Dashi Epo në dashuri, Hëna është në anën tuaj këtë të enjte, përfitoni nga kjo ditë. Në punë mos u nxitoni çdo gjë ka kohën e vet. Dhe duhet të pranoni edhe ndihmën e dikujt! Demi Në dashuri përpiquni të mos nxitoni, mos u sulni të hidhni hapa të nxituar. Gjithçka duhet menaxhuar duke pasur gjërat nën kontroll. Në punë mundësitë nuk mungojnë, por ndjeni se dikush ka gabuar me ju! Binjakët Mundohuni të takoni njerëz të rinj, me të lindurit e shenjës së Luanit lidhja mund të jetë e veçantë. Për disa të tjerë, nëse keni nevojë të sqaroni…
Author: tirana
Këtë të enjte, moti është me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat verilindore. Temperaturat minimale do të zbresin 5-14 gradë në veri në mëngjes, ndërsa vlerat maksimale parashikohen 16-18°C në veri deri në 22-25°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 15-20 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 -5 ballë në det të hapur.
Si u shndërrua Ervis Martinaj në një një prej biznesmenëve më të fuqishëm të Lojërave të Fatit në Shqipëri dhe përse thirrej me nofkën “Mbreti i Bixhozit? Ervis Martinaj, ishte një emër jo shumë tërheqës për mediat, të paktën deri në vitin 2013. Kohë, kur emri i tij nisi të lakohej gjithmonë e më fuqishëm në skedat e krimit.Ai lindi në tetor të vitit 1982 në Burrel. Dhe shpejt, familja e tij u zhvendos në zonën e Kurbinit, aty ku edhe u rrit. Sipas të dhënave, familja e tij ishte me origjinë nga Mali i Zi dhe i kishte hyrë…
Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka folur për çështjen e financimit rus të PD, në kohën kur partia drejtohej nga Lulzim Basha. Bardhi u shpreh se do të mbante të njëjtin qëndrim që ka mbajtur për Sali Berishën, nëse Basha do të sanksionohej nga SHBA. “Edhe po të ketë vendim për Gazment Bardhin unë do mbajë të njëjtin qëndrim. Në politikë duhet të udhëhiqesh nga parimet. Nëse do ketë një vendim ndaj Gazment Bardhit unë do mbaj të njëjtin qëndrim, dhe kur e mbaj ndaj vetes sime do e mbaj ndaj kujtdo. Nëse SHBA kanë një shqetësim konkret me PD, me…
Ervis Martinaj shfaqet në kamera në praninë e oficerit të Operacionales më datë 5 gusht në orën 21:15 të mbrëmjes në një nga hotelet e njohura në zonën e bregdetit. Bashkë me Martinajn, në pamje vihet re edhe një vajzë e njohur e ekranit e cila e shoqëron përgjatë gjithë kohës. Vajza që më pas u konfirmua se ishte një figurë publike, fituese në një nga ekspozetë më të mirënjohura të bukurisë në Shqipëri. Siç do të tregojnë edhe më tej filmimet e kamerave të sigurisë në hotel, fillimisht, gjatë kësaj kohe oficeri Lami, hyn në hotel dhe rezervon një…
Urdhëri për mobilizim i presidentit rus, Vladimir Putin, është kritikuar nga ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Sipas saj, plani i Putin për mobilizim është një lëvizje të dëshpëruar, pasi Ukraina po e fiton luftën. “Referendumet e rreme dhe mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje të dëshpëruara nga ana e Rusisë që vetëm sa do të përshkallëzojnë këtë luftë tragjike. Rusia zgjodhi të fillonte një luftë ilegale që u ka kushtuar jetën dhjetëra mijëra civilëve të pafajshëm dhe ka shkatërruar ushtrinë Ruse.Ukraina po e fiton këtë luftë dhe këto lëvizje nuk do të dobësojnë mbështetjen ndaj rezistencës heroike të Ukrainës”,- komenton…
Publikohen për herë të parë pamjet në të cilat është parë për herë të fundit i shumëkërkuari i drejtësisë Ervis Martinaj. Fati i Martinajt është mister që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij. Në videon e publikuar, “mbreti i lotove” shihet i shoqëruar nga një femër dhe ish-efektivi i operacionales, Jeton Lami tashmë i arrestuar, në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit. Video është publikuar mbrëmjen e sotme nga emisioni “Në Shënjestër.” Që nga ajo mbrëmje askush nuk di të thotë cili është misteri i…
Dëmi ekonomik i shkaktuar nga krimi i organizuar (KO) në Gjermani, në vitin 2021 ka qenë dyfish më i lartë se një vit më parë. Nga 873 milionë euro në vitin 2020 ai u rrit në 2,2 miliardë euro në vitin 2021. Kjo del nga Raporti Federal i Situatës për Krimin e Organizuar 2021, i cili u publikua të mërkurën,21.09.2022, në Berlin nga Ministria Federale e Brendshme dhe Zyra Federale e Policisë Kriminale. Të ardhurat e kriminelëve në vitin 2021 kanë qenë 1,4 miliardë euro. Shumica e tyre vijnë nga tregtia e drogës.Sipas raportit është shtuar edhe numri i hetimeve…
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ngriti sot alarmin për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salsiçeve “Wudy” që shiten në Shqipëri. Mjeku Erion Dasho, në një intervistë televizive, ka treguar simptomat që mund të kenë qytetarë nga një produkt me bakter dhe kategoritë e njerëzve më të rriskuar. “E rëndësishme që një shtet serioz, që ka autoritete serioze, dhe jo amatorë, që jo rrallëherë kemi parë në sistemin shëndetësor apo sigurisë ushqimore, karakteristike dhënia e lajmeve që ndjellin panik dhe nuk i shërbejnë interesit të shëndetit publik. Kryesisht mund të shkaktojë diarre dhe të vjella.…
Ministrat e Jashtëm evropianë do të zhvillojnë nesër e enjte, 22 shtator një takim të jashtëzakonshëm në New York. Arsyeja e takimit urgjent është deklarata që presidenti rus Vladimir Putin, bëri këtë mëngjes. Putini urdhëroi sot mobilizimin e ushtrisë ruse, teksa ka bërë thirrje që forcave ruse t’i bashkohen 300 mijë rezervistë për të luftuar në Ukrainë. Mësohet se Ministrat e Jashtëm do të takohen nesër në orët e para të mëngjesit nesër.
Më shumë se 200 persona janë arrestuar në Rusi gjatë protestave që kanë shpërthyer kundër mobilizimit të pjesshëm të qytetarëve rusë. Në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk, një protestues ishte kapur në video duke bërtitur: “Unë nuk dua të vdes për Putin ose për ty!” Arrests on Arbat. Hundreds of Russians protesting the mobilization order chanting “No to War” pic.twitter.com/jhPAWA5vIe— Andrew Roth (@Andrew__Roth) September 21, 2022 Këto protesta vijnë pas vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim të pjesshëm dhe aktivizim të 300 mijë revizionistëve në luftën në Ukrainë.
Një turist britanik në Spanjë ka hequr të gjithë rrobat për të festuar në mënyrën e tij ardhjen e shiut në Benidorm. Ky moment i pazakontë është filmuar nga një DJ i një klubi të natës gjë që po bën xhiron e rrjetit. Sipas DJ, kjo nuk është hera e parë që turistët në këtë zonë zhvishen për të festuar ardhjen e shiut. “E vërteta është se nuk më befasoi shumë. Shumë turistë, jo vetëm britanikë, natyrisht, priren të bëjnë këtë lloj gjëje kur bie shi, veçanërisht kur janë të dehur. Nuk mendoj se ishte gjëja e duhur zhveshja në mes…