Ecën me vështirësi, jo për shkak të moshës, edhe pse ka 71 vite mbi supe. Që nga viti 2006 dhe deri më sot, Kastriot Guri nga Mëlova e Beratit, kërkon në dyert e drejtësisë pronat e trashëguara brez pas brezi, për të cilat thotë se ia zaptuar Ilir Meta për t’i shfrytëzuar për gurore. Guri thotë se Ilir Meta i ka zaptuar dhe kërkon t’i vjedhë në bashkëpunim me gjyqtarë e prokurorë të korruptuar, 740 hektarë prona, pyje dhe kullota, në fshatin Mëlovë të Beratit, me qëllim shfrytëzimi për biznesin e mermerit. Kastriot Guri akuzon Ilir Metën së fshihet pas…
Author: tirana
Dje u publikua një video, ku dëgjohet një person duke u drejtuar me gjuhë abuzuese ndaj një vajze të mitur. Madje, videoja është bërë nga vetë personi që i thotë të miturës: . “Hajde të q… të prishi. Hape gojën”. Lidhur me këtë çështje janë deklaruar nga Policia e Kosovës. Në një përgjigje për Gazetën Express, Policia ka thënë se e posedojnë informacionin për këtë video dhe janë duke e trajtuar. “Referuar kërkesës suaj të poshtëshënuar ju informojmë se, Policia e Kosovës e posedon këtë informacion dhe të njejtin është duke e trajtuar në aspektin policor nga njësitë kompetente”, thuhet…
12 persona janë duke u mbajtur peng në një bankë në qytetin Kutaisi nga një person i armatosur. Mediat gjeorgjiane raportojnë se autori, i cili ende nuk është identifikuar, kërkon 2 milionë dollarë, një helikopter për t’u larguar nga vendi dhe një flamur rus. Personi i armatosur thuhet se ka njoftuar kërkesat e tij në një video të postuar në faqen e një prej pengjeve në Facebook. Policia gjeorgjiane ka nisur hetimet, ndërsa po punon për lirimin e pengjeve. Kutaisi është një qytet me 147,000 banorë, i vendosur 180 kilometra (110 milje) në verilindje të kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi.
Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë veten gjatë natës në burgun e Forlit. Kështu bëri të ditur garanti rajonal i të arrestuarve, Roberto Cavalieri. I riu ishte dërguar në qeli pasditen e djeshme pas vendimit të Gjykatës për të vuajtur dënimin përfundimtar prej 2 vitesh. Kjo është vetëvrasja e shtatë në burgun e në Emilia-Romagna për vitin 2022, shkruan Ansa. “Përballë tragjedive si këto, vëren Cavalieri, ne duhet të reagojmë me të gjitha mjetet e mundshme, të përpiqemi të kundërshtojmë një fenomen që është gjithnjë e më serioz dhe kërcënues. Edhe administratat lokale që ndodhen nëpër burgje, vazhdon ai,…
Partia Demokratike do të mbledhë Këshillin Kombëtar më 26 shtator. Në rend dite do të jenë situata politike dhe vendimarrja mbi aksionin opozitar. Po ashtu do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD. Njoftimi: Kryetari i Këshillit KombëtarEdi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite: – Diskutime rreth situatës politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar. Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin…
Ish-konkurrentja e emisionit “Për’puthen 2”, Aristela Leka solli në jetë fëmijën e saj të parë në muajin qershor. Së fundmi, ajo na ka prezantuar për herë të parë edhe me partnerin, duke ndarë një foto të tij me djalin në “Instagram”. “Pamja e mëngjesit”, shkruan Aristela krah fotos.
Gjykata e Apelit ka lënë në burg biznesmenin turk, Faruk Fatih Ozer. Ozer u arrestua pak javë më parë në vendin tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas akuzave se ka mashtruar mijëra shtetas turq të cilët kishin investuar paratë e tyre në monedhën virtuale turke “Thodex”, e cila shpalli falimentin. Gjatë seancës së sotme të zhvilluar në Gjykatën e Durrësit, përmes avokatit të tij, Faruk Fatih Ozer ka kërkuar që të zbutet masa e dënimit të tij, me argumentin se nuk është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, as i skeduar në Turqi për aktivitet kriminal.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka shprehur shqetësimin për pasigurinë e qytetarëve dhe bizneseve në Shkodër, duke marrë shkas nga vrasja e Erjon Xhenjes dy ditë më parë. Blushi u shpreh se Shkodra ndodhet nën pushtetin e krimit, ndërsa shtoi se të gjitha vrasje mafioze janë të pazbardhura nga Policia e Shtetit dhe ende pa autor. Postimi: Shkodra nën terrorin dhe pushtetin e krimit dhe të bandave me mbështetje qeveritare! Siguria e qytetarëve dhe e bizneseve në Shkodër është tronditur më rëndë se kurrë. Kryeqendra e Veriut, ndodhet nën pushtetin e krimit për shkak të mbështetjes…
Policia e Austrisë ka arrestuar një 19-vjeçar shqiptar, pasi u kap me dy valixhe plot me kanabis, gjatë një kontrolli rutinë në Innkreisautobahn. Në automjetin e të riut u gjetën rreth 15 kilogramë të lëndës narkotike cannabis sativa. Dyshohet se ai ishte shpërndarës droge. 19-vjeçari u transferua në burgun e Wels, ndërsa hetimet për të vazhdojnë.
Konferenca për Ballkanin Perëndimor do të mbahet në Berlin në muajin nëntor nën kujdesin e Kancelarit Scholz. Në një postim në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka publikuar foto nga takimi me Markus Töns, zv.kryetarin e Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag ku u diskutua për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. “Diskutuam për perspektivën e zgjerimit të Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, sfidat që po kalon familja evropiane dhe reforma që propozon Kancelari Scholz. Në këtë linjë mbetet me rëndësi edhe Konferenca për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Berlin…
Gjykata e Apelit ka lënë në burg dy rusët dhe ukrainasin që tentuan të hynin në uzinën e Gramshit. Dy rusët, Mikhail Zorin e Zvetlana Timofeeva si dhe ukrainasi Fedis Alpatov sulmuan rojet në uzinën e Gramshit dhe janë të akuzuar pë spiunnazh. Ata kanë dalë sot para gjykatës, duke kërkuar lehtësim të masës së sigurisë, pasi ishin lënë në masën “arrest në burg” nga shkalla e parë.
Prokuroria e Tiranës ka dhënë informacion lidhur me hetimet ndaj sulmit në sistemet kompjuterike të institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Më datë 19.07.2022, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka regjistruar procedimin penal Nr.5430 për kryerjen e veprave penale “Përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja në Sistemet kompjuterike” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”, të parashikuara nga nenet 293/a, 293/b, 293/c, 293/ç, të Kodit Penal. Objekti i hetimit të këtij procedimi penal, është sulmi kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë. Po kështu, më datë 09.09.2022, është…