Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka komentuar edhe akuzat e opozitës ndaj SOROS. Duke folur në ABC, Veliaj tha se akuzat vijnë nga ata përfaqësues të opozitës që kanë fituar bursa nga ky fondacion: “Më ke vënë në një pozitë që të flas për një parti që nuk më ha thëbi fare, nuk i kam në llogari e nuk më interesojnë. Ata janë bukëshkalë me ata që i financojnë, për njerëzit e tyre që i mbështesin, po pse mo unë kam faj që ata nuk çojnë kandidatë?”, tha Veliaj.
Author: tirana
Një javë më parë ambasada ruse në Tiranë, e cila ishte e pozicionuar në qendër të kryeqytetit, është zhvendosur për në Mjull Bathore. Fillimisht u raportua nga mediat se transferimi ndodhi për shkak se rruga në të cilën ndodhej selia e vjetër u emërtua ‘Ukraina e Lirë’. Por në një reagim ambasada e Rusisë përgënjeshtroi lajmet, duke thënë se ndërtesa u inaugurua që në vitin 2019 por punimet kanë shtyrë zhvendosjen. Por nuk mendon kështu Kryeministri Rama. Në intervistën në një radio britanike, me gazetarët Alaister Campbell dhe Rory Stewart, Kryeministri nënvizoi se zhvendosja ndodhi pikërisht prej faktit se rruga…
“Do të thyej krahun, këmbën, do shkoj në burg ç’të jetë e nevojshme vetëm që të mos shkoj në luftë”, ky pohim i një të riu nga Kaliningradi për BBC-së dëshmon qartë se deri në c`pikë ka mbërritur dëshpërimi i të rinjve rusë pas shpalljes së planeve të Kremlinit për mobilizim ushtarak. Në qytetet e mëdha të Rusisë, lufta shtatë mujore e Ukrainës është dukur gjithmonë si diçka që ndodh larg. Por në momentin që Vladimir Putin përfundoi fjalimin e tij të fundit, ajo mbërriti dhe në shtëpitë e rusëve të thjeshtë, duke ua sjellë luftën dhe frikën e vdekjes…
Instagram nuk i lejon përdoruesit të shohin se kush e shikon profilin e tyre. Pra, nëse shikoni profilin e dikujt dhe pëlqeni apo komentoni një postim, nuk ka asnjë mënyrë që ata të dinë se kush i sheh fotot. Në një farë mase, është e mundur të shihet se kush i ka parë fotot dhe videot tuaja në Instagram – por kjo vlen vetëm për “Stories”. Nëse llogaria juaj nuk është private, ndjekësit por dhe personat që nuk iu kanë “follow” mund të shikojnë se çfarë postoni në Instagram Stories. Megjithatë, ekziston një truk shumë i thjeshtë që zbulon se…
Kreu i Kishës Ortodokse Ruse, Patriarku Kirill, u bëri thirrje qytetarëve rusë të mërkurën që të mos kenë frikë nga vdekja, pas thirrjes së Presidentit Vladimir Putin për mobilizim ushtarak për luftën në Ukrainë. “Shkoni me guxim për të përmbushur detyrën tuaj ushtarake. Dhe mbani mend se nëse jepni jetën për vendin tuaj, do të jeni me Zotin në mbretërinë e tij, lavdinë dhe jetën e përjetshme”, tha ai në një predikim në Manastirin Zachatyevsky, në Moskë. Kirill, i cili ka justifikuar vendimin e Putinit për të pushtuar Ukrainën në shkurt mbi baza shpirtërore dhe ideologjike, i bëri këto komente…
Emision radiofonik nga Alaister Campbell dhe Rory Stewart me titull “Pjesa tjetër është politikë”Alastair dhe Rory janë së bashku me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë, për të biseduar lidhur me Putinin, Merkelin, Macronin, Bashkimin Evropian, varkat e vogla, sulmet kibernetike nga Irani dhe shumë e shumë më tepër. Ndizni radion për të dëgjuar se si “rruga e tretë” frymëzoi udhëtimin e Edit nga jeta si artist në Paris, në një kryeministër, fitues tre herë radhazi në zgjedhje. Mirëserdhët në emisionin “Pjesa tjetër është politikë” me mua Rory Stewart and Alastair Campbell me të ftuarin e parë kryeministër në detyrë. Ne…
Ardit Gjebrea paralajmëroi shumë surpriza në edicionin e këtij viti të festivalit “Kënga Magjike”. Ky edicion i 23-të do të ngjisë në skenë 26 artistë BIG shqiptarë por gjithashtu shtrirja gjeografike do të zgjerohet, ku shumë emra të njohur ndërkombëtarë do t’i bashkohen kësaj kategorie. Një ndër emrat ndërkombëtarë që do të marrë pjesë në festival është dhe fituesi i Sanremo-s, Marco Carta. Fituesi i talent show “Amici 2008” dhe fitues i “Sanremo 2009”, do të jetë një nga konkurrentët e kategorisë “Big International Artist”, lajm të cilin e ka zbuluar vetë ai. Në një postim në Instagram, fituesi i…
Jonida Maliqi ka ndarë si rrallëherë një fotografi me babain e saj, i cili feston sot ditëlindjen. Këngëtarja ka pozuar krah prindërve ndërsa ka shkruar dhe fjalët më të bukura për të shtrenjtin e saj. Mes të tjerash, këngëtarja thotë se është e lumtur që ia ndjen ende aromën ashtu sikur ishte e vogël. “Do më duheshin ditë e netë të tëra për të të shprehur me fjalë dashurinë, respektin dhe fatin e madh që kam një baba si ti. U bëfsh 100 vjeç o krijesë e rrallë e kësaj toke! Të dua aq shumë sa edhe e vogël kur…
Marrëdhënia e Rudina Dembacajt dhe Mark Frrokut në fillime u komentua goxha në rrjetet sociale, ku një pjesë e madhe e publikut e gjykuan aktoren e humorit, madje duke e akuzuar se arsyeja përse u nda nga bashkëshorti ishte ish-deputeti dhe pasuria e tij. Së fundmi, Rudina dhe motra e saj Jereda ishin të ftuara në programin “Rudina”, ku folën për marrëdhënien e tyre të ngushtë. Aktorja e humorit u shpreh se motra e saj ka qenë mbështetja më e madhe në momentet më të rëndësishme të jetës së saj, siç ishte edhe lidhja e saj me Mark Frrokun. Për…
Një zyrtare e lartë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara thotë se përgjigjia e menjëherëshme me sanksione ndaj sulmeve kibernetike ndaj Shqipërisë, ishte pjesë e një strategjie drejt synimit për të parandaluar sulmet kibernetike në të ardhmen. Zëvendës Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për Teknologjinë Kibernetike dhe atë në Zhvillim, Anne Neuberger i tha në një intervistë Zërit të Amerikës se kjo strategji përfshin zgjerimin e koalicionit që mban ata që kryejnë sulme të tilla përgjegjës dhe një kundërpërgjigje të shpejtë me pasoja. Në intervistën me korrespondenten e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara,…
Takimi mes ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe pedagogëve nuk arriti rezultat. Kërkesa e tyre për rritje pagash nuk është plotësuar nga ana e ministres, ndërsa vetë pedagogët shprehen për vazhdim të protestave. “Në momentin që di kuptohet që synimi i kërkesave tona është synimi për një arsim të lartë cilësor, që studentët të studiojnë në Shqipëri. Ne në kërkesat tona kemi qenë minimaliste. Jemi në pritje të një feedback për kërkesat që ramë dakord me ministrinë. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë protestat, protesta e 5 tetorit nuk anulohet. Për rritjen e pagës nuk është arritur një dakordësi.…
Në Shqipëri kolegji turk Mehmet Akif, një istitucion arsimor jopublik dhe kopështi për fëmijë “Zübeyde Hanım”, pjesë e “Turgut Ozal Education”, reaguan sot ndaj vendimit të autoriteteve për mbylljen e aktivitetit të tyre. Ata pretendojnë se vendimi është i padrejtë. Ministria e Arsimit, tha sot, për rastin e kolegjit Mehmet Akif, se shkak ishte bërë fillimi i procesit mësimor në një mjedis të pamiratuar më parë prej saj. Kolegji Mehmet Akif është pjesë e fondacionit Gulistan, i lidhur me klerikun turk Fetullah Gulen. Masa e autoriteteve shqiptare ngre dyshime se pas saj qëndron kërkesa e përsëritur e president turk për…