Author: tirana

Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 553 testime të kryera kanë dalë pozitivë me COVID 45 qytetarë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete, ndërsa mësohet se në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Janë shëruar 97 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,592 që nga fillimi i epidemisë.

Read More

Nga 1 tetori konsumatorët që harxhojnë më shumë se 800 kWh do të paguajnë 42 lekë/kWh. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka bërë publike së fundmi një tabelë shpjeguese për konsumin e energjisë. Përmes një postimi në “Facebook”, Balluku ka renditur pajisjet shtëpiake që mbulojnë 800kWh në muaj. “Çfarë aktivitetesh shtëpiake mbulojnë 800kWH? Lexoni tabelën dhe krahasoni konsumin tuaj mujor. Kursimi është ajo çka të gjithë duhet të bëjmë në këtë moment të vështirë të krizës energjetike në mbarë botën. Kursejmë që të kemi!”, shkruan ministrja. Rritja e energjisë është parashikuar të aplikohet vetëm për periudhën tetor-dhjetor, ndërkohë…

Read More

Karriera legjendare e Roger Federer përfundoi mbrëmjen e të premtes me ndeshjen e tij të fundit zyrtare në tenis, ku bashkëpunoi me rivalin dhe një nga miqtë e tij më të mirë, Rafael Nadal. Federer falënderoi familjen dhe mbështetësit e tij që i kanë qëndruar pranë gjatë gjithë viteve. Tërheqjen nga tenisi, Roger Federer e njoftoi më 15 shtator përmes një postimi në “Twitter”. To my tennis family and beyond,With Love,Roger pic.twitter.com/1UISwK1NIN— Roger Federer (@rogerfederer) September 15, 2022 “Për familjen time të tenisit dhe përtej,Nga të gjitha dhuratat që më ka dhënë tenisi ndër vite, më e madhja, pa dyshim,…

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 shoferë për drejtim të mjetit në gjendje të dehur, ndërsa 34 leje drejtimi janë pezulluar për shkaqe të ndryshme. Uniformat blu iu bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, të respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vijat e bardha dhe të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit. Njoftimi: Policia Rrugore e Tiranës Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor nëpërmjet mjeteve inteligjente, radarëve automatikë, dronit “edukues” dhe alkool-testuesve. Gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i minitorimit të qarkullimit rrugor nga mjetet inteligjente dhe radarët automatikë, janë pezulluar 34 leje drejtimi, si…

Read More

Roger Federer luajti mbrëmjen e së premtes ndeshjen e fundit zyrtare në tenis, duke i dhënë lamtumirën sportit që i dhuroi aq shumë e që e shndërroi në një ikonë në mbarë botën. Sfida e fundit për zvicerianin ishte tejet speciale pasi bëhej fjalë për një ndeshje dyshe dhe ai bashkëpunoi me rivalin dhe një nga miqtë e tij më të mirë, Rafael Nadal. Në fakt, dyshja europiane e turneut Laver Cup, e humbi sfidën me shhifrat 2-1 ndaj dyshes amerikane, Jack Sock dhe Frances Tiafoe. Megjithatë, disfata e fundit në karrierë, nuk kishte kurrsesi shans të prishte atmosferën e…

Read More

Bieta Sulo dhe Alban Dudushi kanë shumë vite që jetojnë një histori të bukur dashurie dhe si fryt të saj kanë sjellë në jetë një vogëlush, Kroi Art. Moderatorja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku herë pas herë ka ndarë edhe pamje nga shtëpia.

Read More

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja për shitjen e karburanteve. Çmimi tavan i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 223 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 194 lekë/litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet. Sipas Bordit të Transparencës, vendimet janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Read More

AFRIM IMAJ/ Ata ishin dy djem si dy lisa shtatlartë. Po me një zemër, me një karakter e shpirt burrëror; me dy emra të zakonshëm, Muhamet Hasmuja e Arben Hoxha; me një vdekje të përbashkët; në të njëjtin pozicion, në të njëjtën ditë; madje edhe me rivdekje të njëllojtë. Nëse ishte heroike rënia e tyre për të mbrojtur repartin, heshtja e shtetit në ato ditë, i cili nuk i afroi për syri trëndafilat e gjakut që morën këta dy djem për të, në roje të dinjitetit të tij, do të pasonte rivdekjen e tyre. Sidoqoftë, atë që s’bëri shteti, do…

Read More

Ambasadorja e re e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Takimi është publikuar nga ambasadorja Hohmann, e cila shkruan se BE do të punojnë bashkë me Shqipërinë për të çuar përpara reformat e integrimin në BE. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se nuk ka kohë për të humbur dhe se Shqipëria duhet të ndërmarrë reformat për anëtarësimin në union. “Të bashkuar për integrimin në BE! Takimi im i parë me kryebashkiakun Erion Veliaj. Gëzohem që pranova Kullën e Sahatit, një pikë referimi kaq e veçantë për Tiranën! Gjithashtu një shenjë…

Read More

Vjen duke u shtuar numri rusëve që përpiqen të largohen nga vendi që kur Presidenti Putin njoftoi mobilizimin e të paktën 300,000 trupave shtesë BBC tregon me pamje radhët kilometrike në kufirin midis Gjeorgjisë dhe Rusisë, ndërsa burrat përpiqen të shmangin luftën. Lëvizja e mjeteve është e ngadaltë dhe disa njerëz pritën më shumë se 20 orë për të kaluar. Trafiku kufitar midis Finlandës dhe Rusisë është rritur gjithashtu.

Read More

Qeveria shqiptare po planifikon të aplikojë një tjetër amnisti në burgjet shqiptare.Projektligji në fjalë është hartuar në ministrinë e Drejtësisë dhe dorëzuar në Kuvend ku pritet të shqyrtohet në komisionet parlamentare.Kjo lëvizje ligjore vjen në një kohë kur numri i personave në burgje është rritur ndjeshëm dhe kapacitetet logjistike, përfshirë kostot financiare janë shtuar ndjeshëm.“Ora News” ka siguruar draftin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila ka parashikuar të përfshijë në skemën e amnistisë së dënimit një kategori të ndryshme dënimesh nga të treja shkallët e gjyqësorit.Sipas ministrisë, nga kjo amnisti përfitojnë të dënuarit, deri në datën 31 Tetor 2022.Projektligji i…

Read More

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar, pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur. Sipas uniformave blu po punohet për të kapur S. Z., 29 vjeç. I riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. Z., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Vijon puna për kapjen e tij”, njofton policia. /abcnews.al

Read More