Author: tirana

“Vogue” i ka kërkuar aktorin Brad Pitt të tregojë emrat e burrave që ai i konsideron më të pashëm dhe seksi në botë. Ylli i Hollywood-it ka zgjedhur dy aktorë. Emri i parë që ka dhënë është ai i Paul Newman. “Në botën e aktrimit, që është puna ime ditore, do të thoja Paul Newman. I pashëm, u plak me shumë hijeshi dhe siç e dini ka qenë një njeri shumë special, zemërmirë, i dashur, i sinqertë”, tha Pitt. Më pas, ai përmendi edhe Geroge Clooney. “Do zgjedh George Cloone-n,  pse jo. Se zakonisht ai e le emrin tim jashtë…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, ditën e sotme feston ditëlindjen. Suli e ka festuar ditëlindjen e tij në zyrë e cila ishte stërmbushur me lule. Ka qenë fotografi Agim Rama, ai i cili ka publikuar disa foto nga atmosfera e ditëlindjes së kryetarit në ambientet e Bashkisë. Në fotot e publikuara shihen lule të shumta, tortë dhe shampanjë, e sigurisht nuk kishin si të mungonin as dollitë dhe urimet për Sulin.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke marrë shkas edhe nga sulmi kibernetik mbi sistemet digjitale në Shqipëri, shkruan se vetëm protestat qytetare do të mund të rivendosin rendin Kushtetues dhe ligjshmërinë, për t’u ndarë me dekadën e hajdutërisë së kryeministrit Edi Rama. Ish-presidenti shprehet se shkelësit e ligjit duhet të vihen para përgjegjësisë. Postimi i Ilir Metës: Në një shtet të kapur tërësisht nga mafia kush do t’i vendosë përpara përgjegjësisë shkelësit e ligjit, të sigurisë kombëtare dhe të transferimit të të dhënave të qytetarëve te patronazhistët për qëllime shantazhi dhe presioni? Vetëm protestat qytetare do të rivendosin…

Read More

Disa faqe të qeverisë iraniane kanë rënë nga sistemi, si pasojë e një sulmi të kryer nga grupi i hakerëve, Anonymous. Vetë grupi e mori përgjegjësinë për sulmin, pas protestave kombëtare që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, pas arrestimit nga Policia për Moral në Iran. Faqja e presidencës iraniane, e agjencisë së lajmeve Fars, e afërt me autoritetet, dhe e Qendrës forenzike të Iranit, është ne mesin e websitet të cilat janë të paaksesueshme për momentin. Një profil në Twitter, qe pretendohet se i përket grupit, Anonymous, ka postuar një video-mesazh që ofron mbështetje…

Read More

Për ata që mbaheshin në qelitë e bodrumit të errët të një burgu të improvizuar rus në qytetin ukrainas të Izyum, ishte më shumë se një lloj torture. Mykhailo Ivanovych, 67 vjeç, i ulur në një repart në spitalin kryesor të qytetit, i cili u dëmtua rëndë nga granatimet, rrëfen abuzimet që pësoi: goditjet elektrike, rrahjet, kockat e thyera dhe gjilpërat e injektuara. Krahu i tij i majtë është i lidhur me fashë. Ai është i lodhur, por zëri i tij është i palëkundur. “Më torturuan 12 ditë”, na thotë ai. “Më rrahën kudo. Më thyen krahun. Më rrahën deri në…

Read More

Dy vrasjet e ndodhura së fundmi në Shkodër, ajo e 19-vjeçarit Erjon Xhenje në 18 shtator dhe i Ismet Çekorjes në 2 shtator duket se kanë një lidhje me njëra tjetrën. Kjo sepse nga grupi hetimor është konfirmuar se i riu, Xhenje është ekzekutuar nga djali i Ismetit, Bajram Çekorja. Ky i fundit ndonëse është në kërkim për përfshirje në një tjetër atentat, nuk është penguar që të marrë hakun për vrasjen e babait shumë pranë derës së shtëpisë. Dyshohet se Bajram Çekorja, 24-vjeç vrau të riun Erjon Xhenje, pasi ky i fundit i nxori në pritë babanë ditën që e ekzekutuan.…

Read More

Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden në Nju Jork, ku ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, kanë dalë në një foto me Biden dhe bashkëshorten e tij, Jill Biden. “Fotoja e ditës”, shkruan Rama në postimin e tij.

Read More

Autoritetet ekuadoriane kanë gjetur trupin e pajetë të avokates që u shpall e zhdukur pasi vizitoi një shkollë trajnimi policor. María Belén Bernal, 34 vjeçe, u zhduk 10 ditë më parë pasi shkoi të takonte burrin e saj në kryeqytetin Quito. Burri i saj është i dyshuari kryesor për vrasjen dhe është në arrati. Zyrtarët thanë se eshtrat e saj u gjetën në një kodër 5 km nga shkolla e trajnimit. Presidenti Guillermo Lasso tha se lajmi i shkaktoi një “dhimbje të thellë”, ndërsa u zotua se autorët e kësaj vrasjeje nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Drejtuesi i…

Read More

Dy bashkëdrejtuesit e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri nga mazhoranca dhe Enkelejd Alibeaj nga opozita kanë zhvilluar një takim me takim me përfaqësuesit e ODIHR-it. Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri që është njëkohësisht dhe Sekretar i Përgjithshëm i PS thekson se në fokus të këtij takimi ka qenë ecuria e reformës zgjedhore dhe angazhimin i përbashkët për të rekuperuar kohën e humbur. “Bashkë me kolegun e opozitës Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, zhvilluam një takim me përfaqësuesit e ODIHR-it. Diskutuam mbi procesin e reformës, angazhimin…

Read More

Marinela Hysa, personazhi i njohur i Tik Tok është rikthyer pas një shkëputje të gjatë nga rrjetet sociale. Në “Kafe Shqeto”, Marinela foli për periudhën e vështirë që kaloi pas videove që u bënë virale teksa ajo shante, fyente dhe ofendote shumë njerëz të njohur të medias dhe showbiz-it. E pyetur se sa para kishte fituar nga Tik Tok, Marinela tha se bleu një palë atlete. “Me lekët e Tik Tok bleva këto atletet për t’i shkelur, ç’i do ato para. Bën para shumë por ç’i do. Mua Tik Toku edhe 5 mijë euro në muaj të më jepte nuk…

Read More

Shpallet në kërkim Bajram Çekorja, autori i dyshuar i vrasjes së 19-vjeçarit Erjon Xhenje pak ditë më parë në Shkodër. Nga burime në rrugë operative të grumbulluara, policia dyshon se autor i krimit është Çekorja. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, te cilët dyshohet se janë te implikuar në vrasjen e të riut. Kjo vrasje mendohet se është një hakmarrje e pastër pas vrasjes se Ismet Çekores, babai i Bajram Çekores. Përmes një deklarate në media, ai deklaroi se djali i tij është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet kriminale në…

Read More

Ish-ministri i Drejtësisë në Kinë është dënuar me burgim të përjetshëm për korrupsion dhe mbështetje ndaj aktiviteteve kriminale. Po ashtu, ai fshehu edhe aktivitetet kriminale të vëllait të tij. Fu Zhenghua është zyrtari i radhës i lartë që është ndëshkuar për korrupsion. 67-vjeçari është deklaruar fajtor se ka abuzuar me pushtetin si në rolin e ministrit, ashtu edhe në taë të kryepolicit në kryeqendër të Kinës, Pekin, nga vitet 2005 deri më 2021.

Read More