Author: tirana

Anëtari i kryesisë së PD, Roland Bejko ka dhënë një intervistë për Fax News ku ka folur lidhur me lajmin se ish kryeministri Sali Berisha mund të thirret në SPAK për të dëshmuar lidhur me privatizimin e kompleksit “Partizani”. Bejko e konsideroi këtë si diçka normale duke shtuar se e gjithë klasa politike duhej të thirrej para drejtësisë. Ndërsa Berishën e përcaktoi si liderin më të izoluar pas Enver Hoxhës, pasi nuk mund të udhëtonte drejt perëndimit për shkak të shpalljes “non-grata”. “Unë uroj që Berisha të jetë i pafajshëm, por gjithë PD-në po e merr në qafë sepse e…

Read More

Shumë njerëz e anashkalojnë mëngjesin, ndonëse është vakti më i rëndësishëm i ditës. Kjo shmangie nuk vjen pa pasoja. Përveçse nuk kanë energji të mjaftueshme për të kryer të gjitha detyrat, mbartin gjithashtu një rrezik më të madh për zhvillimin e diabetit të tipit 2 me kalimin e kohës. Studiuesit përcaktojnë se anashkalimi i mëngjesit një herë në javë lidhet me gjashtë për qind rrezik më të lartë të zhvillimit të këtij lloji të diabetit, ndërsa kjo përqindje rritet deri në nëntë herë nëse mëngjesi anashkalohet vazhdimisht gjatë javës. Sipas ekspertëve, anashkalimi i vaktit të mëngjesit mund të çojë në…

Read More

Një delegacion i Partisë Socialiste i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, zhvilloi një vizitë pune në Berlin ku u takua me nivelet më të larta të politikbërjes në Partinë Social-Demokrate Gjermane dhe Bundestagut Gjerman për çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor. Gjatë këtyre takimeve u theksua rëndësia e procesit të integrimit dhe roli i veçantë që luan Gjermania në këtë proces. “U munduam t’iu shpjegojmë të gjithë interlokutorëve që diskutuam proceset që po zhvillohen në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe “Ballkanin e Hapur”. Mesazhi doli shumë i qartë nga të gjithë bashkëbiseduesit që: Gjermania është mbështetëse e…

Read More

Pas një humbjeje kolosale në peshë gjatë dy viteve, aktorja Rebel Wilson është shfaqur duke pozuar me bikini. Rebel ka shpërndarë disa foto mahnitëse në Instagram që kur zbuloi se ka humbur 35 kg. Shumë ndjekës e kanë përgëzuar për vullnetin dhe vendosmërinë që ka treguar drejt ndryshimit të pamjes së saj. “Çfarë frymëzimi!” “E mahnitshme!” “Shkëlqen”, ishin këto disa nga komentet e lëna nga ndjekësit e saj nëpër postimet e shpërndara nga aktorja. Kohët e fundit, Rebeli organizoi edhe një sesion pyetjesh dhe përgjigjesh me fansat e saj në Instagram dhe i pyeti ata: “Nëse do të shkruaja një…

Read More

Akrepat e orës së shpejti do të lëvizin prapa, duke na dhënë një orë shtesë gjumë. Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë vit, më 25 mars akrepat e orës lëvizën përpara për një orë. Por, si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit. Të dielën, më 30 tetor, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke iu mundësuar…

Read More

Një 34-vjeçare shqiptare ka arritur të shpëtojë nga duart e dhunshme të ish-burrit të saj në Heraklio të Kretës. Mediat greke shkruajnë se ajo ishte shtrirë për të fjetur kur ndjeu se dikush i vuri duart në qafë. Ish-bashkëshorti i saj kishte thyer derën e ballkonit të shtëpisë dhe ishte futur në dhomën e gjumit, ndërsa ka tentuar të mbysë 34-vjeçaren. E reja ka rritur të shpëtojë nga duart e tij dhe të dalë në ballkon për të kërkuar ndihmë.

Read More

Prokuroria e Posaçme regjistroi procedimin e 3-të penal për ish-Presidentin Ilir Meta në bazë të kallëzimit të bërë nga avokati Idajet Beqiri për disa vepra penale mes të cilave korrupsioni, pastrimi i parave dhe fshehja e pasurisë. Hetimi është në fazën paraprake të tij, ku prokuroret do të verifikojnë fillimisht dokumentacionin. Kallëzimi kishte në fokus trajtimet estetike, që sipas denoncuesit, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kryer në spitale jashtë vendit në San Marino dhe Vjenë. Avokati ka sqaruar se ka dorëzuar në SPAK një faturë me vlerë mbi 287 mijë Euro për të cilën…

Read More

Mobilizimi ushtarak ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, pas njoftimit të Vladimir Putinit, ndërkohë në rrjetet sociale kanë qarkulluar video të burrave që u kanë dhënë lamtumirën familjarëve të tyre në lot. Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi dje një mobilizim të pjesshëm dhe u zotua të përdorë “të gjitha mjetet e disponueshme” për të parandaluar sulmet e ardhshme, duke dërguar të paktën 300,000 rezervistë në betejë në një përshkallëzim dramatik të pushtimit të tij në Ukrainë. Korrespondenti i Guardian, Piotr Sauer publikoi një video nga rrjeti Taygainfo, duke treguar familjet që po i japin lamtumirën njerëzve të tyre për…

Read More

Larja e tepërt Larja shumë e shpeshtë e fytyrës mund të plakë lëkurën tuaj. Mos e lani fytyrën më shumë se dy herë në ditë, me përjashtim kur stërviteni. Përdorni produkte të gabuara Sigurohuni që të përdorni produkte të përshtatshme për larjen e fytyrës. Produkte si sapuni dëmton dhe than lëkurën, shkatërron yndyrnat natyrale të fytyrës dhe shkakton acarim. Përdorni produkte me përbërës qetësues si çaji jeshil ose aloe vera. Nëse keni probleme me aknet, përdorni produkte që përmbajnë acid salicilik. Përdorimi i gabuar i peeling-ut Nuk duhet të bëni shumë shpesh peeling. Rekomandohet një herë në javë. Shërben për…

Read More

Zëdhënësi i Kremlinit bën me dije se raportet për një eksod të burrave rusë që mund të thirreshin si rezervistë, sipas planeve të reja të mobilizimit, janë “të ekzagjeruara”. Këto raporte erdhën pas fjalimit të djeshëm të Presidentit Putin, në të cilin ai tha se mobilizimi i pjesshëm ishte i nevojshëm për të siguruar integritetin territorial rus, me rreth 300.000 rezervistë ushtarakë që përballen me thirrjen për të luftuar. Në një telefonatë me gazetarët, zëdhënësi Dmitry Peskov refuzoi gjithashtu të mohonte raportet e mediave ruse se disa prej protestuesve të arrestuar të mërkurën u ishin dhënë draft dokumentet, duke thënë:…

Read More

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, në takimin e Këshillit të Sigurimit “Paqja dhe Siguria e Ukrainës”, dënoi agresionin rus, duke e bërë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, përgjegjës për jetët e humbura në Ukrainë dhe luftën e urisë në mbarë botën. “Veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara. Rusia ka zgjedhur ta injorojë hapur vazhdimisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Ne si komunitet ndërkombëtar duhet të vazhdojmë të ndihmojmë në mbrojtjen e Ukrainës”, tha ministrja e Jashtme e vendit tonë.

Read More