Nga Ardit Rada I pyetur pak ditë më parë në një konferencë me gazetarët, Sali Berisha deklaroi ka komunikime ‘sekrete’ apo publike me Ilir Metën, edhe pse prej muajsh nuk jemi në dijeni të diçkaje të tillë. Duket se vjeshta që pritej të derdhte në sheshe mijëra militantë të PD dhe lësëista, nuk po rezulton aq e nxehtë për politikën. Përkundrazi, e gjen Sali Berishën përballë SPAK dhe në izolim nga SHBA-të, BE-ja dhe aleati i tij. Madje ai mungoi edhe në protestën e Partisë së Lirisë për inceneratorët, por u justifikua me disa deputetë periferikë që i dërgoi në…
Author: tirana
Në bashkëbisedimin me qytetarët, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ftuar të gjithë deputetët e grupit parlamentar të PD që të bashkohen me PD-në. “Besoj se jeni dakord që PD-ja, gjatë këtij viti, me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të qeverisë, dhe jo vetëm të qeverisë, dhe të mafias së George Soros për ta penguar dhe ndaluar trenin e saj, ai eci fuqishëm dhe të garantoj se sot PD-ja realisht, siç faktoi më datë 7 Korrik, është më e fuqishme se ndonjëherë më parë. Deputetët e grupit parlamentar të PD, janë të ftuar të bashkohen me PD-në dhe të heqin…
Kryetari i bashkisë në Nju Jork u detyrua të pranonte se nuk kanë më vend për emigrantët e derguar me autobusë në qytet, ndaj po mendojnë tani të ngrenë disa tenda të mëdha me përmasa hangarësh për t`i strehuar. Tendat janë disa nga opsionet e parashtruara që përfshijnë nga anijet kruaziera e deri tek kampet verore. 13 mijë emigrantët e dërguar nga qytetet kufitare të Teksasit dhe Arizonas duket po sfidojnë kapacitetet e qytetit, duke i vendosur zyrtarët e tij në vështirësi. “Kjo nuk është një krizë strehimi e zakonshme, por një krizë humanitare që kërkon një përqasje tjetër. Sistemi…
Në një bashkëbisedim me qyetarët në rrjetet sociale, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se protestat do të nisin shumë shpejt. Kreu i PD-së ka shtuar se “protestat dhe grevat do të jenë rrugët për të rikthyer në Shqipëri shpresën dhe votën e lirë”. “E vërteta është se polarizimi në këtë vend po rritet me shpejtësi dhe shtresa e mesme po shkon drejt asgjësimit, të varfrit po bëhen gjithnjë e më të varfër. Edi Rama, votën nuk e pranon dhe gjithë ky zhvillim dramatik, kjo përmbysje në përbërjen e shtresave të shoqërisë sonë, ka si shkak më themelor,…
Një opinion i Nedës për Mateon ka nxitur debat në puntatën e “Përputhen”. Pasi u transmetua takimi i Mateos me Kamilën, Neda i bëri një pyetje konkurrentit: “Si ka mundësi që një djalë si ty mund të shfaq interes për dy vajza, të cilat janë të kundërta, si Kamila dhe Eda. Më jep përshtypjen e atij djalit që mendon ‘Unë bëj eksperienca, por pastaj në fund do zgjedh një vajzë të mirë për shtëpi’. Këtë ide më jep”.Pas kësaj menjëherë ndërhyri Eda, e cila iu drejtua Nedës: “Kush ishte goca që bënte eksperienca dhe goca e mirë mes ne të…
Zvicra ka vendosur t’i ndalojë dyshes Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri të festojnë me shqiponjën dykrenore në kampionatin botëror në Katar kur helvetët të përballen me Serbinë. Katër vjet pas Botërorit në Rusi, Zvicra dhe Serbia do të përballen sërish mes tyre, këtë herë në Katar, por për kupën e botës. Që në momentin e hedhjes së shortit, e gjithë vëmendja është zhvendosur te ngjarjet e katër viteve më parë në Rusi. Në Kupën e Botës 2018, gjestet e shqiponjës dykrenore nga Shaqiri, Xhaka dhe Lishtajner shkaktuan diskutime të nxehta. Por në Zvicër nuk duan të kenë probleme të tilla…
Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një burrë që ka rrëfyer 100 shkelje të trafikut të kryera nga persona të tjerë. Garda Civile e Ishujve Balearik (Spanjë) raportoi se ata arrestuan një burrë që reklamonte një shërbim mjaft të pazakontë në internet. Burri i paidentifikuar u ofrua të merrte fajin për shkeljet e drejtimit të automjetit, në mënyrë që fajtori i vërtetë të mbante patentën e shoferit dhe të shmangte pagesën e gjobave. Sigurisht, ai kërkonte para për shërbimet e tij midis 75 dhe 200 euro për një pikë të zbritur nga patenta e tij dhe biznesi i tij lulëzoi. Gjithçka filloi…
Turqia ka kohë që u është vënë pas mbështetësve të lëvizjes Hizmet (nga turqishtja – shërbim) të klerikut Fethullah Gylen, rivalit kryesor të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Kleriku Gylen fitoi famë në vitet 60, si predikues fetar në lutjet e së premtes në Turqi. Ai proklamon se përqafon islamin e moderuar dhe tolerant dhe mbështetësit e tij thonë se kjo lëvizje promovon altruizmin, punën dhe edukimin. Megjithatë, disa qeveri e shohin lëvizjen e tij si kërcënim për shkak të rrjetit që ka në mesin e biznesmenëve të pasur dhe ndikimit që ushtron përmes qendrave arsimore. Erdogan thotë se Gyleni…
Dy automjete janë përfshirë në një aksident këtë paradite në aksin Lezhë-Shkodër. Një makinë tip fuoristradë dhe një Golf janë përplasur në vendin e quajtur Dajç, për pasojë kanë mbetur të lënduar dy shoferët. Nga goditja e fortë, fuoristrada ka përfunduar në parcelën anësh rrugës.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se ka shumë mundësi që të nisë një Luftë e Tretë Botërore, për shkak se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po udhëhiqen nga “budallenjtë”. “Kisha të drejtë për Ukrainën, kisha të drejtë për Tajvanin dhe shpresoj që të mos kem të drejtë për Luftën e Tretë Botërore. Kam frikë sepse po na drejtojnë njerëz budallenj. Mund të nisë një luftë dhe do të jetë një luftë si asnjë tjetër më parë”, deklaroi Trump. “Putin ka përmendur fjalën me B. E dini ju se cila fjalë është ajo me B? Është bërthamorja dhe ajo fjalë…
Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin me 6 të plagosur te “Kryqëzimi i Treshit” në Lezhë. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:00, në rrugën interurbane dytësore Milot-Lezhë. NJOFTIMI I POLICISESpecialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K.B. 36 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë parregullt”. Me datë 23.09.2022, rreth orës 00:00, duke drejtuar automjetin e tij, në rrugën interurbane dytësore Milot – Lezhë, konkretisht në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Treshit”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përfshirë në aksident me një mjet tjetër. Për pasojë…
Deputeti demokrat Dash Sula ka martuar vajzën e tij, ndërsa ka organizuar një ceremoni ku kanë mbledhur miq e të afërm. Në këtë rast gëzimi, duket se demokratët nuk njohin ndasi. Sula ka bërë bashkë deputetët, ku mes mbështetësve të Alibeajt, në dasmë shihet edhe mbështetësi i Sali Berishës, Luçiano Boçi. Ka qenë deputeti Kreshnik Çollaku, i cili ka zbuluar detaje nga dasma, përmes fotove të ndara në Facebook, teksa krahas tyre ka shkruar “Rrofsh Dash që na mblodhe”.