Një tjetër mjeke dhe një infermiere janë shoqëruar nga Policia, pas operacionit antikorrupsion që u zhvillua sot në spitalin e Traumës. Në pranga kanë rënë mjeku reanimator Fitim Maru, infermieria me iniciale K.B dhe mjekja S.B. Prokuroria, në një njoftim për mediat, bëri me dije se të arrestuarit u merrnin pacientëve para për të kryer një skaner. “Merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerave, arrestohet mjeku, shoqërohen dy të tjerë Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën dtejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’. Nga…
Author: tirana
Tetë automjete dhe një motor janë përfshirë në një aksident në qytetin e Fierit, në vendin e njohur si “Zogu i Zi” në kryqëzimin e lagjes Apolonia. Dy automjete tip Golf, 1 Skoda, 1 Honda, 1 Peugeot, 1 Audi, 1 Opel, 1 Mercedes Benz dhe një motor që shërben për shpërndarjen e picave janë përfshirë në aksident, shkaqet e të cilit ende nuk dihen. Në vendngjarje kanë shkuar forcat policore ndërsa paraprakisht mësohet se nuk ka të lënduar në gjende të rendë, por vetëm dëme materiale.
Fuqizimi i të rinjve, vajzave dhe djemve me aftësi të nevojshme digjitale për tregun e punës dhe për shkollat është në fokus të punës së Bashkisë së Matit. Ditën e sotme në Pallatin e Kulturës së këtij qyteti u zhvillua një takim në kuadër të Projektit “Inovacioni dhe Kultura për të fuqizuar Matin – ICTe Mat”. Kryebashkiaku Agron Malaj siguron se rivitalimi i Pallatit të Kulturës do të nxisë inconacionin dhe do të mbështesë më tej të rinjtë. “Fuqizimi i të rinjëve, vajzave dhe djemve me aftësi të nevojshme digjitale për tregun e punës dhe për shkollat, është projekti më…
Gjenerali grek, Konstantinos Floros i ka dërguar sërish një mesazh provokues Turqisë, ndërsa tensionet mes dy vendeve vijojnë të jenë të larta. Gjenerali vizitoi Burgun Ushtarak në Kastanies Evros, i cili në vitin 2020 ishte vënë në qendër të trazirave me Turqinë. Duke iu drejtuar oficerëve të Forcave të Armatosura, gjenerali Floros u shpreh: “Na thonë se jemi të parëndësishëm, por ne jemi një forcë e fortë ushtarake në rajon.”
Kombëtarja Shqiptare mbërriti mesditën e sotme në Tel Aviv, aty ku nesër në mbrëmje do të përballet me Izraelin në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kombeve, ndërsa trajneri Edi Reja doli në konferencën e zakonshme për shtyp, ku foli për gjendjen e skuadrës në prag të sfidës. Trajneri italian i kuqezinjve tha se gjatë kësaj jave kjo sfidë është përgatitur si një finale, pasi Shqipërisë i bën punë vetëm fitorja në Izrael, teksa u shpreh se mungesat nuk do të ndikojnë, por do të vendosë vetëm dëshira e futbollistëve në fushë. A e keni trajtuar si një ndeshje finale…
Një varkë me 120 emigrantë është përmbytur në brigjet e Tartus në Siri. Autoritetet siriane gjetën trupat e të paktën 73 personave, tha në një deklaratë ministri sirian i Shëndetësisë, Hassan al-Wubah. Për shkak të krizës ekonomike në Liban, një nga më të këqijat në botë që nga viti 1850, shumë po përpiqen të largohen nga vendi. Përveç libanezëve, anijet shpesh transportojnë njerëz që tashmë janë refugjatë nga Siria dhe Palestina.
Një tjetër video që tregon gjendjen e rezervistëve rusë pas thirrjes për mobilizim nga Vladimir Putin është shpërndarë në rrjet. Në pamje thuhet se shfaqen rezervistët brenda një stacioni grumbullimi në Rusi. Një oficer dëgjohet që t’u thotë burrave të pranishëm që koha e lojërave u ka mbaruar. “Kjo është e gjitha, koha e lojërave ka përfunduar. Ju jeni ushtarë tani!” Another revealing video. Scene inside a mustering station in Russia where an officer yells at angry, resentful men who have been mobilized.“That’s it- playtime’s over. You’re soldiers now!” pic.twitter.com/oTfomvgsUf— Patrick Reevell (@Reevellp) September 23, 2022
Balerini dhe koreografi Ilir Shaqirit ka sqaruar aludimet e publikuara në mediat mbi krisjen e marrëdhënies së tij me trashëgimtaren e Top Channel, Lori Hoxha. “Nisur nga akuzat e pabazuara te disa portaleve lajmetare “informative” te cilat etiketojne tituj artikujsh pa kuptuar rendesine e fjaleve qe shkruajne, duke demtuar figuren dhe punen time, vendosa se ka ardhur momenti te sqaroj dicka per respekt të gjithë atyre qe kane vleresuar ne personin tim njeriun dhe artistin ne pikat e mia me te forta si KORREKTESIA dhe DISIPLINA , virtyte te cilat vijne si rrjedhoje e edukimit tim profesional ne nje kohe…
Enti Rregullator i Energjisë miratoi sot vendosjen e fashës prej 800 KW dhe çmimin e ri që do paguajnë familjet që kalojnë fashën që do të jetë 42 lekë KW. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku deklaroi se ERE nuk duhet të luajë rolin e noterit të qeverisë pasi është një organ i pavarur. Tabaku propozoi që çmimi i energjisë të mos rritet për familjarët dhe bizneset, pavarësisht konsumit. “Janë disa elementë që kërkuam që bordi të marrë parasysh. Qeveria e bën fakt të kryer rritjen e çmimit. Çmimi nuk e justifikon sepse 40% blihet nga jashtë, por 60% e prodhojmë brenda…
Kryetari i LEGA-s së djathtë, Mateo Salvini kërkon mbështetjen e emigrantëve shqiptarë në Itali në prag të zgjedhjeve parlamentare që pritet të zhvillohen në Itali më 25 shtator. Kandidatja për deputete në parlamentin Italian, shqiptarja Anita Likmeta e cila kandidon në listën Impegno Civico të Partisë Demokratike ka reaguar ashpër pas kësaj thirrjeje të Salivinit. “Salvini i pafytyrë, kërkon votën e shqiptarëve pasi i ka përbuzur prej vitesh. Fatkeqësi për të, sepse ne shqiptarët jemi njerëz krenarë, me dinjitet dhe kujtesë të shkëlqyer”, shkruan Anita Likmeta në llogarinë e saj publik në “Facebook”. Më 20 shtator 2013, Salvini, përmes një…
Prokurori Edmond Shytko i Prokurorisë së Korçës u përball sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu, raporton tirananews.al. Por të pranishmit në këtë seancë u përballën me një moment të pazakontë kur përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs u largua në mënyrë demostrative nga seanca dëgjmore për të cilën KPK ishte mbledhur. Theo Jacobs i është drejtuar subjektit Edmond Shytko se nuk ka kohë ta dëgjojë dhe se ka dhe punë të tjera. “ Nuk rri dot të të dëgjoj se kam…
Aktori Ryan Grantham është shpallur fajtor për vrasjen e nënës së tij, Barbara Waite, në vitin 2020. Gjykata e dënoi 24-vjeçarin me burgim të përjetshëm. Grantham pranoi se kishte qëlluar nënën e tij në pjesën e pasme të kokës, ndërsa ajo luante piano. Ai udhëtoi afërsisht 200 kilometra në lindje deri në qytetin Hope, përpara se të kthehej dhe të shkonte në një stacion policie në Vankuver, ku i tha një oficeri: “Unë vrava nënën time”.