Author: tirana

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 389 testime, 23 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 55 të shëruar në 24 orët e fundit 25 Shtator 2022 – Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse…

Read More

Një magazinë me rroba në zonën e Qytetit Studenti është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Njoftimi i policisë: Më datë 25.09.2022, në Qytet Studenti, ka rënë zjarr në një magazinë me rroba, dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Partia e ekstremit të djathtë Vëllezërit e Italisë – e udhëhequr nga Giorgia Meloni –duket se do të arrijë një fitore të madhe në zgjedhjet e sotme kombëtare. Gara është mbizotëruar nga çështje të nxehta, duke përfshirë krizën e kostos së jetesës së Italisë dhe rimëkëmbjen nga Covid-19 – por gjithashtu, në mënyrë kritike, mbështetjen e vendit për Ukrainën. Italia udhëheqëse do të kërkonte një aleancë qeverisëse për Melonin, duke përfshirë partinë e Legës së ish-Zëvendëskryeministrit Matteo Salvini dhe partinë Forza Italia të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, shkruan CNN. Pse ka rëndësi kjo? Epo, ndërsa Meloni ka mbështetur me vendosmëri mbrojtjen e…

Read More

Shqetësimin e Amerikës për të bllokuar financimin e politikës nga paratë ruse, Partia Demokratike mendon se mund ta zgjidhë me disa ndryshime ligjore. Oerd Bylykbashi nga grupimi i Berishës, ka listuar zgjidhjet ligjore, duke ja lënë Lulzim Bashës të gjithë përgjegjësinë e akuzave që bien ndaj PD-së se mori 500 mijë dollarë nga Rusia në vitin 2017. Për Bylykbashin, vendi i duhur për ta trajtuar këtë cështje, është komisioni i reformës elektorale. Sa i takon reformës territoriale, Bylykbashi thotë se propozimet e të dy grupeve të PD-së, atyre të Bashës e Berishës, nuk janë shumë të ndryshme, ndaj varianti me…

Read More

Reme Lala ish deputete e qarkut Dibër la kandidimin e saj në zgjedhjet e fundit nën siglën e PS. Lala ka qenë më parë deputete e PDIU, përfaqësuese e dibranëve në parlament por njoftoi kalimin e saj tek PS në nisje të punimeve të Rrugës së Arbrit. Ajo ishte në listat e kandidatëve për deputetë në Tiranë, në fund të listës, por njoftoi tërheqjen në fillim të fushatës. Reme gjithashtu ka marrë vëmendjen shpeshherë për shpenzimet e saj marramendëse dhe luksin ku është shfaqur në Kuvend me veshje të shtrenjta, të tipit 5600 euro një çantë. Së fundmi, Reme ka…

Read More

Sa shpesh duhet të lani fytyrën është një nga pyetjet e pakta të bukurisë që shqetëson pothuajse të gjithë. Të rinj apo të moshuar, meshkuj apo femra, të fiksuar për kujdesin e lëkurës apo skeptikë për bukurinë, ne të gjithë pastrojmë fytyrën tonë rregullisht. Ose të paktën, ne të gjithë duhet. Në fakt, pastrimi i lëkurës është si larja e flokëve dhe larja e dhëmbëve për sa i përket jetës tuaj të përditshme. Është një komponent i domosdoshëm, po aq themelor sa pjesa tjetër e regjimit tuaj të trajtimit. Sa shpesh duhet ta lani fytyrën? Si rregull i përgjithshëm, shumica e ekspertëve të lëkurës, sipas Woman & Home, pajtohen…

Read More

Shitjet e librave të astrologut të famshëm Nostradamus janë rritur që kur mbretëresha Elizabeth vdiq, pasi profeti francez e kishte parashikuar vdekjen e saj më shumë se 450 vjet më parë. Nostradamusi po ashtu ka parashikuar saktë më parë Zjarrin e Madh të Londrës, ardhjen e Hitlerit në pushtet dhe luftërat që goditën Evropën. Që nga vdekja e Mbretëreshës më 8 shtator, shitjet e librave të Nostradamus janë rritur në mënyrë dramatike. Në javën para vdekjes së Madhërisë së Saj, libri shiti vetëm pesë kopje, por deri në javën që përfundon më 17 shtator, thuajse 8,000 kopje ishin shitur duke…

Read More

Mbreti Charles nuk ka vendosur ende nëse do të lejojë që fëmijët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex të përdorin titujt e princit dhe princeshës, sipas një eksperti mbretëror. Redaktori i Times, Roya Nikkhah shkroi se pavendosmëria po rrit tensionet midis Charles dhe djalit të tij më të vogël, Harry dhe gruas së tij Meghan Markle. Pas vdekjes së Mbretëreshës , Archie dhe Lilibett kanë të drejtën e titujve princ dhe princeshë si nipërit e monarkut. Megjithatë, ato janë ende të listuara në faqen e internetit të Familjes Mbretërore si Master Archie Mountbatten-Windsor dhe Miss Lilibet Mountbatten-Windsor. Lidhur me mungesën e…

Read More

Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtratin e lumit Vjosa, ndërsa dyshimet e para janë se ai është mbytur. N.K. ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme, ndërsa ishte bashkëshortja e tij ajo që ishte drejtuar në polici për ta gjetur. Njoftimi i policisë: Përmet/ Informacion paraprak Rreth orës 15:00, në shtratin e lumit Vjosa, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur shtetasi N. K., rreth 65 vjeç, banues në Përmet. Ditën e sotme, bashkëshortja e shtetasit N. K. ka bërë njoftim se ky shtetas ishte larguar mbrëmjen e djeshme nga banesa. Nga kqyrja paraprake nuk janë…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Starovë në rrethin e Beratit. Një 68-vjeçar mësohet se ka qene duke mbledhur arra së bashku me familjen në tokat e tij dhe nga pakujdesia ka rënë nga pema. Lartësia nga e cila ka rënë i moshuari ka qenë fatale pasi ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme menjëherë pas rënies në tokë. Familjarët e tmerruar kanë njoftuar menjëherë policinë që ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që trupi i pajetë i të moshuarit është transportuar me ambulancë drejt Morgut të Spitalit Rajonal të Beratit, ku viktima Syrja Hoxha do ti nënshtrohet autopsisë…

Read More

Numri i lartë i azilkërkuesve dhe emigrimi i paligjshëm përmes kanalit të “La Manshit”, ku shqiptarët përbënë këtë verë numrin më të lartë të atyre që kalonin në drejtim të ishullit me gomone, përbën për kryeministren e sapozgjedhur të Britanisë së Madhe, Liz Truss një ndër sfidat më të mëdha. Por, duket se liderja e re e ka një zgjidhje dhe pasi i ofroi britanikëve planin e qeverisë së saj për të përballuar krizën ekonomike dhe energjitike që ka kapluar vendin, tashmë ka njoftuar zbulimin e projektit për të kontrolluar që në start emigracionin drejt Britanisë. Sipas paketës së Truss,…

Read More

Bruno Shemsho është një ndër konkurrentët më të pëlqyer e më të komentuar të “Përputhen 3”. Ish-konkurenti ka ardhur në një intervistë për ‘FitStation’ ku ka zbuluar detaje për jetën dhe raportin me Florjanën, vajzën me të cili doli çift nga formati i dashurisë që nuk zgjati shumë kohë. “Pata një bisedë me Florjanën në telefon pasi kishte dhënë një intervistë dhe kishte folur për mënyrën se si u ndam ne, pash disa pjesën dhe nuk më korrespondonin me atë që ka ndodhur me të vërtetë. Mua nuk më pëlqejnë keqkuptimet, qe një ndarje e paqtë, as tradhëti as sherr…

Read More