Author: tirana

I ati i Armina Mevlanit, gazetari i njohur Arben Mevlani, ka emocionuar në fjalimin e dasmës së vajzës së tij me djalin e ish-kryeministrit, Sali Berisha. Teksa i uroi çiftit shumë urime dhe jetë të lumtur, ai ka thënë: Që do bëja një krushk e dija, po se do më bënte Armina krushk me Sali Berishën, këtë se dija. Ndërkohë më herët, në hapje të dasmës një fjalim u mbajt dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili me një gotë verë në duar i uroi çiftit jetë të lumtur duke thënë mes të tjerash se: Merita më e madhe e…

Read More

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin Durrës-Kavajë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë në rrugën Kavajë – Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët shtetasit V. R., dhe E. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi: Më datë 25.09.2022, në rrugën Kavajë – Durrës, janë përplasur mjetet me drejtues shtetasit E. R., Z. S., A. Sh., dhe Xh. H. Si pasojë e…

Read More

Në zgjedhjet e përgjithshme që po zhvillohen ditën e sotme, pothuajse 51 milionë italianëve me të drejtë vote u është bërë thirrje për t’u drejtuar kutive, në mënyrë që të vendosin për fatin e vendit dhe stabilitetin në katër vitet e ardhshme, mes shumë ndryshimeve në ligjin elektoral të vendit. Presidenti Mattarela dhe të gjithë liderët kryesore të partive politike, përveç pretendentes për kryeministre Giorgia Meloni i janë drejtuar qendrave të votimit duke shkundur votën në kuti. E teksa Meloni e ‘Fratelli d’Italia’ pritet të votojë në orën 22:00, sipas mediave italiane deri në orën 19:00, pjesëmarrja në zgjedhje ka…

Read More

Mijëra njerëz demonstruan në kryeqytetin e Moldavisë Kishinau të dielën për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë pro-perëndimore të vendit, mes zemërimit në rritje për çmimet në rritje të gazit dhe inflacionin. Shteti i vogël i Evropës Lindore, i vendosur mes Ukrainës dhe Rumanisë, ka parë një përshkallëzim të tensioneve politike në muajt e fundit pasi çmimet e gazit janë rritur pas pushtimit rus të Ukrainës. Një reporter i Reuters pa mijëra njerëz që protestonin jashtë rezidencës zyrtare të presidentes moldav në Kishinuan qendrore, duke brohoritur slogane të tilla si “Poshtë Maya Sandu” dhe “Poshtë qeveria”. Sandu ka dënuar vazhdimisht veprimet e Moskës…

Read More

Me radhë në disa qendra votimi dhe… mungesë votuesish në disa të tjera. Kështu vijon procesi zgjedhor në Itali, në një përballje që nëse verifikohen parashikimet, do të sjellë tronditje në skenën politike të vendit. Në Romë, jashtë shumë qendrave të votimit u krijuan radhë të gjata, kryesisht për shkak të numrave me prioritet që u jepen qytetarëve për të shmangur dyvotimin dhe rrezikun e mashtrimit. Probleme të vogla u raportuan në një qendër votimi në Romë ku një ashensor i prishur po pengonte njerëzit me probleme lëvizëse. Për këtë, zyrtarët e departamentit nxorën një kuti votimi të improvizuar Radhë…

Read More

Një foshnjë katër muajshe ndodhet e shtruar e intubuar dhe në gjendje shumë të rëndë në spitalin e fëmijëve në Greqi. Sipas mediave, gjithçka nisi pasditen e së shtunës kur prindërit e tij e morën nga një fshat i komunës së Trifilisë ku jetojnë, në spitalin e Kyparissias pasi fëmija kishte konvulsione. Mjekët që e kanë ekzaminuar kanë konsideruar se ai duhet të dërgohet në spitalin e Kalamatës, siç është bërë mbrëmjen e së shtunës. Kur foshnja mbërriti në Kalamatë dhe u kontrollua nga mjekët, u pa e nevojshme intubimi i tij dhe transferimi në spitalin e Athinës. Në të njëjtën…

Read More

Djali i kryedemokratit Sali Berisha, Shkëlzeni dhe e dashura e tij prej 10 vitesh, Armina Mevlani kanë vendosur t’i thonë sot “PO” njëri-tjetrit duke kurorëzuar me martesë lidhjen e tyre të gjatë. Në një ceremoni që ka nisur në një ambient në zonën e Shijakut, rreth 300 të ftuar, miq dhe të afërm të çiftit do të shohin çiftin teksa i betohen njëri-tjetrit për dashurinë e përjetshme. Në stinën e tyre të preferuar, ceremonia e dasmës ka nisur që në orën 17:00 me një koktej për të ftuarit. Blogerja e njohur ndërkohë i ka dhënë një tjetër ton atmosferës, teksa…

Read More

Italia prej dy ditësh ndodhet nën pushtetin e motit të keq, ndërkohë që gjatë ditës së nesërme pjesa më e madhe e Europës përfshirë edhe Shqipërinë do të ketë rrebeshe shiu. Kryetarët e Bashkive në zonën e Napolit kanë urdhëruar mbylljen e shkollave përgjatë ditës së hënë, pasi pritet që moti i keq të përshkallëzohet edhe më tej. Gjatë gjithë ditës së sotme, nuk kanë pushuar reshjet e shiut në jug të Italisë. Ndërkohë që ditën e hënë pritet që të përkeqësohet edhe më shumë. Gjithashtu edhe në Shqipëri java e ardhshme pritet të jetë nën “pushtetin” e shiut.

Read More

Marco Asensio është rishfaqur në horizontin e FC Barcelona. Mundo Deportivo bëri të ditur këtë javë se anësori i Real Madridit pëlqen të luajë në Camp Nou dhe se klubi i Barçës do të konsideronte nënshkrimin e tij në rast se nuk rinovon kontratën që përfundon në fundin e sezonit. Disa orë pas informacionit nga Mundo Deportivo, Asensio nuk ia mbylli derën një të ardhmeje te Barça, gjatë një interviste në COPE. “Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha ai. Do të ishte hera e dytë që katalanasit kanë një mundësi reale për të “rrëmbyer” Asensio. Tetë vjet më…

Read More

Moti i keq që ka përfshirë kryesisht rajonin qendror të Italisë, me qytete si Firenze, Roma, Napoli dhe Benevento që janë përfshirë nga përmbytjet pas reshjeve të dendura, duket se nuk i kanë penguar qytetarët që të dalin në votime. Teksa qendrat e votimit në të gjithë vendin do të qëndrojnë të hapura deri vonë, në rrjet po qarkullon një foto e një qytetari në ishullin e Ischias, i cili po shkon të votojë me kanoe. Qytetari është fotografuar në rrugën Lacco Ameno, teksa i drejtohet qendrës së votimit. “Ndodh gjithandej, do të votoj me kanoe” shkruhet në postimin e…

Read More

Tuttosport raporton se Paul Pogba po përpiqet të përshpejtojë procesin e rikuperimit dhe, me sa duket, ai mund të kthehet në aksion më herët se sa pritej. Francezi ka vendosur synimin për të luajtur në Ligën e Kampionëve. Pogba dëshiron të dalë në fushë kundër Benfica-s më 25 tetor, një muaj nga tani. Loja me portugezët mund të jetë vendimtare për rrugëtimin evropian të Juventusit, shkruan abcnews.al. Dhjetë ditët e ardhshme do të tregojnë nëse Pogba mund të rikuperohet deri në fund të tetorit, gjatë kësaj periudhe Paul do të duhet të kalojë nga faza e parë e rikuperimit, palestra…

Read More

Në Itali janë duke u zhvilluar zgjedhjet e përgjithshme, të cilat shohin si pretendente kryesore për të qeverisur vendin në postin e kryeministrit, kryetaren e partisë së frontit të djathtë “Fratteli d’Italia”, Giordia Melonin. Pasditen e sotme i është drejtuar qendrës së tij të votimit në shoqërinë e bashkëshortes kryeministri i dorëhequr Mario Draghi rreth orës 16:50. Draghi ka hedhur votën në kutitë e votimit në shkollën e mesme “Goffredo Mameli”, në Romë, ndërsa gazetarët nxituan t’i merrnin një mendim për ecurinë e procesit por ai refuzoi që të bënte një deklaratë. Ndërkohë një lajm surprizues i minutave të fundit, është vendimi…

Read More