Author: tirana

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të djathtën në Itali për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën të dielën. “Një urim të përzemërt për suksesin historik, fitoren e shkëlqyer udhëheqësve të koalicionit fitimtar Georgia Meloni, Silvio Berluskoni, Matteo Salvini”,-shkruan Berisha në facebook. Edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur urimet për këtë fitore të së djathtës në Itali. Sipas tij, Italia foli qartë dhe ka uruar Georgia Melonit për fitoren bindëse së bashku në koalicionin e qendrës së djathtës me Matteo Salvini dhe Silvio Berlusconi. “Italia foli qartë! Urimet më të mira…

Read More

Në shi dhe me një qëndrim stoik, nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif”, vijojnë protestën para Kryeministrisë, edhe pse moti nuk është në anën e tyre. Por në anën e tyre është vendosmëria për të marrë të drejtën që sipas tyre u takon, që të vijojnë studimet në shkollën që kanë zgjedhur. Qëndrimi i tyre në shi është edhe një mesazh për Partinë Demokratike, pasi shtatorin e prezantuan si të “nxehtë”, edhe protesat kundër qeverisë nuk shihen. Një sfidë që këto vajza po bëjnë, është edhe një sinjal që rinia në vend ngrihet në protestë kur ndaj tyre bëhen pradrejtësi.

Read More

Gjykata e Apelit ka caktuar masën arrest me burg ndaj Arsen Muskurtit, i cili vrau vëllanë e tij dhe kunatën në një dyqan në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, në gusht të këtij viti. Në Apel Muskurti kërkoi ndryshim të masës në “arrest në burg” me afat 30 ditor për kryerjen e një akt-ekspertimi psikiatrik. Njoftimi për mediat nga Gjykata e Apelit Tiranë Në datën 30.08.2022, rreth orës 16:40, policia ka marrë njoftim se në rrugën “Islam Alla”, në qytetin e Tiranës, në ambjentet e brendshme të agjensisë së udhëtimeve “Nour Tours”, janë vrarë me armë zjarri dy shtetas,…

Read More

Familja Mbretërore në Britaninë e Madhe, vijon që të mbajë të mbërthyer mediat. Së fundi lajm është bërë stafi i pallatit Mbetëror dhe epiteti që ata kanë për Dukeshën Meghan Markle. Për ta ajo është një “sociopate narcisiste”, e cila po planifikonte largimin nga familja mbretërore që në fillim, sipas ish-stafit të saj. Një “sociopat narcisist është dikush që ka tipare të çrregullimit të personalitetit narcisist dhe antisocial. “Të gjithë e dinin se institucioni do të gjykohej nga lumturia e saj. Gabimi që ata bënë ishte që menduan se ajo donte të ishte e lumtur”, citohet të ketë thënë një…

Read More

Me thirrje kundër qeverisë dhe banderola në duar, nxënëset e shkollës “Mehmet Akif” po vijon tani protestën para Kryeministrisë, për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që ku mbylli shkollën. “Mbyll një derë shkollë, hap një derë burgu”, “Po godisni brezin e ardhshëm”, protestueset ecën përgjatë rrugës së Durrësit, dhe u stacionuan para Kryeministrisë.

Read More

Pas protestës që mbajtën para Ministrisë së Arsimit, nxënëset e kolegjit turk “Mehmet Akif”, pasi marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, janë pozicionuar para Kryeministrisë. Përmes një postimi në twitter, kryeministri Edi Rama shkruan se nxënëset të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën “Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera”,-shkruan Rama në Twitter.

Read More

Giorgia Meloni është fituesja e padiskutueshme e zgjedhjeve të parakohshme në Itali. Lidereja e “Fratelli d’Italia”, do të jetë kryeministre e ardhshme e vendit. Ajo ka lindur në Romë më 5 janar të vitit 1977 dhe u rrit nga nëna e saj në lagjen popullore të Romës, Garbatella. Gazetare me profesion që prej 2006-të, por nuk ka bërë kurrë përpjekje për të humbur theksin tipik roman. Babai e braktisi në lindje, dhe në autobiografinë e saj “Unë jam Giorgia” e publikuar në vitin 2021, tregon se kishte gjetur një familje të re në moshën 15-vjeçare, kur ju bashkua Lëvizjes Socialiste…

Read More

Një foshnjë 6 muajshe ka mbetur e mbyllur brenda apartamentit në një pallat mëngjesin e sotëm në zonën e “Freskut” në Tiranë. Sipas informacioneve, nënës i është mbyllur dera dhe ka ngelur jashtë, ndërsa fëmija ndodhej brenda ambienteve të apartamentit. Pasi nuk ka mundur ta hapë e vetme, nëna ka lajmëruar forcat zjarrfikëse të cilat kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Sikurse duket në videon e mëposhtme me ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse foshnja është nxjerrë jashtë me shkallë. Janë të shumta rastet kur forcat zjarrfikëse të Tiranës ndërhyjnë jo vetëm për shpëtimin e jetëve nga zjarret, por dhe nga…

Read More

Një ngjarje kriminale është regjistruar në Greqi, atje ku një foshnjë vetëm katër muajshe është futur në intubim pasi dyshohet se është dhunuar nga babai. 20-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje. Mjekët në spitalin e Kalamatës vunë re shenja abuzimi ndaj fëmijës, me dëmtime të rënda në tru dhe mavijosje. Gjithashtu edhe në shtëpinë e çiftit, policia gjeti kanabis, armë zjarri dhe gëzhoja. Për pasojë, në prangat e policisë ra dhe nëna. Për dy akuzat e fundit u arrestua edhe nëna 20-vjeçare, pasi nga kontrolli i policisë në shtëpinë në…

Read More

Paundi britanik ka rënë në një nivel rekord të ulët kundrejt dollarit, pasi tregjet reagojnë ndaj shkurtimeve më të mëdha të taksave në Mbretërinë e Bashkuar në 50 vjet. Paundi ka qenë nën presion pasi dollari merr një nxitje nga banka qendrore e SHBA-së, duke vazhduar të rrisë normat. Nëse paundi qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt dollarit, importet e mallrave me çmim në dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme. Mallra të tjera nga SHBA-ja mund të jenë gjithashtu shumë më të shtrenjta. Edhe monedha euro preku një nivel më të ulët 20-vjeçar kundrejt…

Read More

Pas protestës së mbajtën para kolegjit turk “Mehmet Akif”, vajzat nxënësve këtë të hënë po mbajnë një protestë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar që anullimi i mbylljes së shkollës të anulohet. Thirrja e tyre është që Ministrja e Arsimit, Evis Kushi të japë dorëheqjen. “Sot 160 nxënëse janë në rrugë pa asnjë arsye, sot po kalojmë stres e ankth. Ne maturantët jemi mësuar me këtë sistem edukimi. Po luhet me fatin tonë bazuar në arsyet qesharake. Zëri ynë sot duhet të dëgjoghet për të mos luajtur më me të ardhmen dhe edukimin e këtij brezi. Po nëse në vendin…

Read More

Ish-mesfushori i Partizanit, Ergys Kaçe do të vijojë karrierën e tij në Lituani. Ai ka firmosur me skuadrën FK Panevezys, pas eksperiencave që ka kaluar edhe në Greqi dhe Republikën Çeke. 29-vjeçari pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar te skuadra e PAOK, që e ka huazuar edhe në klube të tjera si Anagennisi Epanomis dhe Panathinaikos, kurse te Aris dhe Veria ka kaluar si lojtar i lirë.

Read More