Author: tirana

Ish-presidenti Bamir Topi, duke folur për situatën aktuale në vend, e ka quajtur qeverinë Rama “të dobët”. Gjatë një intervistë në emisionin “Kjo Jave”, ai u shpreh se përveç “ekstravagancës në komunikim”, kryeministri nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta. “Një qeveri e dobët, në mënyrë absolute shumë e dobët, një kryeministër shumë i dobët, që përveç ekstravagancës në komunikim nuk të ofron asnjë besim për të udhëhequr Shqipërinë në sfida më të forta, që është aktor minor, që tenton të mbulojë skandalet në vend përmes takimeve me personalitete botërore, kjo është arsyeja…

Read More

Adrian Haxhiaj është një ndër ata qytetarë shqiptarë, i cili ka vendosur të rikthehet në Shqipëri për të dhënë kontributin e tij profesional, në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv të “Albadron”, kompania e parë në vendin tonë e fokusuar në sistemet UAS (dronet). Haxhiaj ka zhvilluar së fundmi një takim me disa adoleshentë në vendlindjen e tij, Burrel, me të cilët ka biseduar mbi përdorimin e dronëve. Në kuadër të këtij aktiviteti, kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, përmes një postimi në “Facebook”, vë theksin te qëllimi dhe angazhimi i Bashkisë Mat për nxitjen e të rinjve drejt teknologjisë dhe avantazheve të…

Read More

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit pasi akuzohet për vjedhje. Në pranga përfundoi Valentino Dino. Aksioni nisi pasi Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u njoftuan se në lagjen “15 Tetori” kishte ndodhur një grabitje në një dyqan. Patrulla mundi që të kapte në moment grabitësin bashkë me shumën e parave që kishte arritur të merrte, 800 Euro dhe 75 mijë Lekë.

Read More

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka bërë një paralajmërim me anë të një postimi në “Instastory”. Reperi ka postuar një foto, teksa shfaqet duke ecur në rrugë dhe duke dëgjuar muzikë. Krahas postimit, ai ka zbuluar se muajin e ardhshëm do të ketë shumë “bomba” prej tij. “Duke medituar sepse muajin e ardhshëm do të ketë shumë bomba”, shkroi reperi. Nuk dihet saktësisht se për çfarë bëhet fjalë, por pritet që të ketë projekte të reja muzikore ose bashkëpunime të papritura.

Read More

Kryeministri Edi Rama foli në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara edhe për raportin e Dick Marty mbi krimet e pretenduara të trafikimit të organeve gjatë luftës në Kosovë. Raportin dhe ndikimin e tij në drejtësi, kreu i qeverisë e ka cilësuar një dështim që po njollos një vend, ndërsa bëri thirrje që të pranohet kërkesa e Shqipërisë për të pasur një raport të ri. “Sa përmendet fjala Ballkan, vijnë imazhet e njollosura të krimeve njerëzore, të gjenocidit në Srebrenicë dhe spastrimin njerëzor në Kosovë, llogaridhënia duhet të vazhdojë, por kjo kërkon angazhim dhe vendosmëri ndaj idealeve të drejtësisë…

Read More

Zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov, është shkarkuar nga detyra dhe është transferuar në “një post tjetër”, tha ministria e Mbrojtjes në Moskë më 24 shtator. Ai do të zëvendësohet nga gjeneral-kolonel, Mikhail Mizintsev, i cili më parë mbante postin e kreut të Qendrës së Kontrollit të Mbrojtjes Kombëtare të Rusisë. Ushtria ukrainase tha se Mizintsev udhëhoqi rrethimin e portit të Mariupolit, gjë që i dha atij pseudonimin “kasapi i Mariupolit”. Mariupoli u pushtua nga Rusia në fund të majit, pasi pjesa më e madhe e qytetit u shndërrua në gërmadha dhe mijëra civilë u vranë gjatë rrethimit. Udhëheqja ushtarake…

Read More

Ditën e premte, dy mjekë dhe një infermiere u arrestuan brenda ambienteve te Spitali i Traumës, pasi akuzohen se iu kanë marrë ryshfet pacientëve. Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë kanë reaguar pas kësaj ngjarjeje, duke thënë se çdokush që shkel ligjin do të duhet të dënohet. Mirëpo, kundërshtojnë pamjet e operacionit. Në reagim theksohet se operacione të tilla nuk janë parë as në momentet e kapjes së një krimineli të madh, duke shtuar se mjeku do ishte paraqitur vetë me një fletëthirrje në organet kompetentë. “Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë po ndjek me shumë vëmendje rastin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Serbisë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Sipas tij, projekti “Ballkani i Hapur” do të ndihmojë në rregullimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. “Në këto 8 dekada kemi qenë dëshmitarë të një mobilizimi të pashembullt, të një domosdoshmërie të gjithëkohshme për të punuar së bashku. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kurrë se rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa. Kemi qenë dëshmitarë të kthimeve mbrapsht dhe të përmbysjeve të progresit. Kjo ka ndodhur për shkak të politikave të ngushta…

Read More

Gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama u ndal te situata e krijuar jo vetëm në Evropë, por në të gjithë botën pas nisjes së luftës në Ukrainë. Agresionin rus në Ukrainë, kreu i qeverisë e cilësoi si një sulm të drejtpërdrejtë mbi arkitekturën e sigurisë evropiane. “Në këto 8 dekada kemi qenë dëshmitarë të një mobilizimi të pashembullt, të një domosdoshmërie të gjithëkohshme për të punuar së bashku. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kurrë se rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa. Kemi qenë dëshmitarë të kthimeve mbrapsht dhe të…

Read More

Blogerja Armina Mevlani ka zbuluar një detaj të vogël nga velloja që do të veshë në dasmën madhështore që do të mbahet ditën e nesërme, në të cilën është qëndisur “Love is the answer” (dashuria është përgjigjja). Moderatorja e njohur ka zgjedhur 3 fustane për dasmën e saj, njëri prej të cilëve është krijim i Vivienne Westwood enkas për të. Sakaq, 2 fustanet e tjerë, Armina ia ka besuar stilistëve shqiptar Më herët, ajo ka zbuluar se zgjodhën ta mbajnë dasmën në shtator, pasi vjeshta është një stinë që e pëlqejnë të dy.

Read More

Vetëm disa ditë pasi urdhëroi një mobilizim të pjesshëm, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të shtunën amendamentet që ashpërsojnë dënimin deri në 10 vjet burg për ata që refuzojnë të luftojnë në Ukrainë. Pas mobilizimit të krijuar për të rritur radhët e ushtrisë ruse, u nënshkrua gjithashtu një ligj i veçantë që lehtëson aksesin në shtetësinë ruse për të huajt që regjistrohen në ushtri. Sipas asaj që raportohet, shumë ushtarë kanë refuzuar të luftojnë, ndërsa disa po largohen nga vendi për të shmangur dërgimin me forcë në Ukrainë.

Read More

Aktorja Louise Fletcher është ndarë nga jeta në moshën 88-vjeçare. Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë si infermierja në “In the Cuckoo’s Nest”, rol që i dha edhe një Oscar për aktoren më të mirë. Andrew Bick, djali i saj, tha për Hollywood Reporter se ajo vdiq në gjumë në shtëpinë e saj në Francë. Aktorja fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë kryesore në vitin 1976 për portretizimin e saj të infermieres së pamëshirshme Mildred Ratched. Filmi gjithashtu fitoi çmime për filmin më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin më të mirë kryesor dhe…

Read More