Author: tirana

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg përjetë Përparim Ademin, vrasësin e motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi. Ademi i vrau më 31 dhjetor 2020. Ai ka kërkuar disa herë të fitojë lirinë me argumentin se vuan nga probleme mendore, por kjo kërkesë është rrëzuar. Nga aktekspertimi i mjekësisë ligjore ai rezulton pa asnjë problem. Ademi kishte lidhje me të dyja, por më pas motrat natën e Krishtlindjeve ia kishin bërë të qartë se nuk donin të kishin më lidhje me të. Ky fakt nuk është pranuar nga 59-vjeçari, i cili kishte filluar që të kishte hije dyshimi se Zhaneta…

Read More

Këtë të martë, në Komisionin e Ligjeve po diskutohet projektligji mbi informacionin e klasifikuar. Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamenin, Elisa Spiropali, ka deklaruar se në lidhje me sulmin e 15 korrikut, grupi i ngritur për të neutralizuar sulmin ka një raport të hollësishëm që është dorëzuar në Komisionin Evropian e në Departamentin Amerikan të Shtetit. “Pas sulmeve të 15 korrikut, grupi i ngritur për të neutralizuar sulmin, ka dalë me një raport të hollësishëm, përfshirë edhe kostot përkatëse. Nuk është ashtu siç disa nga kolegët tuaj thanë që një grup fëmijësh gjunjëzojnë qeverinë. Nuk është një grup fëmijësh, por është…

Read More

Mbi 250,000 njerëz i bënë homazhe Mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Hall, sipas shifrave të përafërta, duke nënvizuar reagimin e madh publik ndaj vdekjes së monarkes së ndjerë. Shifrat u bënë të ditura sekretarja britanike e Kulturës Michelle Donelan. Ajo tha se më shumë se një çerek milioni qytetarësh “kaluan në parlament”, ndërsa shtoi se kjo ishte një shifër e përafërt pasi qeveria ende “po llogarit numrat përfundimtarë”. Njerëzit qëndruan për orë të tëra nga e mërkura vonë deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës, ditën e funeralit të Mbretëreshës, për të parë arkivolin e Madhërisë së saj…

Read More

Qeveria shqiptare ka propozuar disa ndryshime në ligjin për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë, që kanë për qëllim rishikimin e rregullave për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, përfshirjen e rregullave për sigurimin e aksesit në informacion të personave me nevoja të veçanta, rritjen e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike, përforcimin e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve audiovizive me kërkesë, si edhe të kufizimeve për reklamën e transmetuar në media. Sipas relacionit, në projektligj përforcohet kontrolli i ofruesve të shërbimit mediatik audioviziv (OSHMA) për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Konkretisht, parashikohet marrja…

Read More

Këtë të martë, në Komisionin e Ligjeve po diskutohet projektligji mbi informacionin e klasifikuar. Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke iu drejtuar ministres Elisa Spiropali kërkoi që të dinte qëndrimin e qeverisë lidhur me iniciativën që një grup i PD-së ka marrë për çështjen e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit. Në fjalën e saj, Spiropali theksoi se për propozimin e opozitës e ka dhënë opinion autoriteti i dosjeve, ndërsa shtoi se ky rast është “ndër të paktët” që qeveria bie dakord me opozitën. “Për propozimin tuaj, mesa kuptoj nga opinioni që ka dhënë Autoriteti, nuk ka…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një intervistë për median gjermane “Der Spiegel”, ka treguar se ka një pikë ku nuk bie dakord me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç pavarësisht bashkëpunimit që kanë me Open Balkan. “Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Aleksandër Vuçiç nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur”. Sa i takon pjesëmarrjes së Kosovës në “Open Balkan”, Rama tha se Kurti pret faljen e Serbisë fillimisht, gjë me të cilën ai vetë bie…

Read More

Gjashtë të rinj janë arrestuar, pasi shkaktuan zhurmë në zonë, por edhe pse ushtruan dhunë ndaj policëve. “Mbrëmjen e djeshme, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, të cilët po kryenin veprime policore pasi në subjektin ku po qëndronin këta shtetas kishte ankesa nga qytetarët, për zhurma. Ata kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit në Komisariat”. Njoftimi i plotë Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit S. S., 20…

Read More

Pas funeralit shtetëror për Mbretëreshën Elizabeth II, dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, i ka kërkuar vjehrrit të saj, tashmë mbretit Charles III që të kenë së bashku një takim “kokë më kokë”. Sipas ekspertit mbretëror Neil Sean, takimi është kërkuar të bëhet para se Duka dhe Dukesha i Sussex të kthehen në SHBA, atje ku jetojnë. Neil Sean ka bërë me dije se Markle ia ka dërguar këtë kërkesë mbretit me anë të një shkrese zyrtare. Në letrën e shkruar nga Markle, thuhet se do të diskutohen ngjarjet që kanë ndodhur gjatë dy viteve të fundit, problematikat në familje, në…

Read More

Nisur nga sulmet e fundit kibernetike në vend, ku nuk po ka më të dhëna sekrete, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, gjatë eventit “Qytetet inteligjente” të organizuar nga Dhoma Amerikane theksoi se duhet të punojmë për të rritur sigurinë kibernetike të shteteve. “Do të doja të kisha pasur kalendarin tim bosh që të merrja pjesë në të gjitha këto sesione, ku do të flitet për rrisqet kibernetike. Ju i dini kërcënimet dhe rreziqet me të cilat përballet mbrojtja nga aktorë keqdashës që hakerojnë duke prishur jetën e qytetarëve. SHBA-të janë këtu për të ndihmuar. Donim që të sillnim mendjet…

Read More

Hennessey Venom F5 synon të bëhet makina më e shpejtë e serisë që është prodhuar ndonjëherë me projektin e saj për të arritur 539 kilometra në orë. Prodhuesi amerikan i makinave është gati të konkurrojë për librin e rekordeve Guinness. Makinës i duhet të bëjë dy xhiro shumë të shpejta, të cilave iu përllogaritet mesatarja. Aktualisht titullin e makinës më të shpejtë të serisë e mban Koenigsegg’s Agera RS, e cila në vitin 2017 arriti 447 km në orë. Hennessey ka mundësinë që ta thyejë këtë rekord falë motorin të tij 6.6 litërsh biturbo V8 që prodhon 1817 kuaj fuqi.

Read More

Një emigrant shqiptar në Greqi është arrestuar për dhunë në familje. 40-vjeçari me banim në Volos akuzohet se dhunonte sistematikisht bashkëshorten. Në incidentin e fundit të ndodhur të premten e kaluar, emigranti shqiptar ka tentuar që t’i thyejë krahun. Këtë veprim, ai e ka ndërmarrë për shkak të zemërimit me pretendimin se nuk kujdesej sa duhej për shtëpinë. Bashkëshortja, po shqiptare, ka thënë për policinë se burri ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Burri i ka bërtitur asaj dhe në nerva e sipër i ka kapur krahun për t’ia thyer. Pas këtij episodi, gruaja ka marrë fëmijën dhe…

Read More

Gjykata e Apelit në seancën e kësaj të marte, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-policin Jeton Lami, i cili u bë shofer i Ervis Martinajt në një kohë që Policia e Shtetit e ka shpallur në kërkim. Lami u la në në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore. Teksa po hetonte për zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt, policia zbuloi se për t’u arratisur, Martinaj ishte ndihmuar nga agjent i forcave operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili u prangos më 23 gusht nga policia e…

Read More