Publikimi në media i një fotoje ku shihet ish-ministri i mjedisit Lefter Koka në ambientet e “burgut 313” në kryeqytet ka përplasur institucionet në gjykatën e Tiranës. Prokuroria e kryeqytetit ka indentifikuar personin që ka shkrepur foton dhe ka ngritur ndaj tij akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe cënimit të privatësisë. ABC shkruan se ka qenë postieri i institucionit të akuzës ai që ka shkrepur foton e ish-ministrit Koka në kohën që ai qëndronte në ambientet e ajrosjes. Veprimi i tij u zbulua nga kamerat e sigurisë së burgut. Edhe vetë punonjësi I prokurorisë ka pranuar se ka fotografuar ish-ministrin,…
Author: tirana
Janë afro 15 mijë kuota të mbetura bosh nga raundi i parë i regjistrimeve për në universitet. Arjan Xhelaj, nga rrjeti akademik shqiptar thotë se numri i maturantëve që kërkojnë të ndjekin studimet e larta për në universitet është më i ulët se kuotat e përcaktuara në të gjitha programet e studimit. “Janë regjistruar 15 mijë nxënës në raundin e parë, duke patur parasysh që kishim 150-160 çrregjistrime dhe janë po e njëjta sasi kuotash në dispozicion për të studiuar”. Degët ku janë mungesat më të shumta janë shkencat e natyrës dhe universiteti bujqësor. Ndërsa në 15 degë nuk ka…
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili iu drejtua ministres Elisa Spiropalit që të rrijë e qetë se nuk e vret njeri. Manja dënoi gjithashtu gjuhën e ashpër të Berishës, i cili bëri thirrje për grevë. Sipas tij Berisha shpalosi një platformë dhune. Me ironi, ministri falënderoi deputetin që kursyen Spiropalin, ndërsa theksoi se vrasjen e kanë në ADN. “Faleminderit zotit Spaho që po na e kursen Elisën, por na trego kë keni në plan për të vrarë. Ishim dëshmitarë të shfaqje së një platforme dhune. U tha nga një njeri…
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, është përplasur sot në kuvend me deputeten e PD, Grida Duma, ku kjo e fundit tha se qeveria interesohet për partinë dhe jo për popullin shqiptar. Në fjalën e saj, ministrja ironizoi deputeten Duma duke thënë se është nga ato deputete që nuk mund ta marrësh inat dhe se ndonjëherë as make-up-i nuk mbulon mangësitë. DEBATI Duma: Ne kemi një inkoherencë të madhe, e kemi për Shqipërinë. Përpiqemi që të jemi në atë modestinë tonë për të qenë koherencë për të qenë me Skënderbeun. Jeni inkoherente… Felaj: Do e ndërpes fjalën, ju mund…
Policia dhe prokuroria dyshojnë se klani Duka është një ndër grupet që ka qenë aktiv në vrasjen e shokëve të Ervis Martinajt dhe hartimin e planit edhe për ekzekutimin e tij duke ndjekur lëvizjet brenda dhe jashtë vendit përmes rekrutimit të personave që kanë dijeni në agjenci turistike si edhe Policinë e Shtetit. Leonard dhe Erlis Duka kishin ngritur “perandorinë” e tyre që operonte kryesisht në zonën veri-lindore të Tiranës, por gjithçka ndryshoi në raportet e tyre me grupin e Martinajt, ku sipas emisionit “Në shënjestër”, ky i fundit mori peng dhe dhunoi fizikisht babanë e tyre për shkak të…
Fituesi i “Big Brother Vip”, Ilir Shaqiri duket se ka pasur një krisje të marrëdhënieve me Lori Hoxhën, pasi është larguar drejt një tjetër spektakli kërcimi. Ndërkohë, Lori ka vendosur që në krye të jurisë së Dancing With The Stars të vendosë balerinin e njohur, Kledi Kadiu. Ajo e ka konfirmuar përmes një postimi në Instastory, ku ka falënderuar Kledin që pranoi ftesën e saj. Lori ka treguar edhe mënyrën se si është njohur me balerinin dhe që ishte pikërisht babai i saj, Dritan Hoxha që i ka prezantuar para shumë vitesh. “I kam dhënë dorën për herë të parë…
Deputeti i PD, Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë edhe në këtë seancë plenare, teksa po diskutohej për zbatimin e rregullores. Ai ka marrë fjalën nga vendi, duke i thënë drejtueses së seancës, Ermonela Felaj, se po tregohen përralla me mbret, dhe se u është “vjedhur” edhe rregullorja dhe se “nuk po e gjejnë që ta kundërshtojnë”. “Duke qenë se po dëgjomë përralla me mbret, t’i shtyjmë për ditën e shtynë, se atëherë ka qenë emisioni me përralla në kohën e Enverit. Na keni vjedhur dhe kushtetutën, rregulloren, nuk po e gjejmë t’ju kundërshtojmë”, tha ai.
Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës. Rama shton se pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Izraeli është pengesa më e madhe e Shqipërisë, një rival i vështirë, teksa na thyen edhe brenda në “Air Albania”. Kjo është një sfidë ku ekipit të Edy Reja-s i bëjnë punë vetëm 3 pikët, një ndeshje që duhet fituar për të qëndruar në garë për vendin e parë në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë vijnë me shumë probleme në këtë transfertë pasi Reja është i kushtëzuar në zgjedhje, shumë mungesa “big”, titullarë të pa diskutueshëm. Armando Broja është lojtari ku kanë kthyer të gjithë vështrimin, është ai lojtari ku janë “varur” shpresat e Edy Reja. “Bomberi” i Chelsea shprehet se…
Deputeti Pandeli Majko u ka bërë thirrje partive politike që t’i kthejnë përgjigje letrës që u është dërguar nga KQZ, lidhur me aktin e fundit për ngritjen e Drejtorisë për votimin e shtetasve tanë jashtë vendit. Ai tha se procesi duket se është bllokuar për burokraci, por shpreson që të mos jetë politike apo dyfajësi. “Shkurt për procedurë…. Duke qenë se sot në rend dite është vendosur ndryshimi i strukturës së komisionit të zgjedhjeve, dëshiroja të ngrija për procedurë, faktin se do ketë risi, do ngrihet drejtoria për votimin e shtetasve tanë jashtë vendit, në KQZ. Por ka një problem,…
Gjykata e Posaçme e Apelit lë në fuqi sekuestron e pasurisë për një subjekt të OFL-së. Bëhet fjalë për shtetasin Emiljan Shega, i dënuar në Angli për trafik kokaine. Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova (kryesuese), Engert Pëllumbi (anëtar) dhe Saida Dollani (anëtare), sot më datë 22.09.2022 shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 91, datë 06.05.2022, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me objekt “ankim ndaj vendimit nr. 9, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për…
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD Sali Berisha, teksa ky i fundit hodhi akuza ndaj qeverisë. Spiropali tha se opozita nuk ka hallin e qytetarëve, por të shtëpisë së vet. “Nuk po ju përgjigjem siç e meritoni sepse “historia nuk përsëritet asnjëherë njësoj, njëherë vjen si tragjedi, herën e dytë si komedi”, kjo që dëgjuam ishte për të qeshur. Publiku i detyruar të dëgjojë këtë batare nga frika dhe halli i një njeriu të vetëm, opozita e marrë peng nga dy njerëz, po nuk kemi mundësi e as dëshirë të merremi…