Disa faqe qeveritare iraniane kanë rënë nga sistemi, si pasojë e sulmit të kryer nga grupi i hakerëve, Anonymous. Ky grup e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, pas protestave kombëtare që janë mbajtur si shenjë pakënaqësie për vdekjen e 22-vjeçares, Mahsa Amini, pas arrestimit nga Policia për Moral në Iran. Faqja e presidencës iraniane, e agjencisë së lajmeve Fars – e afërt me autoritetet – dhe e Qendrës forenzike të Iranit, janë në mesin e faqeve që janë ende të paqasshme.Më 20 shtator, një faqe në Twitter, e cila pretendohet se i përket grupit, Anonymous, ka postuar një video-mesazh që…
Author: tirana
Ndër të tjera, në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, Sali Berisha tha se mësuesit nuk kanë pësuar rritje page prej 8 vitesh. Sipas Berishës, sistemi arsimor po rrënohet, ndërsa thotë se portali për mësuesit nuk i zgjedh ata për t’i mësuar sipas meritës. “Koha ka ardhur dhe jam këtu për tu bërë thirrje gjithë mësuesve të Shqipërisë me guxim dhe kurajo të mbrojnë interesat e tyre. Janë të vetmit mësues në rajon që në 8 vite nuk njohën rritje, por krahasuar me inflacionin ulje të ndjeshme të rrogës. Të nderuar mësues, ju vetë e konstatoni sesi po…
Për herë të parë në historinë e tij në politik, ish-kryeministri dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha u ul në krahun e socialistëve në Kuvend dhe për këtë pati një shpjegim. “Jo rastësisht, për herë të parë, unë prita i ulur në një karrige të deputetëve socialistë. E bëra me qëllimin më të sinqertë se sot avoketër të vetëm të tyre në parlament janë demokratët dhe do ta vazhdojmë deri në fund të jemi zëdhënës të interesave të qytetarëve shqiptarë pa dallim”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalëne tij në Kuvend, tha se u ul për herë të parë në një karrige të një deputeti të PS-së, për tu thënë socialistëve në Shqipëri, se avokatë ata kanë vetëm PD. “Prita i ulur në një karrige të deputetëve të deputetëve socialistë, e bëra për t’u thënë që avokat; të vetëm janë demokratët. Do vazhdojmë gjer në fund të jemi zëvendës të interesave qytetarëve”. Nga ana tjetër, Berisha bën thirrje për greva të përgjithshme dhe protesta.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha filloi t’i bënte pyetje ministrave në seancën plenare në Kuvend, gjë që e bëri kryetaren e Kuvendit Nikolla t’i ndërpriste fjalën. Kjo ka acaruar deputetin Gazment Bardhi, i cili e ka marrë në mbrojtje Berishën, edhe pse janë kundërshtarë në luftën për Partinë Demokratike.
Ish-kryeministri rus, Dmitry Medvedev shkon dhe më tej me kërcënimin drejtuar perëndimit dhe kryesisht Europës. Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit, tha se tashmë Rusia e ka zgjedhur rrugën e saj dhe se armët bërthamore ruse mund të mbërrijnë më shpejt në Europë sesa NATO përgatitet të ndërhyjë në Krime. “Rusia mund të përdorë çdo armë, përfshirë armët bërthamore strategjike, për të mbrojtur sovranitetin e saj kombëtar, si dhe territoret që kanë vendosur të bashkohen. Mund të godasim Evropën dhe SHBA-në më shpejt se sa NATO-ja mund të godasë Krimenë”, tha Medvedev.
Një tjetër debat në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, u shënua mes deputetit demokrat Ervin Salianji dhe zv/kryeministren Belinda Balluku. Për Salianjin asnjë shtet s’ka patur këtë sulm kibernetik si në Shqipëri, sepse e kanë përballuar. “Së pari më vjen mirë që zv/kryeministrja përgënjeshtron kryeministrin. Vetëm 3 ditë më pas Rama ka thënë që sistemi nuk ka arritur të shembë sistemin. Në datë 23 tha që kemi lajme të mira. Rama më 13 shtator: Nuk ka arritur agresori të ketë asnjë zhdukje të dhënash. Vazhdojmë më 10 shtator: E mbron Rama. Pra gjatë gjithë kohës kryeministri nuk e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga gazetarët nëse do të shkojë në SPAK për të dëshmuar lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”, tha se nuk ka marrë ende fletëthirrje, por nëse do të marrë, do të shkojë. “Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, tha…
Zlatan Ibrahimovic nga sezoni i ardhshëm me shumë mundësi nuk do jetë pjesë e Milanit, kjo për shkak të moshës dhe dëmtimeve. Mes emrave për ta zëvendësuar prej javësh qarkullojnë Hajlund dhe Kudus. “Corriere dello Sport”, konfirmon se një objektiv i madh është Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares sonë është kërkuar me ngulm në muajt e fundit nga Napoli, por në fund vendosi që të qëndronte tek Chelsea. Blutë e Londrës për ta lënë të lirë kërkojnë plotë 35 milionë euro, teksa së fundmi kanë rinovuar kontratën me bomberin 21-vjeçar dhe për disa vite të tjera.
Cilin konsideron meshkullin më të pashëm në botë? Kjo pyetje i është bërë Brad Pitt në një intervistë të re që ka dhënë për Vogue, ku disa nga përgjigjet e tij janë të pritshme dhe disa të tjera të habitshme. Pra, siç tha ylli simpatik i ‘Once Upon a Time’ dhe i prodhimeve të tjera ikonike të Hollivudit, ‘personi i parë që do të mendoja është Paul Newman. Sepse ai u rrit me hijeshi dhe, siç thuhet, ai ishte vërtet një krijesë e veçantë, bujare, e ngrohtë dhe e vërtetë”. Ai vazhdoi duke përmendur, sigurisht, mikun e tij, me një…
Presidenti rus, Vladimir Putin, të mërkurën, më 21 shtator, urdhëroi mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ky njoftim u bë pasi forcat ruse janë përballur me ngecje të mëdha në fushëbetejën në Ukrainë dhe urdhri i Putinit po shihet si përpjekje për të kthyer momentumin në anën e Moskës, në atë që Putini e ka cilësuar si përplasje midis Lindjes dhe Perëndimit. Mobilizimi, tash për tash, thuhet se është i pjesshëm, dhe thërret 300.000 rezervistë rusë që t’i bashkohen luftës. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë shtetit me sipërfaqen më të madhe në botë…
Për sulmet e shumta kibernetike që ka shënuar Irani në Shqipëri, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës, kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë dhënë detaje. Sipas deklaratës, hakerët iranianë kanë pasur akses në rrjetin e shërbimeve shqiptare afërsisht 14 muaj përpara se të fillonte sulmin keqdashës kibernetik. Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi thotë se sulmi kibernetik ndaj e-Albania dhe databazave të shtetit është goditur 1 muaj para se sistemi i me të dhënat personale të shqiptarëve iu vendos në dispozicion të patronazhistëve të PS-së. Postimi i plotë Sulmi kibernetik ka filluar…