Author: tirana

Hoxha, Ahmed Kalaja në një intervistë në emisionin në RTV ORA tregoi rreth lidhjes së tij me besimin si dhe për familjen e tij të madhe. Kalaja thotë se ishin pyetjet e moshës që nuk mund t’ju jepte përgjigje ato që e çuan drejt besimit. “Kam 10 fëmijë dhe prindërit. Bashkëshortja është goxha potente në ndihmën e saj në këtë mision që kemi. Gjëja e mirë është që janë rritur dhe fëmijët. Dhe kur mungojmë në shtëpi nuk vihet shumë re, se një pjesë të punëve e kryejnë ato. Moza në fundjavë është gjithë ditën në xhami. Dhe gjatë javës…

Read More

Policia ka identifikuar dhe ka vënë në pranga një 37 vjeçare në Tiranë e cila përdorte të dhënat e një shtetase tjetër dhe fëmijës së saj të mitur. 37-vjeçarja i kishte përdorur fotot dhe emrin e shtetases tjetër për një kohë të gjatë duke shpërndarë pastime ofenduese dhe kërcënuese. Rasti i saj do të ndiqet nga Prokuroria për veprën penale, ‘Falsifikim Kompjuterik’. Tiranë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Kompjuterik. Përdorte të dhënat e një shtetaseje tjetër, për të hapur llogari false në rrjetet sociale, vihet në pranga 37-vjeçarja. Specialistët e Seksionit…

Read More

Një natë më parë, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, dy persona vodhën xhiron ditore të një karburanti dhe u larguan menjëherë me motoçikletë. Por arratisja nuk ka zgjatur shumë, pasi policia i gjeti. Vëllezërit David Lalaj, 21-vjeç dhe Mark Lalaj, 16-vjeç akuzohen për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim Gjatë kontrolleve personale dhe në banesën e të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan edhe aparati celular që i kishin vjedhur shitësit të karburantit, si dhe një sasi lënde…

Read More

Në New York, është nënshkruar një marrëveshje për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një takim me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar. Gjatë takimit, nënshkroi edhe marrëveshjen për heqjen e vizave mes Shqipërisë dhe Kazakistanit. “Me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Tileuberdi Mukhtar nënshkruam në Nju York marrëveshjen për heqjen reciproke të vizave mes dy vendeve. E bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh, në lirinë e lëvizjes dhe kontaktet e qytetarëve tanë”,-shkruan ministrja e Europës dhe e Punëve…

Read More

Në samitin joformal të Komunitetit Politik Evropian më 6 tetor në Pragë të Çekisë do të jenë të ftuara edhe vendet e Ballkanit Perëndimor. Nisma e presidentit francez Emmanuel Macron për të krijuar një Komunitet Politik Evropian po nis të kristalizohet. Takimi i parë i këtij komuniteti të ri pritet të jetë në Pragë të Çekisë, e cila këtë gjashtëmujor është presidente e radhës së BE-së. Siç bëjnë të ditur burime të DW në Bruksel, kryesia çeke e radhës, krahas 27 anëtarëve të BE-së, ka ftuar në samitin joformal, edhe 17 vende të tjera jo anëtare të BE-së. Ftesat iu…

Read More

Pas një kalvari thashethemesh që shoqëroi lidhjen e tyre vitet e fundit Wanda Nara ndahet përfundimisht nga futbollisti Mauro Icardi. Lajmi është konfirmuar nga vetë Wanda përmes një postimi në rrjetet sociale e cila shkruan se po kalon një moment të dhimbshëm dhe se do të japë detaje të mëtejshme për divorcin. “Është shumë e dhimbshme për mua të jetoj këtë moment. Nuk do të jap më të dhëna më të detajuara për këtë ndarje. Ju lutem të më kuptoni, jo vetëm për mua, por edhe për fëmijët tanë”.

Read More

Pak ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria ”Rama 3” ka vendosur që të mbyllë gjimnazin “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë, një prej më të mirëve në Shqipëri. Këtë të premte ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka treguar pse është marrë ky vendim. Postimi i plotë SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK Nisur nga interesimi dhe spekullimet në lidhje me shkaqet që çuan në heqjen e licencës dhe mbylljen e shkollës jopublike “Mehmet Akif Ersoy”, sqarojmë se ky vendim është rezultat i konstatimit nga Ministria e Arsimit dhe Sportit të një sërë shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga zotëruesit e…

Read More

Këngëtarja shumë e dashur nga publiku, Besa Kokëdhima dhe reperi kosovar Lyrical Son, kanë publikuar bashkëpunimin e tyre. “Si kalama” titullohet kënga e tyre e re, e cila vjen e gërshetuar me këngën tjetër të Besës, “Machoman”. Të dy këngët janë punuar nga vetë Besa, gjersa në këngën “Si kalama” ka kontribuuar edhe këngëtarja tjetër e njohur, Elvana Gjata.

Read More

Një zjarr i përmasave të mëdha kanë prekur mbrëmjen e djeshme në Kaninë, Tragjas, Dukat e Zvërnec. Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e zjarreve, dhe në banesën e tij është gjetur një armë zjarri me fishek në fole. Banorët u shprehen të shqetësuar për shkak të dëmit që flakët e zjarrit po shkaktojnë në zonë duke djegur ullinj 100, 200-vjeçar, ndërsa rrezikojnë dhe shumë familje, shtëpitë e të cilëve ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.

Read More

Mëngjesin e kësaj të premteje, një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur në autostradën Mamurras-Milot. Mësohet se një automjet ka përplasur një grua pranë mbikalimit të Patokut duke e lënë të vdekur në vend. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë. Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia e grupi hetimor janë ne vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë. Paraprakisht dyshohet se viktima ka prerë rrugën gjatë kalimit nga një krah në krahun tjetër.

Read More

Pak ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria ”Rama 3” ka vendosur që të mbyllë gjimnazin “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë, një prej më të mirëve në Shqipëri. Mbyllja është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës, pasi sipas Ministrisë së Arsimit, godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria. Pas vendimit të qeverisë, ka reaguar edhe Kolegji “Mehmet Akif”. “Deri më tani, në shkollën tonë janë arsimuar mijëra nxënës, të cilët sot përbëjnë elitën intelektuale të vendit, ndërsa duam të theksojmë se krahas tyre, vendimi i qeverisë prek në mënyrë të…

Read More

“Gjaku i marrë nuk falet”, një ligj kanunor dhe i bandave, vijon të përgjakë kryeqytetin e veriut, Shkodrën. I fundit i vrarë nga hesapet mes rivalëve në Shkodër, është 19-vjeçari Erjon Xhenje. Ai është ekzekutuar nga djali i Ismetit, Bajram Çekorja. Ky i fundit ndonëse është në kërkim për përfshirje në një tjetër atentat, nuk është penguar që të marrë hakun për vrasjen e babait shumë pranë derës së shtëpisë, 2 shtatorin e këtij viti. Bajram Çekorja vrau të riun, pasi Erjon Xhenje i nxori në pritë babanë ditën që e ekzekutuan. Ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht, po ajo…

Read More