Territoret e pushtuara nga Rusia në Ukrainën lindore dhe jugore do lidhen përmes referendumeve të rreme. Procesi të kujton aneksimin e Krimesë në vitin 2014, por ka edhe dallime. Deklaratat e para për synimet u bënë në pranverë, Rusia tani dëshiron të aneksojë urgjentisht territoret e pushtuara të Ukrainës jugore dhe lindore. Votimet e bashkimit do të zhvillohen njëkohësisht në rajonet Donjeck, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia gjatë ditëve 23-27 shtator. Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi në një fjalim të mërkurën se Moska do t’i njihte rezultatet. Presidenti Putin gjatë fjalimit të tij më 21 shtator 2022 Ashtu si me aneksimin…
Author: tirana
Vrasja e 22-vjeçares, Mahsa Amini nga policia në Iran po shkakton protesta të dhunshme në mbarë Europën. Anëtarë të komunitetit iranian dhe grupet e ekstremit të majtë u përplasën me policinë në një protestë në Athinë përpara godinës së ambasadës iraniane. Amini u vra pasi sipas Policisë nuk kishte vendosur si duhur shaminë. Prostuesit në Athinë donin të afroheshin më shumë pranë selisë diplomatike, por nuk u lejuan nga forcat e rendit të cilët i shpërndarë duke përdorur dhe dhunë. Pjesëmarrësit mbanin në duar dhjetëra parulla mes të cilave shkruhej se “Homofobia dhe seksizmi vrasin” apo “Gratë nuk kanë të…
Këtë të premte kryeministri Edi Rama, e nis ditën me pamje nga Shishtaveci i Kukësit, ku jep lajmin se së shpejti do të përfundojë edhe “Parku i Aventurave”. Teksa iu uron ndjekësve një ditë të mbarë, Rama thekson se kjo do të jetë një mundësi e artë për zhvillimin e turizmit. “MIRËMËNGJES dhe nga Shishtaveci i Kukësit ku po merr jetë “Parku i Aventurave”, një mundësi e artë për zhvillimin e turizmit në këtë kënd të Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur”,-shkruan Rama në facebook.
Dukesha Meghan Markle teksa ishte e pranishme në nderimet që u bënë për Mbretëreshën Elizabeth II, lotoi për monarken që mbretëroi 70-vite, edhe pse raportet e tyre nuk ishin të mira. Sipas ”Daily Star”, një ekspert mbretëror beson se dukesha e dinte mirë se do të fotografohej në këtë situatë. “Është e vështirë të thuhet nëse lotët janë trishtim i vërtetë, por Meghan e dinte patjetër që lotët do të viheshin re dhe do të fotografoheshin”, thotë ekspertja e gjuhës së trupit Adrienne Carter për Daily Star. “Ishte shumë e ashpër. Ne nuk shohim shumë lëvizje të muskujve në fytyrën…
Dashi Kjo periudhë do të jetë disi e rënduar sa i takon punës, ku zgjidhjet që prisnit do të vonojnë. Kjo gjë do të bëjë që të përfshiheni nga ankthi. I njëjti ankth do të dominojë edhe në raportet në çift. Demi Të lindurit e kësaj shenje i pret një e premte e ngarkuar me lodhje, gjatë së cilës do të keni shumë gjëra për të bërë. Megjithatë me kalimin e ditëve planetet do të pozicionohen në anën tuaj. Binjakët Java do të nisë më së miri në sajë të ndikimit të favorshëm të Hënës, e cila do të jetë…
Kjo ditë e premte, do të jetë me kthjellime dhe vranësira mestarë përgjatë pasdites. Temperaturat minimale do të jenë të ulëta 5-13 gradë në veri në mëngjes. Gjatë ditës temperaturat maksimale parashikohen 18-21 gradë C në veri deri në 23-25 gradë C në zonat ulta dhe në bregdet. Era do të jetë më drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.
“Të lindet një njeri” vjen në Teatrin Metropol të Tiranës me regji të Stefan Çapalikut dhe aktorët, Rafael Hoxhaj, Julinda Emiri, Ilirda Bejleri, Bujar Hoxhaj dhe koncertmaesdtron Andi Kongo. Migjeni, poeti i rinisë, i ripropozuar në një lexim teatror. Një shfaqje multidisiplinore, ku fjala, aktrimi, muzika, danci, instalacioni i sjellin edhe më të gjallë personazhet migjenianë. Performanca teatrore “Të lindet një njeri” priret drejt aktualizimit të tematikave migjeniane, për “t’birt e shekullit të ri”. Shfaqjen mund ta ndiqni në datat 23, 24, 25 shtator në Teatrin e Metropolit Tiranë. Gjithashtu shfaqja do të luhet në Pogradec më 1 Tetor në…
Ronaldo fenomeni mbush sot 46 vjeç. Lojtar që ka frymëzuar gjenerata të tëra njerëzish. Ibrahimovic kryeneçi e konsideron të paarritshëm, më të mirin e të gjithëve. Çfarë do të kishte ndodhur nëse Ronaldo nuk do ishte prekur nga lëndimet? “Merr një pistoletë me vete, dhe në momentin që do të qëllosh, lutu që të jesh aq i shpejtë sa të arrish ta kapësh”. Këto janë fjalët e Billy Costacurta-s, që shpjegoi të vetmen mënyrë për të ndalur atë që konsiderohej i vetmi “O’ Fenomeno” Ronaldo. Historia e tij fillon kur ai zbulohet një ditë nga një bankier i quajtur Alexandre…
Kompetencat e Policive Bashkiake do të zgjerohen. Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të enjte projektligjin që u jep këtyre strukturave më shumë fuqi. Në bazë të këtyre ndryshimeve, policia bashkiake mund të vendosë gjoba në territorin e bashkisë për ëdo shkelje të Kodit Rrugor, jo vetëm për rastet që lidhen me parkimin, apo shkeljen e orareve të kufizimeve në rastet e mjeteve të rënda. Policia Bashkiake do të ketë kompetencë gjithashtu që të verifikojë zbatimin e ligjshmërisë dhe patrullimin periodik në bashkëpunim me Policinë e Shtetit përgjatë vijës bregdetare publike dhe në zonat çlodhëse të ujërave të brendshme në…
Një biletë për të fluturuar nga Moska në drejtim të Beogradit ka arritur deri në 9 mijë euro. Kështu u shpreh gazetari Idro Seferi për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, përmes një lidhjeje të drejpërdrejtë nga aeroporti i Beogradit. Ai u shpreh se rreth 30 mijë rusë kanë ardhur në kryeqytetin serb, që pas nisjes së konfliktit me Ukrainën. “Sot nga bileta nga Moska për në Beograd ka shkuar deri në 9 mijë euro. Serbia është një nga vendet ku ata mund të lëvizin pa viza. Nuk ka aq shumë avionë sa ka kërkesa nga Rusia që të vijnë në…
Një 34-vjeçare ka arritur të shpëtojë nga duart e dhunshme të ish-burrit në Kretë. Mediat greke bëjnë me dije se shqiptarja ishte në gjumë kur ndjeu se dikush i vuri duart në qafë. 34-vjeçarja ka rritur të shpëtojë nga duart e ish-burrit dhe të dalë në ballkon për të kërkuar ndihmë. Burri kishte hapur derën e ballkonit të shtëpisë dhe ka hyrë si hajdut në dhomën e gjumit dhe ka tentuar të mbysë ish-gruan. 41-vjeçari është në prangat e policisë dhe pritet të merret vendimi për të.
Në orën e fundit, qindra mijëra përdoruesit të Instagramit po përballen me probleme. Ajo që kanë vënë re përdoruesit është se faqja kryesore nuk përditësohet. Ata gjithashtu nuk janë në gjendje të hyjnë në llogaritë përkatëse, duke u kërkuar të regjistrohen përsëri me fjalëkalimet e tyre. Disa përdorues janë në gjendje të hyjnë në llogaritë e tyre, por thonë kanë probleme me dërgimin e mesazheve.