22-vjeçarja Mahsa Amini u vra nga policia e Iranit, me motivin se e kishte vendosur keq hixhabin, një shami e detyeshme për gratë atje. Krimi tragjik ka shkaktuar zemëratë dhe protesta masive. Demonstratat u përqendruan në Teheran dhe në zonën e Kurdistanit, ku si pasojë e përleshjeve, pati 5 viktima. Dhjetëra gra marshuan pa shami dhe prenë flokët, në shenjë proteste ndaj policisë së Iranit, e cila dhunoi për vdekje pak ditë më parë 22-vjeçaren. Amini banore në rajonin e Kurdistanit iranian, ishte me pushime me familjen e saj në Teheran, kur u ndalua nga policia me pretendimin se ishte…
Author: tirana
Për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta vetëm dorëheqja e kryeministrit Edi Rama do të rikthente besimin në institucionet e vendit. “Vetëm dorëheqja mund të vendosë besimin e qytetarëve të institucioneve. Ai i ka marrë përsipër, teksa që në fillim ka thënë se patronazhistët po bëjnë një punë shumë të mirë”. Nga ana tjetër, ai thotë se qeveria po i mban të fshehta pasojat e sulmit kibernetik të Iranit ndaj vendit tonë. “Prokuroria të bëjë urgjent hetim të thellë dhe serioz për evidentimin e përgjegjësive të qeverisë dhe institucioneve të tjera në lidhje me menaxhimin e të dhënave dhe…
Robert Lewandowski duhet ta kishte një “Top të Artë” në vitin 2020, pas sezonit fantastik me Bayern Munich. Në vitin pasardhës Messi ia rrëmbeu ish-sulmuesit të bavarezëve. Ai ka dhënë së fundmi në një intervistë e cila me siguri që nuk do të pëlqehet nga tifozët e Bayern Munich. “Te Barcelona e fitonin shumë lojtarë, por “Topi i Artë” s’më lë pa gjumë. Mendoj se te Barcelona ka një rrugë më të shkurtër për te “Topi i Artë”, sesa te Bayern Munich”, tha Lewandowski.
Albin Kurti do të shpallë sot zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Partia ka bërë të ditur se shpalosja e platformës së kandidatit për kryetar do të bëhet sot në orën 18:00. Albulena Haxhiu është kandidate për kryetare të organizatës Gratë derisa Behar Jashari për organizatën Rinia. Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje ashtu siç ka ndodhur zakonshëm në këtë parti.
Në Tiranë po mbahet për herë të parë Konferenca Rajonale e Ballkanit Perëndimor “Qytetet Inteligjente”, si nxitje për shtimin e investimeve në teknologjitë e sigurta inteligjente për qytetet dhe modernizimin e shërbimeve publike. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se sfidat e digjitalizimit po marrin një rëndësi të veçantë kohët e fundit, sidomos pas sulmeve kibernetike nga Irani. “Sfida e digjitalizimit ishte një nga bisedat kryesore në takimet që pata në Uashington. Sulmi kibernetik nga Irani, ishte jo vetëm i lig në kuptimin politik, por sepse ndërpreu disa nga shërbimet tona. Ishte një sulm…
Kush e vrau dhe pse u ekzekutua 19-vjeçari Erjon Xhenje, teksa po pinte kafe në Shkodër? Hetimet janë ende në vendnumëro. Kamerat e sigurisë nuk kanë pikasur dy autorët e kësaj ngjarje të cilët kanë qenë të maskuar dhe të veshur me të zeza. Pikërisht tek arma e krimit dhe motori i djegur në lagjen Guerrila është shpresa e vetme e grupit hetimor, duke shpresuar në një “gabim” të autorëve duke lënë gjurmë të tyre në mjetin e sekuestruar dhe armën e krimit. Sa i takon pistave të hetimit, burime pranë grupit hetimorë të policisë së Shkodrës, po punohet në…
Përgjegjës për sulmet kibernetike në sistemin TIMS, fillimisht në mbarë doganat e vendit dhe tani me publikimin e të dhënave të ish-kryepolicit Gledis Nano, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën Edi Ramën. “Dua të them se ridënojmë veprimet armiqësore të nxitura nga qeveria e Iranit kundër sistemit tonë. kërkojmë marrjen e masave të menjëhershme për të mbrojtur sistemin. Nuk mund të mos nënvizojë që në fillim se kryehakeruesi i këtij sistemi është Edi Rama. Kjo u provua botërisht nga dalja e të dhënave personave të gati 1 mln shqiptarëve para zgjedhjeve dhe përdorimi i tyre nga patronazhistët për…
AMA i ka kërkuar mediave që të tregojnë maturi dhe përgjegjësi profesionale dhe të mos publikojnë të dhënat që janë siguruar nga grupi i hakerave iranianë në sulmin kibernetik në faqet e institucioneve publike. AMA thekson se duhen respektuar kërkesat e Kodit të Procedurës Penale dhe programet audiovizive informative të mos bien pre e synimeve të sulmuesve kibernetikë duke nxjerrë të dhënave sekrete. Ndër të tjera bëri apel që të mos bëhen publike përmbajtje të tjera në mënyrë që të mos dekonspirohet hetimi. “AMA ka identifikuar se së fundmi në programet audiovizive informative po zënë vend dhe publikime të të…
Në korrik të këtij viti, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli linë e majmunit Emergjencë Ndërkombëtare. Mirëpo, epidemiologu Ilir Alimehmeti jep sqarimet se përse ishte e panevojshme nga ana e OBSH etiketimi i kësaj sëmundje si një emergjencë. Në një shkrim të gjatë, Alimehmeti thekson ndër të tjera se lija e majmunit është sëmundje e njohur mirë prej mbi gjysmë shekulli dhe përkufizohet si e vetëkufizueshme. Ai thotë se transmetimi i sëmundjes është shumë i ulët dhe si rrjedhojë kurba e infektimeve bie vetë pa pasur nevojë për ndërhyrje të mëtejshme. Mjeku sjell në vëmendje gjithashtu se shpallja e Emergjencës Ndërkombëtare…
Një situatë vërtet qesharake ishte ajo para Bashkisë së Tiranës sot. Teksa Këshilltari I PD Akil Kraja doli në një deklaratë politike, një qytetar I është afruar para kamerave dhe e ka cilësuar të korruptuar.“ O I korruptuar, mos e intervistoni atë hajdut”, dëgjohet në video qytetari. I zënë ngushtë pasi gjithçka iu kthyer kundër, Akil Kraja u mundua që të qetësonte qytetarin, por ky I fundit vijoi më tej me akuza ndaj PD dhe Akil Krajës duke e akuzuar si të korruptuar dhe që çfarë nuk I kanë bërë vendit. Për më tepër ndiqni videon, e cila bëri të…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se siguria kombëtare është në rrezik, edhe pse qeveria nënvizoi ajo, ka investuar 200 milionë euro. Ajo thekson edhe se sulmet e fundit kanë dëshmuar se Shqipëria nuk po shfrytëzon potencialin e mrekullueshëm të talenteve që ka në fushën e zhvillimit të programeve kompjuterike, Inteligjencës Artificiale (AI), web 3 e me radhë. “Ne duhet të kemi një vizion dhe strategji të qartë mbrojtëse dhe ky sektor nuk mund të shihet si një “lopë koncesionare” apo si një hambar për t’u tenderuar. Kjo mund të jetë dhe është një mënyrë dhe për të tërhequr…
Avokati Ledio Braho duket se ka mbështetjen nga deputetë demokratë për pozicionin e Avokatit të Popullit. Braho i cili mban aktualisht postin e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, thotë se ka mbledhur 32 firma nga të dyja grupimet brenda PD. Nga ana tjetër, demokratët e Sali Berishës pritet që të mblidhen nesër (e mërkurë) për të marrë një vendim në lidhje me çështjen e Avokatit të Popullit. Ky institucion që prej vitit 2017 drejtohet nga Erinda Ballanca, gjithashtu pjesë e garës për një tjetër mandat.