Author: tirana

Efektivët e policisë së Shkodrës, u shtangën këtë të diele, kur në dyert e komisariatit u shfaq një i ri që kërkonte të dorëzonte para. 16-vjeçari, Erind Shkambaj, mëngjesin e së dielës ishte nisur si çdo fundjavë tjetër, për në punë por rrugës, gjeti një portofol në tokë. Ai i përkiste turistit italian Claudio Perrinella, i cili ishte ndalur në fshatin e Oblikës në Shkodër, ku banon Erindi, për të blerë diçka dhe pastaj portofoli i kishte rënë nga xhepi. Në të ishin karta e identitetit, karta të llogarive bankare dhe një shumë prej mbi 6000 eurosh. Para për të…

Read More

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytet para dy viteve, ku Përparim Ademi vrau dy motrat në zonën e Astirit. Ditën edjeshme Gjykata e Tiranës dha dënimin me burgim të përjetshëm për Ademin, pasi vrau Zhaneta Metanin dhe Kristina Bardhin. Ai është shpallur fajtor për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, ngjarje që ka ndodhur më 31 dhjetor të vitit 2020. Autori i ngjarjes, i cili më herët mbante mbiemrin Tela, aktin e rëndë e kreu në prezencën e dy fëmijëve të mitur të bashkëjetueses së tij, Zhaneta Metani. Pas ekzekutimit të dyfishtë,…

Read More

Nga e premtja e kaluar e deri më sot, regjistri noterial shqiptar nuk funksionon. Edhe ky shërbim duket se është bërë pjesë e sulmeve kibernetike, çka ka bërë që aksesi në këtë databazë nga notaret të jetë i pamundur. Për qytetarët bllokimi i këtij regjistri sjell ngërçin e mos lëshimit të dëshmive të trashëgimisë. Në fakt ky shërbim ka patur problem edhe gjatë muajve të verës, një kohë kur shumë emigrante vijnë në Shqipëri dhe kryejnë një sërë veprimesh me pronat e tyre. Nuk dihet ende se kur ky regjistër do të jetë në funksion për noterët, të cilët përballen…

Read More

Valbona Hoxha është mbesa e ish-diktatorit Enver Hoxha. Valbona është mjaft aktive në profilin e saj në Instagram, ku nuk janë të rralla rastet kur ajo publikon foto të saj. Ajo është mjeke psikoterapiste, edhe profili i saj ka na qendër shërbime psikologjike. Qe prej kur publikoi foton e saj në profilin “e punës” duket se i është rritur edhe aktiviteti dhe ndjekësit shqiptar komentojnë postimet e saj. Këto të fundit sigurohen që shumë shpesh t’i kujtojnë se eshtë mbesa e ish-diktatorit Enver Hoxha dhe gjithashtu të shfryjnë në profiline saj gjithë brengën që i ka mbetur nga komuzimi. Por…

Read More

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu, me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ me postuar një histori frymëzuese dhe inkurajuese të një shqiptari. Fevziu tregon për emigrantin shqiptar që e takoi kur po lante dyshemenë e aeroportit të Balfastit, por gazetari shkruan se ai pronar i disa lokaleve por larjen e dyshemesë iu kishte përgjigjur e bënte si punë shtesë.

Read More

Vlerësimit i nxënësve në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme ka ndryshuar këtë viti i ri shkollor. Model i ri i cili ka nisur të aplikohet lehtëson mësuesit nga aspektet burokratike duke i fokusuar më shumë në punët interaktive me nxënësit. Nxënësit e vlerësojnë ndryshimin pozitiv, pasi sipas tyre të gjithë do të lehtësohen nga ngarkesa në detyra të panevojshme. Drejtoresha e shkollës 9-vjeçare “Misto Mame“, Arjana Maçi ka sqaruar se nëpërmjet këtij modeli të ri, mësuesi ka të drejtë të vlerësojë nxënësin kur ai bindet plotësisht për arritjet e tij. Çdo klasë ka regjistrin e saj dhe për çdo periudhë…

Read More

Biletat e fluturimit pa kthim nga Rusia po shiten me shpejtësi sot pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi thirrjen e menjëhershme të 300,000 rezervistëve. Njoftimi i Putinit, i bërë përmes një fjalimi televiziv herët në mëngjes, rriti frikën se disa burra në moshë për lufte, nuk do të lejoheshin të largoheshin nga Rusia. Ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu tha se thirrja do të kufizohej për ata me përvojë si ushtarë profesionistë ndërsa studentët dhe ata që kishin shërbyer vetëm si rekrute, nuk do të thirreshin. Megjithatë fluturimet direkte nga Moska në Stamboll dhe në Armeni, të dyja destinacione që lejojnë rusët…

Read More

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço deklaroi se Bashkitë kanë nevojë për decentralizim të rregullave fiskale. Në një deklaratë pas mbylljes se konferencës rajonale “Qytetet inteligjente”, Jaço theksoi se duhet të forcohet bashkëpunimi mes sektorit publik e privat të forcohet. “Jemi të kënaqur nga pjesëmarrja në këtë konferencë. Ka qenë një koordinim i madh me disa organizata dhomës amerikane të tregtisë, ambasadës por gjithashtu dhe me institucione të tjera. Në konkluzion ne patëm disa mesazhe por një mesazhe për kompanitë globale të cilët i ftuam ta shikonin Shqipërinë si pjesë të një tregu të Ballkanit Perëndimorë lidhur me…

Read More

Gjermania do të vijojë mbështetjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri i shoqëruar dhe nga Blerina Gjylameti Sekretare për Organizimin dhe Sekretari Dixhital Etjen Xhafaj zhvilloi një takim pune në Berlin me Sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Bashkëpunimit Ekonomik, Niels Annen.“Folëm për bashkëpunimin dypalësh, mbështetjen e Gjermanisë, zhvillimet e brendshme dhe rolin e Shqipërisë në politikën rajonale. Na siguroi se Gjermania mbështet plotësisht integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe do të vazhdojë të japë kontribut themelor në procesin e integrimit rajonal duke mbështetur nëpërmjet mekanizmave të BE dhe ato bilateriale…

Read More

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot në parim dy nismat e propozuara nga PS dhe grupi i Alibeajt për hapjen e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese. PD-ja përmes Enkelejd Alibeajt ka propozuar që të hapen të gjitha dosjet e ish Sigurimit nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes vendeve dhe atyre që cënojnë sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër PS-ja përmes Klotilda Bushkës kërkon që ti jepet e drejta Autoritetit të Dosjeve…

Read More

Qeveria ka alokuar një paketë ndihme për operatorët e transportit publik me qëllim eliminimin e mundësisë së një rritje të mundshme të çmimit të biletave, si reflektim të çmimit të lartë të karburantit në treg. Pavarësisht kësaj duket se operatorët nuk do të heqin dorë nga kërkesa për të rritur biletën dhe pritet që të lindë natyrshëm pas përfundim të paketës së dytë, nëse nuk do të ketë një tjetër paketë ndihme pas saj. Kryetari i Shoqatës së Transportit Publik, Dashnor Memaj, bëri me dije dje në një intervistë për mediat se do të kërkohet rritje çmimi dhe pritet që…

Read More

Një 17-vjeçare është marrë peng për disa orë nga dy të rinj gjatë ditës së djeshme në Kavajë duke alarmuar të afërmit dhe policinë. Mësohet se e reja është marrë me forcë nga dy të rinj, një 23-vjeçar dhe një tjetër 18-vjeçar dhe është mbajtur për disa orë në një ambient në qytet duke u dhunuar prej tyre. Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat e rendit kanë ndërhyrë duke liruar të renë, ndërsa janë arrestuar dy të rinjtë, të cilët ishin me banim në Peqin.Nuk dihet ende shkaku i këtij veprimi, ndërsa policia ka marrë dëshminë e vajzës si edhe…

Read More