Nga Preç Zogaj Dy pjesët e PD-së, ajo Zyrtarja dhe ajo e Rithemelimit, kanë tani secila një problem të vetin në marrëdhëniet me SHBA dhe Perëndimin. Pjesa e Rithemelimit, siç dihet, ka problemin e drejtimit nga Sali Berisha, i shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe. Këto dy vende, që përfaqësojnë aksin e euroatlantizmit, kanë deklaruar se nuk mbajnë marrëdhënie me subjekte politike që drejtohen nga individë të shpallur non grata prej tyre. Diplomatët, zyrtarët, ish zyrtarët, senatorët dhe kongresmenët amerikanë të dy krahëve politikë e kanë demonstruar këtë qëndrim në gjithë aktivitetin dhe vizitat e tyre në…
Author: tirana
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Tentativa”, shërbimet e policisë kanë gjetur në oborrin e banesës së 53-vjeçarit Shkëlqim Hoxhaj bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën rreth 2.8 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje. Si rezultat i veprimeve të koordinuara policore, në tentativë për t’u larguar, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 53-vjeçarit, Shkëlqim Hoxhaj që iu gjetën bimët e kultivuara dhe lënda narkotike në banesë. Në vijim të kontrolleve, u kap dhe u arrestua në…
Antonia Gjoka, ish-konkurentja e “Përputhen”, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku për herë të parë foli për marrëdhënien me moderatoren e mirënjohur Bora Zemani. Gjatë intervistës së saj, Antonia rrëfeu një histori me Borën, ku tregoi një anë të panjohur të moderatores. Ester Bylyku: Cila nga femrat e show bizit, është më mendjemadhe sipas mendimit tënd? Antonia Gjoka: Bora Zemani. Duke qenë se kemi rastisur në të njëjtin korridor dhe nuk jemi përshëndetur. Më ka qëndruar e ftohtë. Ndoshta ashtu ka natyrën e saj. Por unë jam 2-fish më e ftohtë në momentin që nuk…
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland. Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Rama bën të ditur çështjet për të cilat është diskutuar në këtë takim. Rama shkruan se me Nuland është diskutuar për planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi.…
Ukraina tërhoqi akreditimin diplomatik nga ambasadori iranian për përdorimin e dronëve iranianë nga ushtria ruse. Sipas autoriteteve ukrainase, ushtria ruse përdori dronët iranianë për të sulmuar rajonin Dnipropetrovsk dhe Odessa të premten. Gjashtë prej këtyre dronëve u rrëzuan nga trupat anti-ajrore ukrainase, sipas të njëjtave burime. Pasi mësoi për përdorimin e dronëve iranianë nga rusët, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, udhëzoi Ministrinë e Punëve të Jashtme të jepte “një përgjigje të ashpër”.
Me Izraelin kemi përballje interesante vitet e fundit, sepse na kanë shkaktuar humbje të hidhura në shtëpinë tonë, ndërsa kuqezinjtë ua kanë kthyer reston në Tel Aviv. Kështu ndodhi në eliminatoret e Botërorit 2018, kur na mundën në Elbasan 0-3 dhe më pas fituam në fushën e tyre 3-0. Trajner në të dyja ndeshjet ishte Xhani de Biazi. Edhe në këtë edicion të Ligës së Kombeve “raundin” e parë e fituan izraelitët në “Air Albania” dhe tani do të duhet një tjetër përmbysje si para 5 vitesh në Tel Aviv. Po a ia del dot Shqipëria këtë herë? Vetë Xhani…
Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare piktori i mirënjohur, Sali Shijaku. Lajmin e bënë të ditur familjarët e të ndjerit, saktësisht djali i tij Orges Shijaku, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për humbjen nga kjo jetë të babait tonë piktorit te Popullit, Nderit te Kombit Shqiptar Sali Shijaku”, shkruan ai.
Një avion Boeing 777 me 256 pasagjerë në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente në Newark të New Jearsyt. Sipas mediave të huaja, gjithçka ndodhi pas një problemi teknik që ai pësoi gjatë ditës së enjte. “Avioni ynë përjetoi një problem mekanik menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar “shkëndija zjarri”, dhe më pas u detyrua të bente një ulje emergjente”, tha United Airlines për Insider. Në një video të postuar shihet avioni, i cili u detyrua të ulej për shkak të problemeve me motorin. Sipas informacioneve, avioni ka pasur një problem me një pompë hidraulike. Avioni do të fluturonte…
Ditën e sotme do të transmetohet trajleri i një dokumentari në lidhje me ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Në trailerin e këtij dokumentari, i quajtur ‘I narcos albanesi’, Tahiri shprehet se nuk ka lidhje me trafikun e drogës pasi në të kundërt nuk do të shkonte në Itali në kohën kur ishte ministër dhe të kërkonte nga Guardia di Finanza të dyfishonte monitorimet. Kjo pjesë është shkëputur nga një intervistë ekskluzive që Tahiri ka dhënë pak para se të dënohej me burg, për gazetarin Nello Trocchia, i cili ka bërë edhe dokumentarin në lidhje me trafikantët shqiptar dhe…
Dashi Qoftë në dashuri apo në miqësi, sot do jeni më të disponueshëm dhe më prezentë. Nëse keni një lidhje do bëni çdo gjë që të keni në dorë për ta bërë partnerin të ndihet sa më mirë. Edhe ai do mundohet t’ua plotësojë të gjitha dëshirat. Debatet thuajse do mungojnë. Ju beqarët mjaft u treguat të rezervuar sepse koha ikin. Hapeni zemrën dhe bëni atë që do ndieni. Në punë do jeni aq të përkushtuar saqë nuk do bëni llogari sa orë dhe mund do harxhoni. Arritjet kanë për të qenë të jashtëzakonshme dhe do merrni propozime fantastike. Në…
Një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në orët e vona të natës së sotme për shkak të një aksidenti automobilistik në aksin Patos-Fier. Policia bën me dije se viktima u përplas nga një automjet ende i paidentifikuar. “Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimës dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit i cili është larguar nga vendngjarja”, njofton policia.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 25°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi jugperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 2 ballë. Në tre ditët në vijim, sipas MeteoAlb, do të ketë rritje temperaturash, ndërsa nga fillimi i javës që vjen do të rikthehen reshjet e shiut.