Këtë të dielë një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe prej 5 hektarësh të mbjella me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë. Zjarri ka nisur në fshatin Baban të bashkisë Devoll. Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll të 5 vatrat e zjarrit, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në pemëtoret e tjera. Po ashtu policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.
Author: tirana
Nga: Ben Blushi Unë e takova Viktorian në 15 qershor, në një nga rrugët kryesore të Kievit. Isha duke fotografuar gra, vajza, fëmijë dhe burra të shpenguar që ecnin të qetë në qytet, kur një vajzë me shami hyri në rrezen e aparatit tim. Në përgjithësi vajzat e mbuluara muslimane, nuk pranojnë të pozojnë, madje acarohen nëse arrin t’u “vjedhësh” ndonjë foto kur nuk e kanë mendjen. Besimi islam nuk është shumë i hapur ndaj pikturës dhe fotografisë. Herën e fundit që fotografova disa nga vajzat e mbuluara të Tiranës, gjatë mëngjesit të Bajramit, mora disa revolta të vogla që…
Ngushtica pranë liqenit, e njohur si ‘Triangolo’, po shndërrohet në një rrethrrotullim me korsi të plota, ndriçim dhe sinjalistikën e duhur, për t’i dhënë fund trafikut në këtë zonë të Tiranës. Gjatë një inspektimi në orët e vona të natës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kështu i jepet zgjidhje një tjetër nyjeje problematike, që çliron qarkullimin në zonën e liqenit. “Doja të përshëndesja kolegët, të cilët po punojnë në mesnatë për një projekt të rëndësishëm, që zgjidh një nga nyjet më problematike të Tiranës. Në zhargon zona njihet si ‘Triangolo’, por të hënën do të kthehet në…
Mbreti Charles III aktualisht ndodhet në Skoci, por së fundmi një foto e re e tij është publikuar në internet dhe po bën xhiron e botës. Pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II, tani vëmendja është tek anëtarët e tjerë të familjes. Në foton e re të publikuar nga Buckingham Palace, monarku shihet në dhomën e shekullit të tetëmbëdhjetë në Pallatin Buckingham duke kryer detyra zyrtare nga Kutia e Kuqe e Mbretit. Por njerëzit pasi panë foton e publikuar kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke pretenduar se klikimet janë “inskenuar”. Në foto Mbreti Charles shihet duke marrë letra nga Kutia e…
“Shqipëria nuk do të ndalet së luftuari për pastërtinë e luftës çlirimtare të Kosovës”,-thotë kryeministri Edi Rama. Kreu i qeverisë ka shpërndarë një pjesë nga fjalimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku kërkon që të pranohet kërkesa e Shqipërisë për të pasur një tjetër raport dhe për të mos akuzuar pa prova ish-luftëtarët e UÇK-së, të cilët ende sot janë prapa hekurave dhe po gjykohen në Hagë. “Dhe nuk mundet të mos ndaj një shembull të tmerrshëm. Në vitin 2011 Asambleja Parlamentare e KiE miratoi një raport përpiluar nga Dick Marty ku akuzohej UÇK për krimin e neveritshëm të…
E cilësuar si dasma e vitit, sot Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit. Çifti do ta kurorëzojë dashurinë e tyre në martesë në një ceremoni moderne dhe të kuruar në detaj në Shijak. Iconstyle.al ka bërë publike foto nga vendi ku do kryhet celebrimi, që do të mbahet në prag të përvjetorit të tyre të 10-të. Ftesa u ka shkuar tashmë rreth 300 personave që do të jenë dëshmitarë të kësaj feste.
Presidenti i Ukrainës, Zelensky përsëriti edhe një herë tjetër ultimatumin drejtuar rusëve që i janë përgjigjur thirrjes së Putin për t’iu rreshtuar ushtrisë, të heqin dorë nga kjo gjë. Ai e cilësoi mobilizimin ushtarak si kriminal dhe shtoi se kreu i Kremlinit po i dërgon qytetarët rusë me vetëdije për të vdekur në këtë luftë. “Është më mirë të mos pranosh një thirrje sesa të vdesësh në një tokë të huaj si kriminel lufte”.
Ministrja e Europës dhe e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka nga jashtë selisë së Kombeve të Bashkuara, foli për rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. “Selia e Kombeve të Bashkuara. Në përfundim të javës së nivelit të lartë të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme. Shqipëria sot është vendi, zëri i të cilit dëgjohet dhe respektohet në arenën ndërkombëtare”,-shkruan Xhaçka në facebook. Për Kosovën, ajo tha se nevoja për dialog dhe për një perspektivë të qartë integrimi, kanë zënë një vend kyç në takimet e Këshillit të Sigurimit. Po ashtu Xhaçka u shpreh se 9 muaj pas marrjes së…
Mbyllja e pakuptimtë e kolegjit turk “Mehmet Akif”, nuk pranohet nga drejtuesit, nxënësit dhe prindërit e tyre. Nxënëset nesër (e hënë) do të mbajnë një protestë para Ministrisë së Arsimit, si kundërpërgjigjje ndaj vendimit të qeverisë. Pas Ministrisë së Arsimit, ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë. Ky institucion funksiononte në Shqipëri që nga viti 1996 dhe është ndër të parat shkolla të mesme private të hapura në vend pas viteve 90’. Vendimi i qeverisë ngarkon kolegjin që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për transferimin e nxënësve. Në vendim, kolegjit i kërkohet që të kthejë pagesat e…
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e operacioneve të zhvilluara në një javë. Në një javë janë zhvilluar 23 operacione policore, dhe janë arrestuar 123 persona. 266 janë proceduar penalisht, ndërsa 17 janë shpallur në kërkim. “Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet “blic”, në çdo qark të vendit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike”,-thuhet në njoftimin për shtyp. Njoftimi i plotë Policia e Shtetit, në një javë! Punë intensive hetimore e policore në bashkëpunim të ngushtë me qytetarët dhe agjencitë ligjzbatuese, për të parandaluar, evidentuar, goditur dhe…
Në një kohë që Rusia po flet me gjuhën e armëve bërthamore, ushtria e Koresë së Jugut bën me dije se Peniani testoi një tjetër raketë balistike e cila u lëshua në drejtim të detit të Japonisë. Ky testim vjen disa ditë pasi luftanijet amerikane mbërritën në rajon për të zhvilluar një stërvitje ushtarake me forcat koreano-jugore, një veprim që Kim Jong un e cilëson si provokim. Autoritetet në Seul shprehen se kishin të dhëna se fqinjët veriorë po përgatiteshin të lëshonin një raketë balistike nga një nëndetëse, provë të cilën e kishin bërë më parë dhe në muajin maj.
Giorgia Meloni, kryetarja e partisë Fratelli d’Italia, i ka kushtuar shumë rëndësi të qëndruarit në ndërtesën historike, ku kanë hyrë e kanë dalë pasuesit dhe ish-udhëheqësit fashist Benito Mussolini. Ajo ka një qëndrim të përcaktuar ndaj historisë, ku për të diktatori Mussolini ka qenë një personalitet i shumëanshëm. Meloni nuk ka një distancim nga fashizmi. Në autobiografinë e saj ajo shkruan, se është e vetëdijshme, që politikisht po ecën në një fushë të minuar. “Ne jemi fëmijë të historisë sonë. Të të gjithë historisë sonë. Si për të gjitha kombet e tjera rruga jonë është ajo që ne kemi përshkuar,…