Author: tirana

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV), ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të gjitha llojeve të produkteve të markës “Wudy”(sallam, virshlle). AUV ka ftuar qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak se dyshohet se në to prani të një lloj bakteri. Më 21 shtator edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri, ka njoftuar qytetarët që mos të konsumojnë produktet e kësaj marke, për shkak që, siç është thënë, ato “paraqesin rrezik me ndikim serioz për shëndetin e njeriut”. “AUV menjëherë pas marrjes së informatës nga media se në produktet e prodhuesit…

Read More

Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, janë në pritje të një fëmije tjetër. Themeluesi i “Facebook”-ut ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se vitin e ardhshëm do të bëhen me një vajzë. “Shumë dashuri. I lumtur të ndaj me ju lajmin se Maxi dhe August do të bëhen me një motër vitin e ardhshëm”, ka shkruar Zuckerberg. Mark dhe Priscilla janë martuar në vitin 2012. Para se të martoheshin ata kanë qenë në lidhje për rreth nëntë vjet, derisa janë njoftuar gjatë studimeve në universitetin “Harvard”.

Read More

Nusja dhe vjehrra kanë kafshuar njëra-tjetrën dhe kanë pësuar lëndime të rënda, njëra në krah dhe tjetra në vesh. Sherri në qytetin e Palermos në Itali shpërtheu pasi burri i telefonoi ish-gruas për të parë vajzën e tij, të cilën ai pretendoi se nuk e kishte parë për 4 muaj. Duke mos marrë asnjë përgjigje, burri iu drejtua policisë që e ftoi të denonconte. Pas telefonatës, burri është paraqitur në shtëpinë e gruas i shoqëruar nga nëna. Me të mbërritur ish-i me babanë e saj dhe me fëmijën, nisi sulmi fizik. Ndërsa dy femrat ishin të angazhuara për të sulmuar…

Read More

Shoqata e Transportit Publik kërkon të rritë 2-fish çmimin e biletës së autobusëve, me pretendimin se pasojat e krizës janë të papërballueshme. Ata i bëjnë thirrje qeverisë për subvencion, ose në rast të kundër bileta do të shtrenjtohet deri në 80 lekë. Rritjen e çmimit të biletës, operatorët e shohin si të vetmen mënyrë për të mos ndërprerë shërbimin. “Nëse nga shteti nuk ka subvencione afatgjata, ne do ta kërkojmë rritjen e biletës”, bëri të qartë Kreu i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj.

Read More

Kryeministri, Edi Rama, ndodhet në New York në kuadër të sesionit të 77 të Asamblesdë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në takimin që zhvilloi sot me krerë të shteteve dhe qeverive, Rama doli për sulmet e shumëfishta ndaj Shqipërisë, ku informoi se së fundmi sistemet digjitale të qeverisë shqiptare u sulmuan nga Republika Islamike e Iranit, përfundim ky i arritur pas një ekspertize të detajuar të skuadrës Microsoft dhe skuadrës së agjencive të specializuara amerikane. Për këtë, arsye shpjegoi kryeministri, u ndërprenë në mënyrë të menjëhershme marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Kryeministri tha ndër të tjera se i gjithë rajoni…

Read More

Dojna Mema u bë nënë për herë të parë në muajin Gusht. Moderatorja solli në jetë një djalë të cilit i vendosën emrin Nolan Sol.Ditën e djeshme është bërë një muaj që nga ardhja në jetë e vogëlushit dhe Donja i ka dedikuar fjalët më të ëmbla, teksa ka publikuar në rrjete sociale një foto të këmbëve të tij. “Një muaj më parë njoha dashurinë më të madhe të jetës sime. Tani i kuptoj të gjitha mamatë që kanë fëmijën në Wallpaper”, ka shkruar ajo.

Read More

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi u pyet gjatë një interviste në “Euronews Albania” edhe për atentatin e planifikuar ndaj Lulzim Bashës në vitin 2017, të cilin e konsideroi një inskenim. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë plan për të vrarë ish-kreun e PD-së. “Lajmi për atentatin ndaj Bashës ka qarkulluar njëherë në vitin 2017, ka qarkulluar vetëm një ditë nëpër portale. Do doja që mes mijëra email-ve, të paktën të fokusoheshim te çështje serioze dhe te gjërat që kanë thelb. Nuk besoj se ka pasur një atentat, kam përshtypjen se është i inskenuar. Më duket si një fabul për të mbushur…

Read More

Një krim në familje ka ndodhur në provincën e Firences, në Itali. Viktima është Carla Cintelli, 46 vjeç. Karabinierët kanë ndaluar si autor të dyshuar të vrasjes vëllain e saj, 50-vjeçarin Marco Cintelli. Ai u gjet i fshehur në një kasolle pranë shtëpisë, pas denoncimit të gruas se ishte zhdukur bashkëshorti. Nga informacionet paraprake mendohet se vrasja ka ndodhur në kulmin e një sherri për arsye ekonomike.

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka takuar në Berlin ish-Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz, aktualisht drejtues i “Friedrich Ebert Stiftung”. Në një postim në rrjete sociale, Gjiknuri thekson se në fokus të takimit ishin çështjet e integrimit dhe rrugëtimi I Shqipërisë drejt BE-së. “Gjithmonë kënaqësi të takoj Martin Schulz, një mik i imi dhe mbështetës solid i Shqipërisë, aktualisht President i “Friedrich Ebert Stiftung”. E falenderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen që fondacioni i ka dhënë Partisë Socialiste. Diskutuam për çështjet e integrimit në Bashkimin Evropian, rrugën e Shqipërisë dhe sfidat me të cilat ndeshet aktualisht Bashkimi Evropian”,…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se ai ka qenë në dijen të planeve për tri atentate kundër tij. “Sa jam i sigurt nuk e di, por unë mundem t’iu konfirmoj se ndihem i sigurt. Ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që i marrin masat adekuate. Është e vërtet që unë kam qenë në dijeni të planit për ato tri atentatet, por e keni parë edhe nga informacioni që ka dal, se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit”, u shpreh Kurti. Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka zbuluar një plan…

Read More

Një video në të cilën shfaqet e dashura e re e futbollistit spanjoll, Gerard Pique, është duke qarkulluar në rrjetet sociale. Ajo po ecte nëpër rrugët e Barcelonës me miken e saj kur u ndal nga një gazetare, e cila e pyet lidhur me raportin e saj me lojtarin. Teksa shoqja përpiqet të mbulojë kamerën, e dashura e Pique nervozohet kur përmendet Shakira dhe nuk iu përgjigjet pyetjeve që i bëhen. Los gestos de Clara Chía Martí al ser consultada por su relación con Gerard Piqué. Fuente: (Europa Press) pic.twitter.com/LGQISEjJX1— ES24 (@Es24Espana) September 20, 2022

Read More

Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar këtë të mërkurë në Itali. 21-vjeçari Xhemal Letija po udhëtonte me automjetin e tij në provincën e Varese-s kur humbi kontrollin dhe u përplas me një mur. I riu ndërroi jetë në vendngjarje pavarësisht përpjekjeve të emergjencës për ta shpëtuar. Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Read More