Një i ri, 26 vjeçar, rrëfeu për Fiks Fare, mënyrën si është rekrutuar nga grupet kriminale për të gjymtuar një person në Lushnjë. Ai thotë se për rrahjen do të paguhej 3 mijë euro, ndërkohë nëse objektivi do të pësonte thyerje kockash do të paguhej më shumë. Madje, porositësit i kishin kërkuar që objektivit t’i digjej edhe automjeti, ndërsa pagesa do të shtohej. Por, megjithëse i riu ka bashkëpunuar me policinë, duke treguar ndërmjetësin, porositësin dhe objektivin, ai sërish është lënë “në mes të 4 rrugëve”, pasi policia nuk ka bërë asnjë veprim. Gjatë një ballafaqimi, inspektori i policisë i…
Author: tirana
Kreu i qeverisë është takuar sot në New York me liderët e Ballkanit Perëndimor, të ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Joseph Borrell. Rama ka postuar në rrjetin social Facebook një foto krah Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit në largim të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dmitar Kovaçevski. “New York – Me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikën e Jashtme dhe Zv/President i Komisionit Europian, Joseph Borrel”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç kanë zhvilluar një takim të shkurtër përpara çeljes së punimeve të sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti serb nëpërmjet rrjeteve sociale, ku dhe ka publikuar edhe një foto nga ky takim. “Një përshëndetje e shkurtër me mikun tim Edi Rama në nisje të sesionit të Asamblesë dhe një mundësi për të shkëmbyer përshtypjet e para për këtë ngjarje të rëndësishme, por edhe për të bërë plane për paraqitje të përbashkëta në takimet gjatë punimeve të Asamblesë. Një Ballkan…
Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma është pyetur nëse do të kandidojë për kryetare bashkie në zgjedhjet e ardhshme vendore. Gjatë një interviste për emisionin “Frontline”, Duma u shpreh se nuk e ka menduar asnjëherë një gjë të tillë. Duma tha se ajo nuk është e kënaqur me klasën politike në tërësi në Shqipëri. Pyetje: Është lakuar shpesh emri juaj për kandidimin si kryetare bashkie. A keni një ambicie të tillë? Duma: Nuk e dija këtë që është lakuar. Nuk e kam menduar asnjëherë. Pyetje: Jeni një nga emrat që përfliteni si kandidate? Duma: Absolutisht jo. Pyetje: Jeni e kënaqur…
Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Angli, pak kohë pasi ishte lënë i lirë nga burgu. Petrit Gasi, 32 vjeç, u arrestua nga policia në një fabrikë kanabisi në Maesteg më 6 korrik pasi oficerët hynë në një shtëpi dykatëshe në orën 19:50. Dhoma e ndenjes dhe dy dhomat e gjumit në katin e sipërm ishin shndërruar në dhoma rritjeje kanabisi ndërsa Gasi flinte në një dhomë të vogël. Në total u sekuestruan 161 bimë kanabisi dhe u gjetën pajisje si ndriçim, ventilatorë dhe ventilim. I pandehuri u arrestua dhe u zbulua se ai ishte arrestuar më…
Deputetja demokrate, Grida Duma thotë se elementët për të rrëzuar dikë nga pushteti janë: frymëzimi, besimi dhe qëndrueshmëria. E ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Duma foli edhe për protestat e parashikuara që pritet të mbahen këtë periudhë. “Ajo e vërtetë që duhet thënë tani është se formula magjike e rrëzimit të dikujt nga pushteti është frymëzimi, besimi dhe qëndrueshmëria. Këto janë elementë që nuk kanë qenë në nivelin e duhur më parë. Me këtë nuk dua të them që gjithçka në aksionin opozitar është perfekte apo jo prefekte. Por eksperiencat që ka pasur opozita i kanë dhënë një korpus…
Kreu i PD-së, Sali Berisha zhvilloi një takim këtë të martë me disa zonja të shquara shqiptare. Gjatë fjalë së tij, lideri historik i demokratëve deklaroi se asgjë nuk ndikon më cilësisht në jetën e shoqërisë, sa suksesi e femrave, gjysmës më të mirë të kombit. “Është kënaqësi kur sheh krahas problematikave me të cilën përballet familja shqiptare, përsëri janë të shumta të pamohueshme arritjet e mëdha të vajzave e grave në të gjitha fushat. Më domethënëse është edhe raporti jetë, në dekada testi i inteligjencës dilte në favor të burrave, në dhjetëvjeçarin e burrave por dekadën e fundit del…
Mediat helene e kanë konsideruar fjalimin e Erdogan në Asamblenë e OKB si një sulm të paprecedentë, duke thënë se ai akuzon Greqinë për krime kundër njerëzimit. “Presidenti turk, duke folur në asamblenë vjetore të OKB-së, madje tregoi foto të foshnjave të vdekura dhe pohoi se kjo është rezultat i shtyrjeve të dhunshme nga roja bregdetare greke”, shkruan Protothema, e cila thotë se Erdogan është në delir. Erdogan tha, ndër të tjera, se “ne nuk duam të shohim më shumë foshnja të vdekura si Aylan që të dalin në brigjet tona,” tha ai, duke pretenduar se javën e kaluar një…
Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ka treguar arsyen madhore pse vendosi t’i jepte fund armiqësisë me Noizyn (Rigels Rajku), pas pamjeve të sherrit që bënë xhiron e rrjetit. Në një intervistë për gazetaren Fjodora Fjora, Cllevio ka treguar se Noizy ka shkuar ka takuar në burgun e Peqinit, Dritan Dajtin, një ndër emrat më të njohur të botës së krimit në vend, dhe pas këtij takimi, Cllevio ka vendosur të mos e shajë më. Cllevio flet shpesh herë në rrjetet sociale për “mësimet” që ka marrë nga Dritan Dajti, të cilin e thërret…
Xheisara Frisku e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka folur këtë të martë për projektet e saj të reja artistike. Ajo ka folur për herëtë parë te Rudina për dy videoklipet e saj të reja si edhe për pasionet e vjetra. Si një personazh plot surpriza Xheisara rrëfeu se emri që ne dimë për të nuk është emri i saj, ajo në të vërtetë quhet Sara, por nga pëlqimi i madh për këngëtaren Xhesi Xhei, i ka shtuar emrit të saj edhe emrin Xhei përpara. Por jo vetëm kaq, këngëtarja nga Burreli ka zbuluar të vërtetën rreth disa fotove…
WhatsApp është një ndër aplikacionet më popullore në botë, e së shpejti ky aplikacion do të ndalojë së funksionuari në disa telefona. Vitin e kaluar, kompania “goditi” përdoruesit Android, sistemi operativ i të cilëve ishte më i vjetër se Android 4.1, por tashmë duke nisur nga tetori do të preken edhe pronarët e iPhone. Ata që përdorin iOS 10 dhe 11, duke filluar nga 24 Tetori, në këto telefona nuk do të funksionojë më aplikacioni. Përdoruesit e këtyre versioneve të sistemit operativ iOS do të duhet të kalojnë në iOS 12, si dhe pronarët e iPhone 5S, iPhone 6 dhe…
Kur vala fillestare e Covid goditi botën, shumë qytete u përgjigjën duke rimenduar shpejt se si mund të dukej jeta jashtë. Disa prezantuan rrugë vetëm për këmbësorët, i kthyen vendet e parkimit në restorante pop-up dhe shtuan më shumë korsi biçikletash duke i shndërruar zonat dikur të mbushura me makina në vende miqësore për ecjen dhe çiklizmin. Ndryshimet dhanë rezultat, jo vetëm në rritjen e aktivitetit ekonomik, por studimet treguan gjithashtu se virusi mund të përhapet më pak në lagjet shumë të lëvizshme. Dhe ndërsa shumë vende tani i kanë rikthyer këto iniciativa ndërsa jeta i kthehet normalitetit të ri,…