Author: tirana

Ernest Gjoka do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite. Trajneri shqiptar është prezantuar te skuadra e Ohod Medinës. Synimi i tij është renditja mes 4 vendeve të para që të ngjit në elitën e futbollit të këtij vendi. Ohod pas 5 javësh ka vetëm 5 pikë.

Read More

Flamuri i Shteteve të Bashkuara ishte vendosur i përmbysur në një prej aktiviteteve të ditës së sotme, ku ishte i ftuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Bëhet fjalë për Samitin e Tretë të Grave të Biznesit të Diasporës, organizuar nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në Tiranë. Sapo mori fjalën, kryebashkiaku Veliaj ka kërkuar që të korrigjohet ky veprim i pakujdesshëm nga ana e organizatorëve. “Para se të filloj, a kemi dikë nga hoteli këtu, nga menaxhimi? Këtë flamurin amerikan e kemi mbrapsht. Kështu që do të preferoja ose t’i heqim fare, ose t’i respektojmë të…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu është marrë në pyetje për rreth dy orë nga SPAK si person që ka dijeni në lidhje me hetimin e Prokurorisë së Posaçme pas padive të depozituara në për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Mediu nuk pranoi të japë të dhëna rreth deklarimeve të tij para hetuesve duke thënë se është i detyruar të ruajë sekretin hetimor. “U ftova për të dhënë një dëshmi si person që kam dijeni rreth një çështje që është interes i SPAK. Duhet të ruajë konfidencën e dëshmisë së dhënë. Çfarë lidhje ka shpërdorimi i detyrës në cilësinë e atij që…

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj prezantoi në Komisionin e Ligjeve amendamentet për projektligjin për “E drejta e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit” , që do të çonte në hapjen e plotë të dosjeve të ish-sigurimit. Alibeaj theksoi rëndësinë e deklasifikimit të dokumenteve që njihet ndryshe hapja e dosjeve, duke iu mundësuar qytetarëve shqiptarë që të njihen me të vërtetën mbi të shkuarën. Kreu i grupit të PD nënvizoi se kjo nismë nuk do të çonte në hakmarrje mes qytetarëve shqiptarë. “Historia ka provuar se shqiptarët nuk janë hakmarrës. Ajo pjesë që ka pësuar që ka vuajtur…

Read More

Kokoshkat janë një vakt i preferuar për shumë fëmijë dhe të rritur, dhe struktura e tyre krokante dhe shijet e ndryshme janë perfekte për pothuajse çdo rast. Disa prindër ofrojnë kokoshka për të vegjlit e tyre, ndërsa të tjerë thjesht anashkalojnë momentin kur fëmija i tyre ua vë në gojë. Edhe pse ky vakt i lehtë mund të duket i pafajshëm, rezulton se mund t’i vërë fëmijët nën 4 vjeç në rrezik të madh. Pediatrit rekomandojnë fuqimisht kundër dhënies së kokoshkave fëmijëve të vegjël. Efekti i rrezikshëm që kokoshkat mund të kenë tek një fëmijë i vogël. Ndërsa shumë prindër…

Read More

Komisioni i Ligjeve ka nisur sot diskutimin e dy nismave të deputetëve për deklasifikimin e të gjitha dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit si dhe verifikimit të certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese. PD-ja përmes Enkelejd Alibeajt ka propozuar që të hapen të gjitha dosjet e ish Sigurimit nga 29 nëntori 1944 deri në 2 korrik 1991 me përjashtim të atyre që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes vendeve dhe atyre që cënojnë sigurinë kombëtare. Nga ana tjetër PS-ja përmes Klotilda Bushkës kërkon që ti jepet e drejta Autoritetit të Dosjeve të kryejë verifikimin e të gjithë…

Read More

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të thirret javën e ardhshme në SPAK për të dhënë dëshminë e tij për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Përveç ish-kryeministrit Berisha, është planifikuar që të merret në pyetje si person që ka dijeni për procedurat dhe ish-ministri Arben Imami. Po ashtu në pyetje do merret dhe Xhemal Gjunkshi, ish-ushtarak i lartë.

Read More

Policia e Tiranës ka arrestuar një person dhe ka sekuestruar 2 tonë naftë kontrabandë, të cilën ai e mbante një depozitë në banesë, me qëllim tregtimin e saj. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas tregtonte naftë të kontrabanduar, në banesën e tij, në Kashar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Diesel 3”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi…

Read More

Vrasja e një prokurori që hetoi krimet e trafikut të kokainës dhe grupet kriminale, ka vënë nën hetim edhe shqiptarët. Ai u vra jashtë zyrës së prokurorit publik të Ekuadorit në Guayaquil. Edgar Escobar u qëllua të hënën në mëngjes nga persona të armatosur jashtë ndërtesës ku ai punonte. Zyra e prokurorit publik, tha se dy të dyshuar u arrestuan gjatë një operacioni policor në një kodër në qytet, qendra tregtare e vendit. Hetuesit nuk përjashtojnë që urdhri i krimit të ketë ardhur nga burgu i Guayaquil. Mes të hetuarve të Escobar, kanë qenë edhe shqiptarët, të cilët akuzohen se…

Read More

Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Prishtina International Film Festival” (PriFest) ka hapur mbrëmjen e djeshme edicionin e 14-të të tij në Kino Armata në Prishtinë. Hapjes së këtij edicioni i parapriu një performancë artistike dedikuar themelueses dhe drejtoreshës së këtij festivali, Vjosa Berisha, e cila u nda nga jeta në qershor të këtij viti. Në çeljen e këtij festivali, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi kontributin e themelueses së “PriFest”-it Vjosa Berisha. “Unë besoj që sot është një ditë e madhe reflektimi për ne. Mbaj mend vjet në edicionin e fundit, isha rastësisht në Prishtinë, shoqja ime e ngushtë…

Read More

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, nuk është vetëm ditë punësh. Liderët e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm, nuk po harrojnë të bëjnë qef. Kryeministri ende në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka publikuar në Instagram, një video ku shihet duke ecur me biçikletë ndërsa shijon pamjen nga qyteti që nuk fle kurrë, edhe pse i veshur me kostum. View this post on Instagram A post shared by Dritan Abazović (@dritan.abazovic) Kurse presidenti serb, Aleksandër Vuçiç takoi herët në mëngjes mikun dhe bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, Marko Gjuriç. Ambasadori i Serbisë në SHBA…

Read More

Futbolli do të tronditej 3 vite më parë nga vdekja tragjike e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala. BBC ka publikuar një audio të pilotit të avionit që u përplas në Kanalin Anglez një ditë përpara ngjarjes, ku pohon se mjeti fluturues ishte i dyshimtë. David Ibbotson dëgjohet në audio duke thënë se do të veshë jelekun e shpëtimit në udhëtimin nga Franca në Uells. Piloti i ka thënë një mikut të tij se ka dëgjuar një zhurmë gjatë fluturimit drejt Nantes, përpara fluturimit të radhës që përfundoi në tragjedi. Kujtojmë që avioni ra në Kanalin Anglez në vitin 2019. BBC po…

Read More