Author: tirana

Në një intervistë për gazeta “Sot”, nëna e gazetarit të ndjerë Kastriot Myftaraj, hedh dyshime mbi personat që e rrethonin Myftarajn gjatë ditëve të fundit të jetës së tij, duke theksuar se bënte pesë emisione në jave dhe nuk ishte ankuar asnjëherë, ndërsa menjëherë iu shfaq tumori në tru. “Im bir Kastriot Myftaraj ishte 56 vjeç. Nuk e lanë te jetonte me tepër. E ndoqën nga pas dhe i futën një çip malinj në tru”, kështu shprehet Violeta. Më tej, ajo vijon duke qenë më konkrete në akuzat e saj se djalin ia kanë vrarë: Flitet për vrasje. Po! Dhe…

Read More

Kuvendi miratoi sot projektvendimin “Për zgjatjen e afatit të veprimtarisë së komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë”. Me 101 vota pro, Kuvendi miratoi zgjatjen e afatit të këtij komisioni. Më herët, Konferenca e Kryetarëve miratoi kërkesën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, për zgjatjen e afatit të punës së komisionit deri në datën 21 tetor 2022. Deputetët e opozitës kërkojnë shtimin e numrit të bashkive, ndërsa PS mbështet ndarjen ekzistuese territoriale me 61 bashki dhe 12 qarqe.

Read More

Korrespondentja e luftës Christiane Amanpour kishte organizuar një intervistë me presidentin iranian për ta pyetur për vdekjen e gruas 22-vjeçare dhe protestat që kanë shpërthyer në vend. Në fakt, siç vëren gazetarj britanike-iraniane, kjo do të ishte intervista e parë e presidentit iranian në tokën amerikane. Megjithatë, intervista nuk u zhvillua kurrë pasi presidenti Raisi kërkoi që Amanpour të mbante shami sepse janë muajt e shenjtë të Muharremit dhe Safarit, gjë që gazetari e refuzoi me mirësjellje. “Pas javësh përgatitjeje dhe orëve të gjata të vendosjes së pajisjeve të përkthimit, dritave dhe kamerave, ne ishim gati. Por presidenti Raisi nuk…

Read More

“I’ts my home”, reality-show që ka prodhuar shumë polemika, pas skenave të dhunshme mes konkurrentëve, KPM vendosi që ky format të mos transmetohet në televizion. Megjithatë, shfaqet 24 orë në 7 ditë të javës në Youtube. Një situatë tejet e pakëndshme e ndodhur së fundmi, kur Ina i hedh një gotë me ujë Kiçes, pasi kjo e fundit refuzon të zgjohet nga shtrati. Ky veprim e ka nervozuar Kiçen.

Read More

Moderatorin Flori Gjini nuk do ta shohim më në “Top Channel”. Sipas “Kryefjala.com”, moderatori ka qenë këto kohë në negociata të vazhdueshme me drejtuesit e Top Media, me të cilët duket se nuk ka rënë dakord. Në mes të sezonit televiziv moderatori Flori Gjini ka vendosur të largohet nga ekrani i Top Channel. Mungesa e tij u vu re sot gjatë emisionit “Shqipëria Live”.

Read More

Pas Sali Berishës, edhe deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj është fotografuar sot në Parlament i ulur në krahun ku janë socialistët, ai është fotografuar teksa diskuton “kokë më kokë” me socialistin e vjetër Pandeli Majko. Në foton e siguruar nga LSA, shihet se deputeti demokrat është afruar në anën e socialistëve, duke diskutuar seriozisht me deputetin e PS. Edhe Sali Berisha bëri një veprim të pazakontë, ku teksa priste të merrte fjalën u ul në karrigen e një deputeti socialist. Ish-kryeministri theksoi se qëllimi i këtij gjesti ishte për t’i treguar socialistëve se avokatët e interesave të tyre janë…

Read More

Kompania importuese e salçiçeve Wudy në Shqipëri thotë se vazhdon ta shesë këtë produkt në treg. Sipas kompanisë, prania e bakterit Listeria ST115 është vënë re vetëm në një lot të prodhuar në një stabiliment në Itali. “Një nga lotet e kompanisë ka pasur problem me pasterizatorin e produktit. Janë lajmëruar autoritetet italiane, janë raportuar edhe në BE dhe çdo produkt i dalë nga ky stabiliment prej 3 muajsh është bllokuar”, tha administratori Sokol Meqemeja. Drejtorja e AKU, Jeta Deda deklaroi në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania se ka pasur aludime për të mos e publikuar njoftimin për produktet e…

Read More

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha gjatë një takimi të partisë së tij, Fidesz, se duhet të hiqen sanksionet që Bashkimi Evropian ka vendosur kundër Rusisë. Sipas gazetës pro-qeveritare, Magyar Nemzet, kryeministri hungarez i krahut të djathtë këto komente i ka bërë gjatë mbledhjes partiake që u mbajtë më 21 shtator. Orban – lideri i vetëm i BE-së që mban raporte të mira me presidentin rus, Vladimir Putin – është një kritik i ashpër i sanksioneve që blloku ka vendosur kundër Moskës për shkak të pushtimit të Ukrainës. Sipas gazetës Magyar Nemzet, Orban ka deklaruar se sanksionet e BE-së kanë…

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho duke u ndalur te sulmet kibernetike dhe rrjedhja e të dhenve të qytetarëve, u shpreh se është momenti që qeveria të japë dorëheqjen pas këtij skandali. Nga foltorja e Kuvendit, Spaho u shpreh në mënyrë figurative se shtetit tonë i kanë hequr më shumë se pantallonat. Sulmet kibernetike, që kur ka lindur kompjuteri, ka pasur sulme të tilla, dhe do të ketë. Por ama ai që ndërton sisteme të tilla merr masa që të mbrohet. Zv.kryeministrja tha, si duhet të na e merrte mendja ne se duhej të ndërtoheshin sisteme mbrojtëse. Ne dhe një…

Read More

Mazhoranca dhe opozita në Parlament kanë bashkuar për here të parë votat për të miratuar anëtarin e Bordit të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar, duke i dhënë këtë detyrë, Edmond Tullumanit. Votimi i fshehtë për kandidatin Tullumani, mori 97 vota pro, 5 vota abstenim dhe 5 vota kundër. Ndërkohë që Parlamenti ka dështuar në arritjen e konsensusit për të votuar “Arta MANDRO anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që ka rezultuar nga hedhja e shortit të dytë në nënkomisionin “Për përzgjedhjen e kandidatit për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë…

Read More

Qeveria Shqiptare ka vendosur këtë të enjte që të mbyllë gjimnazin “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë. Vendimi është publikuar sot dhe gjimnazi turk në Shqipëri duhet të pajisë nxënësit me dokumentacionin e nevojshëm që ata të transferohen në institucione të tjera arsimore. “Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, për nivelin e arsimit të mesëm të lartë, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Institucioni arsimor…

Read More

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes së 19-vjeçarit, Erjon Xhenje, në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Ai është një person me precedentë të mëparshëm kriminale dhe i shpallur në kërkim si i përfshirë në një ngjarje të ndodhur pak kohë më parë në qytetin e Shkodrës, raporton Klan. Policia nuk e ka bërë publik, emrin, por strukturat e saj po punojnë për kapjen e tij. Burime të policisë thonë se vrasja e Erjon Xhenjes është pjesë e një zinxhiri krimesh të ndodhura në qytetin verior.

Read More