Author: tirana

27-vjeçarja Deizi Arapi akuzon deputetin e PD-së, duke thënë se ai fshihet pas zjarrvënies së makinës së saj. Deputeti Bledion Nallbati i është përgjigjur akuzave, ku teksa i mohon, deklaron edhe se do të bëjë kallëzim për shpifje ndaj 27-vjeçares. “Jam i habitur nga këto akuza. Unë kam pasur vetëm një konflikt verbal kur isha kryebashkiak, por asgjë më tepër. Besoj se është nxitur nga dikush tjetër për të bërë këto akuza. Sa i përket punëtorit tim nuk mbaj përgjegjësi për çdo punëtor që kam, me kë zihen dhe çfarë bëjnë. Sapo të kthehem nga Gjermani do të bëj një…

Read More

Familjarë, të afërm, miq i dhanë lamtumirën e fundit mjeshtrit Sali Shijaku, në ceremoninë e homazheve që u mbajtën sot në nderim të tij. Sali Shijaku, koloristi i tablove shqiptare, ai i kompozimeve që sot i gjen në të gjithë botën, u nda dje nga jeta. Artisti që pak mbante nga arti i tij dhe shumë shpërndante me dritëhijet dhe ngjyrat, nuk rreshti kurrë së jetuari brenda tablosë e përmes tablosë. Mjeshtri i madh e filloi krijimtarinë artistike në fillimin e viteve ‘60 me tablonë kompozicionale, kryesisht me tematikë nga historia dhe nga legjendat, por i njohur u bë me:…

Read More

Pas vendosjes së katër yjeve të rrokut botëror në shëtitoren “Taulantia”, në Durrës njëra nga statujat mungon. Bëhet fjalë për statujën e Tina Turner, të cilës i ka mbetur vetëm platforma me këpucët, ndërsa pjesa tjetër është hequr. Statuja është dëmtuar në rrethana ende të paqarta dhe për këtë arsye është spostuar në një vend tjetër me qëllim kthimin në gjendjen e mëparshme. Qytetarët që ndalen aty për të shkrepur foto u mbeten alternativë vetëm statujat e Bob Dylan, Mick Jagger dhe John Lennon, pasi e vetmja femër e grupit dhe i mungon kuartetit deri në restaurimin e saj.

Read More

Milani dëshiron të rinovojë kontratën e Rafael Leaos, por gjërat ende nuk duken në rrugën e duhur. Sipas raportimeve nga mediet portugeze, sulmuesi i “kuqezinjve” të Italisë ka rënë në radarët e Manchester City-t. Portugezi është ndjekur me kujdes nga Pep Guardiola, i cili duket se e pëlqen shumë lojën e sulmuesit të “Djallit”. Kështu pas interesit nga Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Chelsea, me përfshirjen e Manchester City-t në garën për 23-vjeçarin puna e Milan për rinovimin vështirësohet edhe më tej.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të dielë, u pyet për takimin e tij për ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim dhe sa i përket marrëdhënieve me diplomaten dhe nëse kjo e fundit e kishte cekur aleancën e tij me Berishën. Meta u shpreh se marrëdhëniet me SHBA kanë qenë gjithnjë të shkëlqyera dhe vazhdojnë të jenë ndërsa sa i përket Berishës, ish-presidenti Meta preferoi t’i shmangej pyetjes. “Unë mund t’u them se marrëdhëniet e mia me SHBA gjithmonë kanë qenë dhe janë të shkëlqyera. Sidomos në forcimin e partneritetit bilateral, në plotësimin e…

Read More

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar Qeverinë Rama se ka dështuar në reformat e mëdha, atë të menaxhimit të energjisë elektrike dhe të ujësjellës kanalizimeve. Ish-presidenti tha se qeveria dështimet e saj po kërkon t’ia kalojë qytetarëve, duke i mbifaturuar ata. Meta tha më tej se i bashkohet thirrjes së Konfindustrisë për të rishikuar fashën e energjisë, dhe ajo të jetë në 1200 KW në muaj. “Kjo është një kosto që qeveria në mënyrë hipokrite do t’ua kalojë qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur. I bashkohemi thirrjes së Konfindustrias që të rishikohet fasha e mbrojtjes nga 800…

Read More

Rosela Gjylbegu na ka surprizuar me postimin e saj të fundit. Ndonëse shpesh i ka kënduar dashurisë, kjo pjesë tek ajo ka qenë një enigmë për publikun shqiptar. Deri më sot, të paktën! Disa orë më parë ka qenë vetë këngëtarja që ka postuar një foto krah partnerit të saj, të cilit nuk ka zgjedhur t’ia zbulojë portretin. Krahas imazhit të ëmbël, Rosela ka vendosur dy zemra të kuqe. Kujtojmë që artisja kohëve të fundit nuk ka qenë aktive në projektet e saj të reja muzikore.

Read More

Në dëshminë e saj të dhënë në polici paraditen e 25 shtatorit, Deizi Arapi ka ngritur gishtin e akuzës për djegien e makinës ndaj deputetit të PD, Bledion Nallbati, ish kryebashkiaku i qytetit. Ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti për mbrojtje. “I kërkoj ndihmë shtetit pasi është hera e dytë që me ndodh dhe ka lidhje me një konflikt të vjetër. Katër vite më parë mamaja ime është pushuar nga puna si pastruese padrejtësisht dhe unë jam konfliktuar me ish kryebashkiakun Bledion Nallbati. Pas konfliktit mu dogj makina e parë. Dje gjatë gjithë ditës më ka ndjekur një person me…

Read More

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri mbylli mbrëmë edicionin e 17-të të tij, me një dedikim të veçantë për luftën në Ukrainë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij në ceremoninë përmbyllëse shprehu mirënjohjen për drejtuesit e festivalit, të cilët e kanë kthyer zonën e Kinostudios me Akademinë e Filmit Marubi në një pol të rëndësishëm kulturor. “Këtu jemi në Kinostudio, të cilën e kam pasur ëndërr të jetë një qendër graviteti e qytetit, por të tillë e bën fakti kur ndodhin aktivitete. Ju falenderoj për këtë festival! Shkolla Marubi është…

Read More

Policia në Tiranë ka goditur pesë raste të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit. Pasi kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë: D.K, 43-vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Tre Dëshmorët”; K.V, 20-vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Besim Alla” dhe M.Gj, 32-vjeç, pronar i një lokali në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Njoftimi i policisë Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si…

Read More

Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e bujshëm me forca të shumta policie të mjekut anestezist në spitalin e Traumës, i cili u kap duke marrë ryshfet. Për të PD-ja, ky spektakël mediatik i Ramës bëhet për të mbuluar skandalin e mbylljes së shkollës turke Mehmet Akif”. “Arrestimi sa për t’i frikësuar shqiptarët, për t’i dhënë mesazhin e terrorit, ishte një shfaqje e shëmtuar e një inferiori më gen që bën të fortin me të dobëtit dhe përkëdhel kriminelët. Shfaqja që bëri policia me regji e Edi Ramës, tenton të denigrojë figurën e mjekut duke qenë se…

Read More

Në një kohë që emigracioni ilegal vijon me shifra të larta,sidomos me gomone, por tani rregullat e emigracionit do të zbuten në Britani, si pjesë e misionit të kryeministres Liz Truss për të lehtësuar mungesat e fuqisë punëtore dhe për të nxitur rritjen e ekonomisë në vend. Gjatë fushatës së saj për udhëheqjen konservatore, Truss premtoi të trajtojë mungesat e fuqisë punëtore në bujqësi, të shkaktuara pjesërisht nga kufizimet e lirisë së lëvizjes pas Brexit dhe të theksuara nga pandemia. Një raport i fundit i qeverisë paralajmëroi se mungesa të tilla po ndikonin negativisht në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë.…

Read More