Author: tirana

Europiani i vitit 2024 që do të zhvillohet në Gjermani nuk do të ketë Rusinë. Ky është vendimi i fundit i dhënë nga UEFA, që vjen për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë. Pas përjashtimit nga Liga e Kombeve dhe nga Kupa e Botës, ky është një tjetër vendim i rëndë që vjen për futbollin rus, me organin më të lartë të futbollit në Europë që shkruan: “Kombëtarja ruse nuk do të marrë pjesë në shortin e kualifikueseve për EURO 2024. Arsyeja vjen pas diskutimit që UEFA bëri në shkurt për të përjashtuar të gjitha klubet ruse nga…

Read More

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme me masa ajrore të ftohta dhe origjinë veriore. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Sipas SHMU në relievet malore këto vranësira hera – herës do të jenë deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër të izoluar. Më pas mot përsëri i kthjellët në…

Read More

Mbrëmjen e djeshme filloi sezoni i 7-të i “Dance With Me Albania”, por më shumë se sa kërcimet e VIP-ave, ajo që tërhoqi më vëmendje ishte paraqitja e balerinës Klaudia Pepa, e cila përbën treshen e jurisë së bashku me Ilir Shaqirin dhe Ermal Mamaqin. Klaudia kishte veshur një fustan të kuq me pjesën e sipërme në formë xhakete me dekoltenë e hapur, duke vënë në pah gjoksin e saj. Pikërisht, te kjo e fundit, në rrjet ka patur mjaft komente duke hedhur dyshime se balerina e ka zmadhuar gjoksin me operacion. Një prej tyre është dhe blogeri i njohur…

Read More

Në Nju Jork u hap për herë të parë pas dy vjetësh me pjesëmarrjen në sallë të udhëheqësve botërorë, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Pas dy vitesh kufizimesh nga pandemia, Asambleja e Përgjithshme u bëri ftesë udhëheqësve botërorë të vijnë personalisht nëse dëshirojnë të flasin, duke bërë një përjashtim vetëm për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Në seancën hapëse, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres u ra kambanave të alarmit të martën për krizat e shumta globale. Ai tha se vendet e botës janë “bllokuar në një mosfunksionim kolosal global” dhe nuk janë të përgatitura dhe as nuk…

Read More

Gazetarja Ilnisa Agolli është rikthyer në ekran me një projekt të ri i cili edhe këtë herë ka në bosht reportazhet që lidhin akoma më shumë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit. Pas suksesit në Top Channel me emisionet Fshatrat e Shqipërisë” dhe “Balkan Project”, Agolli vjen me një mision të ri i cili do të rrugëtojë në të gjithë shtetet e botës. Nën logon e Euroneës, gazetarja ka zgjedhur të sjellë ‘’Downtown’’.

Read More

Paris Hilton i ka humbur qeni i saj që prej datës 14 shtator. Përpos ndihmës që ka kërkuar në rrjete sociale nga ndjekësit e saj, ylli i famshëm ka vënë në dispozicion dhe një shpërblim të madh për ata që përpiqen ta gjejnë qenin e saj. “Nëse keni ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Diamond Baby ose besoni se e keni parë atë, ju lutemi kontaktoni [email protected],” shkroi trashëgimtarja 41-vjeçare. Hilton tha se jo vetëm që do të ofrojë një shpërblim për këdo që di diçka për zhdukjen e qenit të saj, por edhe se hetimet do të ndihmohen nga një detektiv…

Read More

Në 24 orët e fundit, janë shënuar 114 raste të reja me Covid-19. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit. Janë kryer 842 testime, ndërsa 128 qytetarë janë shëruar. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 842 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 114 qytetarë, në këto bashki: 46 në Tiranë, nga 7 qytetarë në Shkodër, Gjirokastër, 5 në Fier, nga 4 qytetarë në Durrës, Lezhë, Vlorë, Himarë, Delvinë, 3 në Elbasan, nga 2 qytetarë në…

Read More

Autoritetet në Qipro kanë shpëtuar qindra emigrantë. Ata ishin larguar nga Libani dhe ishin bllokuar në det. Autoritetet përdorën mjete ajrore dhe lundruese për të shpëtuar emigrantët, pas raportimeve se një anije me mbi 300 persona në bord ka shfaqur shqetësime. Edhe anijet komerciale u mobilizuan për të transferuar emigrantët, tha Qendra e Përbashkët për Shpëtim e Qipros përmes një njoftimi për media.

Read More

Teksa e gjithë Europa po përballet me sfidën e madhe të energjisë elektrike, ministrja e mjedisit të Zvicrës, ka dhënë një sugjerim të fundit drejt popullatës.about:blank Ministrja Simonetta Sommaruga, teksa po promovon masa për të reduktuar konsumin e energjisë me 15% këtë dimër dhe një nga sugjerimet që dha ishte edhe që njerëzit të bëjnë dush së bashku. 62 vjeçarja, sugjeron se njerëzit mund të “fikin kompjuterin kur nuk ju nevojitet, ose të fikin dritat ose të bëjnë dush së bashku”. Propozimi është pritur me mosbesimin në vend dhe zonja Sommaruga është detyruar të sqarojë se thirrja kishte për qëllim…

Read More

Tre ish-presidentët e Shqipërisë Alfred Moisiu, Rexhep Meidani e Bamir Topi dhe ish-Kryeministri Pandeli Majko, javën e ardhshme do t’i vizitojnë në Hagë ish-krerët e UÇK’së. Vizita e tyre parashihet të ndodhë me 29 shtator, shkruan Gazeta Online Reporteri.net. Ish-drejtuesit e shtetit shqiptar pritet të zhvillojnë takime me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, ish-deputetin Rexhep Selimi dhe të tjerët, që si ish-krerë të UÇK-së po mbahen në paraburgim nga Haga. Po ashtu, mësohet se nga Kosova, këtij delegacioni të ish-presidentëve do t’i bashkohet edhe Behgjet Pacolli, ish-ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Kosovës. Kjo vizitë do…

Read More

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në minierën e Cërujës në Dibër, ku një 55-vjeçar ka mbetur i plagosur. Sipas informaiconeve paraprake mësohet se ka mbetur i plagosur një shtetasi N.S ka mbetur i plagosur pasi mbi të ka rënë një shkëmb. Menjëherë ai është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe aktualisht nuk dihet më tepër mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Read More

Nga muaji tjetër, “Apple” do të rrisë çmimeve e aplikacioneve dhe blerjeve përmes App Store-it në të gjithë Eurozonën dhe në disa vende në Azi dhe në Amerikën e Jugut. Njoftimi është bërë nga kompania teknologjike. Rritja e çmimeve do ta godasë edhe Suedinë dhe Poloninë në Evropë, Japoninë, Malajzinë, Pakistanin, Korenë e Jugut dhe Vietnamin në Azi dhe Kili në Amerikën e Jugut.

Read More