Një 30-vjeçare, e cila nuk ka dashur që të identifikohet, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, për të rrëfyer jetën e saj të vështirë, ku është ngacmuar seksualisht që kur ka qenë 6 vjeçe. Duke qenë se nuk ka dashur të tregojë emrin e vërtetë, gjatë intervistës iu drejtuan me emrin Ana. Kjo e fundit thotë se ka qenë 6 vjeçe kur me të janë bërë veprime të turpshme. “Nga njerëz të rritur, jo pjesëtar të familjes, po le të themi të gjakut. E ka zgjatur deri kur bëra 10 vjeç, ata ishin të moshës 26 vjeç. Nuk…
Author: tirana
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka komentuar për herë të parë zërat se do të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës në pranverën e vitit 2023. Ai ka thënë se zgjedhjet lokale kanë interes të madh dhe janë test dhe për opozitën që nuk garoi katër vite më parë. Duke folur për emisionin “Kafe Shqeto”, Këlliçi u shpreh se ai deri tani nuk ka asnjë aspiratë për të garuar për këtë post, as nuk e ka kërkuar dhe as nuk e synon një betejë politike, me shumë mundësi, përballë Erion Veliajt. “Nuk kam … Strategji jo njëherë, fare – tha pa…
Që prej ditëlindjes së ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, partnerja e tij Aurela nuk ka qenë aktive në rrjetet sociale ku ajo ndan pjesë nga përditshmëria. Vetëm ditën e sotme Aurela është “bërë e gjallë”, por nëse mendoni se ka publikuar një fot me Bashën, gaboheni. Aurela ka publikuar një foto me qenin e saj Dexter, cili zë një numër të konsiderueshëm të postimeve në Instagramin e saj.
Prokuroria Durrës sekuestron 6 apartamente, 3 automjete, garazh dhe llogari bankare. Mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, bazuar në nenin 274 të K. Pr. Penale si dhe ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr. 24/2014, datë 20.03.2014, nr. 70/2017, datë 27.04.2017), me vendimin nr. 573, datë 18.09.2022, ka vendosur:-Të caktojë si masë sigurimi pasuror “Sekuestro Preventive”, për pasuritë e shtetasit K.A dhe të familjarëve të tij.Për këto arsye në mbështetje të…
Paga bazë e efektivëve të burgjeve rritet me 13 mijë e 700 lekë. Drejtori përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija tha se nga kjo rritje page përfitojnë 3560 punonjës të policisë së burgjeve. I pranishëm në takimin që u mbajt në Fier ishte dhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili tha se nga 1 shtatori, pagat e policisë së burgjeve janë të barazuara me ato të policisë së Shtetit.
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, paralajmëroi Lulzim Bashën, duke i thënë se çështja e financimeve ruse në PD nuk ka për tu mbyllur aq lehtë, ndërsa i kërkoi atij që të dalë dhe të sqarojë gjithçka për këtë financim. Po ashtu Berisha përsëriti se Lulzim Basha e ka gënjyer, kur i ka thënë se financimi është bërë nga diaspora shqiptare. “A janë këto dëshmitë e lidhjeve të Edi Ramës me pistën ruse, të Lul Bashës? Pse do e shpëtonte? Edhe sot i them Bashës, mos kujto se mbyllet ky problem. Do dalësh të deklarosh, t’u thuash…
Prej ditësh kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla thotë se Sali Berisha mund të shpallet “non-grata” edhe nga Bashkimi Europian. I pyetur nga gazetarët, Berisha tha se “që të bëhet zëdhënës i BE-së kreu i bandës së Elbasanit, është një problem në vetvete, por kam bindjen që edhe ai do të marrë vendin e tij”.
Drejtori i kolegjit turk “Mehmet Akif”, që u mbyll me vendim qeverie, thotë se morën vërejtje për tabelat, llambat si dhe për mungesën e një palestre. Mustafa Ertekin tha se 3 muaj më parë bënë kërkesë për zhvendosje, por nuk kanë bërë asgjë në kundërshtim me udhëzimet e Ministrisë së Arsimit. “Vërejtja që është bërë nga komisioni i inspektorëve ka qenë për 4 klasa për pozicioni i tabelës dhe mbajtja e llambës. Ndryshimin e kemi bërë menjëherë. Ky qenka problem serioz deri në mbylljen e një institucioni. Ne jemi në shekullin 21 dhe përdorim teknologji si tabela smart që nuk…
Sali Berisha thotë se kreu i qeverisë Edi Rama është nën hetim ndërkombëtar. Në konferëncën me gazetarët në selinë blu, kryetari i demokratëve tha se në një email të Mec Gonigal, i cili po hetohet nga FBI, është gjetur një komunikim me Edi Ramën. “Charles McGonigal hetohej intensivisht nga FBI, ish-anëtar i komisionit Myler, si prokuror i pavarur për të hetuar lidhjet e Donald Trump me rusët. Ky McGonigal ishte në ekipin e Myler, por hetohet vetë për lidhjet me rusët. Çdo udhëtim i kryer nga McGonigal në Shqipëri, çdo pagesë, dhuratë, të dhëna atij nga Dorian Duçka, këshilltari famoz…
Në konferencën me gazetarët, Sali Berisha ka komentuar edhe mbylljen e kopshteve dhe shkollave turke, ku i cilësoi si çnjerëzore. Ai tha se Shqipëria është një shtet sovran dhe jo vasal i Turqisë. “Problemet ideologjike që ka Erdogani me Gylenin janë probleme të Turqisë, jo të Shqipërisë. Nga Shqipëria ne nuk do lejonim kurrë që të lejoheshin akte dhe provokime turke. Po këto janë akte çnjerëzore, të çohet kryeministri të mbyll një kopsht. Në çdo vend të botës, kjo shkollë plotësisht legjitime në harkun arsimor do shkonte në gjykatë, po kjo s’ndodh në një vend ku s’ka drejtësi. Ka drejtësi…
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së Federatës Shqiptarë të Futbollit, ka dënuar me 4 ndeshje pa tifozë Kukësin, për sjelljen e tyre në ndeshjen kundër Partizanit javën e kaluar, ku futbollisti mik, Tedi Cara u godit me sende. “KF Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a, 65/3/b, 65/3/c, dhe 65/4/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë”, thuhet në vendimin e FSHF. Po ashtu Komiteti i Disiplinës ka dënuar…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët nga selia blu, tha se kryeministri Edi Rama goditi sistemin TIMS me hakera nga Rusia dhe Serbia. Po ashtu Berisha hedh akuza se shkatërrimi i sistemeve është bërë për të zhdukur prova që ekzistojnë mbledhjet e tmerrshme të krimit për Edi Ramën, Ballë, Gjiknurin, Veliajn dhe qeveritarë të tjerë. “Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit, për Edi Ramën, Taulant Ballën, Damian Gjiknurin, Erion Veliajn dhe qeveritarë të tjerë. Duke asgjësuar të dhënat…