën 12:00 të mesditës, Koha Lindore Ditore (EDT) (GMT-4) dhe përfundon të martën, më 8 nëntor 2022. , në orën 12:00 të mesditës, me orën standarde lindore (EST) (GMT-5). Dorëzimi i më shumë se një hyrje për një person do të skualifikojë të gjitha hyrjet për atë person. Versioni anglisht i Udhëzimeve të Programit DV-2024 në formatin PDF është i vetmi version zyrtar. Përkthime jozyrtare në gjuhë të tjera do t’i shtohen kësaj faqeje interneti kur ato…
Kanë dalë pamjet e momentit të djegjes së një furgoni që u përfshi nga flakët e zjarrit gjatë orëve të para të natës në lagjen Nr.17 në Korçë. Zjarri ka rënë në furgonin në pronësi të R.T. Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së pronarit në momentin që ra zjarri. Furgoni është djegur në pjesën e përparme, ndërsa nga flakët nuk ka persona të lënduar. Pronari i mjetit ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me njeri dhe automjeti përdorej për transport udhëtarësh. Grupi hetimor i policisë dyshon se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe ka nisur…
Media britanike këtë të hënë ka prezantuar historinë e “luanit të artë”, që është një shqiptar nga Vlora, i përfshirë në trafikun e emigrantëve të paligjshëm në Britaninë e Madhe. Në një regjistrim nga “Daily Mail”, ai pohon edhe se fiton rreth 1 milion paund në javë, kjo duke dërguar emigrantë në Britani me gomone. Gazetarët u prezantuan si çift të rinjsh që donin të niseshin me urgjencë drejt Birtanisë pasi kishin edhe probleme. Ndërsa Luani i cili qëndron pranë portit francez i premtoi se do të niseshin sapo të përmirësohej koha. Pjesë nga biseda Luani: Do ju njoftoj. Do…
Avokatja Migena Balla, njëherësh praktikante e besimit islam, thotë se poligamia duhet legjitimuar për shkak të ekzistencës së saj “de facto”. Balla thotë se askush nuk i tregon hapur lidhjet jashtëmartesore në shoqëri apo dhe martesat me më shumë se një grua. Avokatja vë në dukje se ka mungesë sinqeriteti nga hoxha që bën një martesë të re, duke ditur që gruaja e parë e burrit nuk është në dijeni për kurorëzimin. “I mbajnë fshehtas ato gratë e tjera. Madje edhe kur i kam mësuar u kam thënë, e para ka mungesë burrnie, mungesë sinqeriteti, që te hoxha i cili…
Në Institucionin e Presidentit të Republikës, këtë të hënë u zhvillua ceremonia e betimit para Presidentit Bajram Begaj të anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Ilir Toska. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës të emërimit të tij nga Kreu i Shtetit, gjyqtari Toska me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, u betua para Presidentit Begaj: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”. Presidenti Begaj i uroi suksese zotit Ilir Toska, në detyrën e re të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.
Në një dalje për mediat nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se me vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit turk “Mehmet Akif”, kryeministri Edi Rama tregon se është vasal i presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan. “Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin cinik e të ulët të Edi Ramës, ndaj shkollave dhe arsimit privat në Shqipëri, ky vasal i shpifur i Erdogan, i presidentit të Turqisë që e konsideron Shqipërinë si vend ku mund të urdhërojë hapje e mbyllje shkollash, ka urdhëruar mbylljen e një kolegji me parametrat më të mirë dhe histori…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp, ku uroi të djathtën në Itali për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën. Për Berishën, kryeministrja e re që do të marrë frenat e Italisë, Giorgia Meloni është një reformatore.
Partia Socialiste do të mbledhë kryesinë ditën e nesërme. Mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa në fokus të diskutimeve do të jenë zgjedhjet e ardhshme vendore. Zgjedhja e kandidatëve për kryetar bashkie do të jetë çështja ku do të fokusohen diskutimet.
Është publikuar tashmë vendimi i qeverisë për sa i përket vazhdimit të mbështetjes financiare për disa kategori shoqërore që kanë shumë vështirësi për të përballuar gjendjen e ndërlikuar ekonomike. Kryefamiljaret me dy fëmijë deri në moshën 18 vjeç, pensionistët që jetojnë vetëm dhe pa asnjë lloj pensioni, familjarë të pensionistëve që s’marrin pension, viktimat e trafiqeve, të dhunës në familje, etj. do të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë në kuadër të ndihmës ekonomike për përballimin e shtrenjtimit të çmimeve të produkteve, shërbimeve dhe kostos së jetesës. Vendimi hyn në fuqi në datën 1 tetor.Rritet me 900 lekë ndihma për viktimat…