Author: tirana

Nga Spartak Ngjela Ukraina do ta përshpejtojë procesin e përfundimit me sukses të çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor. l. Suksesi i Ukrainës në luftën e saj kundër pushimit të Rusisë; do t’i japë një vlerë të re historisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Ballkanin Perëndimor. Në histori doli një paralele e re për Shqipërinë dhe shqiptarët, dhe kjo paralele ishte degradimi i Rusisë nga Ukraina. Pikërisht këtu, çështja shqiptare krijoi edhe ajo risinë e saj për të përmbyllur me sukses sigurinë e të dy shteteve shqiptare. Falimentimi i hegjemonisë ruse do të hapë një epokë të re të historisë së…

Read More

Këtë të mërkurë është paraqitur në SPAK, edhe deputeti i Partisë Demokratike Zef Hila, ish-kryetar i bashkisë Vau të Dejës. Nuk dihet ende arsyeja pse Hila është paraqitur në SPAK. Po sot është paraqitur në SPAK edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ai është thirrur si deklarues për hetimin që ka nisur për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”. Pak javë më parë janë thirrur në SPAK për çështje të ndryshme ish-kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, Taulant Balla, Blendi Gonxhe, Dritan Leli dhe Ilir Beqaj.

Read More

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos konsumojnë produktin “Wudy”. Në njoftimin e bërë publik për mediat, AKU-ja bën të ditur se pas testimeve laboratorike të kryera në Itali, është zbuluar se ky produkt përmban praninë e Listeria monocytogenes STI55, e cila përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut. Duke paralajmëruar qytetarët që të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë këto produkte në subjektet ku janë blerë, AKU-ja sqaron se po merr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu. ‘Referuar…

Read More

Violinisti Kledis Rexho, i cili bën një jetë artistike ndërmjet Francës dhe Luxembourg-ut me orkestrat më të mira të të dy vendeve, çel festivalin më të ri ndërkombëtar të muzikës në Shqipëri “Violina e Paqes”, me koncerte në datat 20-21-22 Shtator. Ky udhëtim artistik që ka sjellë në Shqipëri disa nga muzikantët më të mirë të muzikës klasike të skenave të Parisit, New York-ut, Wien-es, nisi fillimisht për një publik shumë të veçantë. Pjesë e koncertit do të jetë edhe një vajzë e vogël 10-vjeçare, Vesa Duma e cila do të luajë në violinë. Publiku i Tiranës do të ketë…

Read More

Doktori epidemiolog, Ilir Alimehmeti, thotë se pandemia e Covid-19 në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën, po shkon drejt fundit. Për të mund të konstatohet për shkak të 3 elementeve. “Së pari, kemi një nënvariant, fatmirësisht gjithmonë e më pak i rrezikshëm. Nuk po shohim më variante të tjera. Së dyti, imuniteti kolektiv që është ndërtuar, i përbërë. Imuniteti natyror mban, kemi gjithmonë e më shumë prova për këtë. Dhe imuniteti vaksinor, këtu ka luajtur një rol më të ulët, sepse nuk është aq i përhapur sa virusi. Dhe e treta, kemi mësuar edhe ne se si të sillemi…

Read More

I pranishëm në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, kryeministri Edi Rama është takuar këtë të mërkurë, me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Lajmin e ka dhënë vetë kreu i qeverisë, në një postim në facebook, ku shkruan “New York-Me mikun e mirë Miroslav Lajčák, për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi”. Takimi vjen në një moment që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka thënë sesa kohë të jetë ai në pushtet, Serbia nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, Vuçiç pranon se Serbia do të ketë pasoja në të dyja rastet…

Read More

Gautam Adani ka fituar 70 mld $ në vitin e fundit dhe bëhet njeriu i dytë në botë për pasuri, pas Elon Musk, duke kaluar kështu edhe Jeff Bezzos. Pasuria e tij arriti në 148 mld $ dhe është mik shumë i afërt i kryeministrit indian Modi, dhe në 7 vitet e fundit që ai është në pushtet, Adani ka rritur pasurinë e tij me 200%. Kompania e tij prek fusha të ndryshme, duke nisur nga industria e diamanteve, karboni, energjia e rinovueshme, industria portuale dhe sektori mediatik. Gjatë vitit të fundit ka qenë pikërisht energjia e gjelbër që është…

Read More

Nga: Plator Nesturi Opozita po përballet me dy çështje: akuza se PD-ja u financua nga fonde ruse në vitin 2017 për lobim në SHBA dhe tre denoncime në SPAK kundër Ilir Metës. Përse këto çështje shfaqen në këtë kohë? Ndryshe nga parashikimet e shumëkujt, pra që opozita do të ish kryefjalë e klimës së nxehtë politike në sajë të protestave që kish paralajmëruar për në shtator, skema është kthyer kokëposhtë. Ajo për çka opozita e mbajti fjalën është se sërish përbën lajmin kryesor dhe mbetet në qendër të analizave politike. Jo për protestat, por për shkarjet e kryera ndër vite…

Read More

Hetimet për kompleksin “Partizani”, bëjnë që këtë të mërkurë ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu të paraqitet në SPAK, kjo për t’u marrë në pyetje. Mediu është paraqitur në SPAK pa avokat mbrojtës. Ish-ministri Mediu do të pyetet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit për dosjen. Privatizimi i kompleksit “Partizani” është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Në këtë padi të bërë nga Taulant Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. Një pronë me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në…

Read More

Nga Artan Fuga Sa bukur, fantastike! Le të shohim rroga, fitime, taksa, honorare nëpër dhjetëra borde, miliarda nëpër lobingje, mos bëni sikur u bë hataja, në QKB, Instat, Komisionin Qendror Zgjedhor, kudo këto duhet të jenë fare transparente. Ca informacione shumë të rënda për demokracinë, për harxhimin e parasë publike si mall babai, korrupsionin financiar të politikës, lobingjeve amorale, ngjyerjen e gishtit të ministrave, politikanë, shtetarëve, në mutrat e plehrave për t’u djegur, në sipërmarrje publike, me valixhe me parà etj., që nuk informoheshim kurrsesi as nga media, as nga nëpunësit publikë, që nuk kishte Zot që i nxirrte në…

Read More

Rusia njoftoi për planet e separatistëve në Ukrainë për referendume, që do t’i hapin rrugën aneksimit zyrtar të territoreve ukrainase. Ky njoftim i bërë më 20 shtator vjen pas pothuajse shtatë muaj luftë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kush dëshiron të mbajë referendum? Republikat e vetëshpallura të Donjeckut dhe Luhanskut, të cilat presidenti rus, Vladimir Putin, i njohu si shtete të pavarura pak ditë para nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, thanë se duan të mbajnë referendume për t’iu bashkuar Rusisë. Referendumet, në këto dy rajone lindore ukrainase, sipas separatistëve do të organizohen nga 23 deri më 27 shtator.…

Read More

Historitë e shqiptarëve në Britani, sa vijnë dhe shtohen. Një media nga Wellsi i ka kushtuar një hapësirë të veçantë historisë së një djali shqiptar, i cili ka udhëtuar nga Shqipëria në drejtim të Anglisë dhe ka qëndruar “peng” i bandës së drogës që e ka punësuar që në fillim në një shtëpi bari. Në shkrimin e kësaj medie, theksohet edhe rrugëtimi i 32-vjeçarit Petrit Gasi, arrestimi i parë, dënimi dhe më pas ndërhyrja e një avokati për ta nxjerrë nga burgu. I riu duket se ka mbetur borxh te banda për shkak të parave që janë paguar për avokatin…

Read More