Edhe këtë të enjte në Kuvend, kreu i grupit Parlamentar i PS-së, Taulant Balla përsëriti se ish-kryeministri Sali Berisha, pritet të shpallet së shpejti “non-grata” dhe nga Bashkimi Europian. Balla përshëndeti vendimin e Komisionit Europian për të vijuar në modelin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe për të sanksionuar të gjithë personat e përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë. “Gjej rastin të përshëndes tashmë vendimin e Komisionit Europian për të vijuar dhe ata në modelin e Shtetve të Bashkuara të Amerikës dhe të Mbretërisë së Bashkuar për të sanksionuar personat e përfshirë në korrupsion të…
Author: tirana
Në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, është rikthyer ngjarja e Potamit. Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, në përgjigje ndaj Grida Dumës, tha se efektivi i policisë ishte përjashtuar nga radhët e policisë, por ishte një prokuror KÇK që e riktheu atë sërish në detyrë. “Meqë jemi në një marrëveshje ndërkombëtare për sigurinë detare, po i kthej një përgjigje edhe Grida Dumës. Asnjë në këtë sallë të paktën nuk e ka harruar tragjedinë e Potamit. Për çdo qytetar shqiptare, nuk ishte aksidenti, por kush e kreu atë aksident. Nuk e kreu një pushues i zakonshëm,…
Në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, përpos debate mes deputëtëve, ka edhe momente pikante si ajo e ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Ai është afruar pranë vendit ku qëndron e ulur zv/kryeministrja Belinda Balluku. Të dy diskutojnë për disa minuta dhe teksa ministri niset për t’u larguar në vendin e tij, përpara shkallës humbet ekuilibrin, duke rrezikuar të rrëzohet.
Në fjalën e saj në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, deputetja demokrate Grida Duma, tregoi bisedën me një zv.ministër, që e kishte pyetur nëse ja del të jetojë me 110 mijë lekë në muaj, dhe si përgjigje kishte marrë vetëm heshtjen. “Ju vini në çdo komision e në çdo dalje në parlament e thoni I kemi bërë të gjitha. A mund t’ia dalë një person me 110 mijë lekë të vjetra? E pyeta zëvendës ministrin e vetëm uli kokën. Në vitet ‘90 pamjet e Shqipërisë me anijet të mbushura plot që udhëtonin jashtë vendit, njerëzit qanin. Tashmë ikin…
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim këtë të enjte tha për mediat se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin nismën rajonale “Open Balkan”, dhe të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor për integrimin në BE. “Ne mbështesim të drejtën e Ballkanit Perëndimor për t’u inegruar dhe do të vijojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet, edhe Ballkanin e Hapur për procesin e integrimit për të gjashtë vendet”.
Nga: Agron Gjekmarkaj, deputet i PD-së dhe nënkryetar i Kuvendit Shqiptarёt gjithmonë kanë qenë të shtrёnguar të bëjnë një zgjedhje mes malit dhe detit ! Mali është gjykuar si mundёsi konservimi e izolimi ndёrsa deti rruga e bajlozit apo porta e hapur e rreziqeve. Gjithsesi i kanë respektuar të dyja kёto realitete si kanë ditur e mundur pa e futur në hasmёri atë çka natyra vetë pёrpoq. Politika e pushtimit dhe pushtuesit e politikёs e kanë armiqësuar banorin e kёtyre anёve me ujin e kripur, me peshkun, me turizmin, me ndihmat që mund tё vinin e shkonin, nёpёrmjet e prej…
Piramida e Tiranës do të hapet këtë pranverë. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një intervistë në Klan News ku deklaroi se Piramida do të jetë qendra më e madhe digjitale në Ballkan. “Besoj që kemi edhe 6 muaj punë. Nëse vazhdon na mban koha, unë besoj që s’duhet të kemi asnjë problem, që në pranverë, ne të kemi hapjen e Piramidës. Jam shumë entuziast nga mënyra se si kanë shkuar gjërat, sigurisht kemi pasur disa pengesa. Projekti është unik. Edhe vetë forma e Piramidës, por edhe fakti që duhet të ruanim një…
Tensionet në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, janë rritur dhe “mollë sherri” u bë SPAK-u. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka hedhur akuza duke thënë se qeveria po pengon SPAK-un që të hetojë aferën e incerenatorëve. Ajo tha edhe se SPAK-u është bërë organi më i sulmuar nga të gjithë ata që kanë një dosje atje. Pjesë nga debatet Jorida Tabaku, deputete e PD-së: Si ka mundësi që drejtësia hesht edhe pse me zë dhe me figurë u vërtetua që kryetari bashkisë ka miratuar në kundërshtim me ligjin projektin dhe koncesionin? Si ka mundësi që hesht drejtësia kur…
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka treguar në seancën e kësaj të enjte në Kuvend, se arsyeja se pse po largohen të rinjtë nga ky vend është drejtësia e vonuar që po u pret shpresën. Tabaku u ndal tek Reforma në Drejtësi dhe ngritja e SPAK-ut, për të cilin tha se nuk po heton aferën e inceneratorëve megjithëse i ka provat para. Por sipas Tabakut, qeveria po i bën presion drejtësisë. “Ky parlament nuk diskuton pse ndodh ky fenomen, pse ikin shqiptarët nga një vend që nuk ka as luftë civile. Vallë po ikin sepse në këtë vend shohin korrupsionin që…
Ditën e sotme, më datë 22.09.2022, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, është arrestuar shtetasi me iniciale S. O, i dyshuar për veprën penale parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal. Sipas të dhënave të deritanishme, ka dyshime se ky shtetas ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil, Sarandë. Në lidhje me këtë pasuri, organi i akuzes ka kërkuar sekuestron preventive, e cila është pranuar me vendim gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, gjatë konferencës më kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, tha se Shqipëria ka bërë shumë hapa para, por ka ende gjëra për tu përmirësuar. Për të marrëdhëniet mes dy vende kanë përparuar shumë 31 vitet e fundit dhe se SHBA-ja do të jetë gjithmonë krah Shqipërsë për ta mbështetur atë. Ajo tha edhe se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, u tentuan të shkatërroheshin në periudhën e regjimit të diktatorit Enver Hoxha. “31 vite pas rënies së komunizmit ende mbetet shumë për tu bërë. Kemi përparuar shumë në rrugën…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, deklaron se është gati që të përballet me kundërshtarët e tij politikë në zgjedhjet e ardhshme vendore. Në një intervistë në “Klan News”, Veliaj theksoi se strategjia që ai ka zgjedhur bashkë me kryeministrin dhe ministrat është puna e përditshme. “Fushata e përditshme si e kryeministrit, si e imja dhe e gjithë anëtarëve të qeverisë vazhdon në çdo moment. Në çdo moment jemi duke punuar jo se ka fushatë, por kështu kemi filluar çdo ditë. Pra, ritmi i punës së Bashkisë së Tiranës ka qenë i përditshëm dhe kur ka pasur pandemi, kemi…