Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e parakohshme në Itali ku pritet të zgjidhet kreu i ri i shtetit, në shtetin fqinj mund të mos jetë më një surprizë që në krye të vendit për herë të parë të jetë një grua. Sondazhet e deritanishme tregojnë favorite Giorgia Melonin lideren e partisë Vëllezërit e Italisë. Por kush është 45-vjecarja e cila mund të zërë karrigen më të rëndësishme në jetën e saj? E rritur vetëm nga e ëma pasi babai i saj i braktisi në vegjëli Meloni i nisi hapat në politikë në një moshë shumë të hershme. Në…
Author: tirana
Një propagandiste ruse i ka kërkuar në mënyrë tronditëse presidentit Vladimir Putin që të shkaktojë shkatërrim në Britani me një sulm bërthamor. Ekspertja ushtarake kryesore e televizionit rus kombëtar, e njohur ndryshe si “Kukulla e hekurt” e Putinit dje pohoi se Kremlini duhet të kishte goditur kryeqytetin e Londrës, gjatë funeralit shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II. Ky pohim vjen si kërcënimi më i fundit rrëqethës nga kanalet shtetërore të Putinit, në mes të pengesave të vazhdueshme për forcat e tij të armatosura në Ukrainë. Moska gjithashtu ka fajësuar Britaninë për nxitjen e veprimit perëndimor kundër Kremlinit.Komandanti ushtarak, Andrey Gurulev tha se…
Policia e Tiranës ka sqaruar përmes një reagimi një ngjarje të ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës. Në njoftim thuhet se fillimisht policia ka marrë një njoftim për shqetësim e zhurma nga disa persona ndaj banorëve në rrugën ‘Naim Frashëri”. Menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dy punonjës policie të cilët janë kundërshtuar me dhunë, e pas tyre kanë shkuar për përforcim dy patrulla të tjera. Në vendin e ngjarjes u arrestuan 6 persona nga 19 deri në 28-vjeç ndërsa u procedua në gjendje të lirë një 17-vjeçar. Në njoftim bëhet me dije gjithashtu se ka nisur një hetim…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Neës24 tregoi detaje nga vizita e tij e fundit në SHBA. Duke e cilësuar tepër të suksesshme vizitën e tij në SHBA, Veliaj u ndal dhe te sulmi kibernetik, ndërsa pohoi se pas tyre fshihet Irani. “Shqipëria ka miq të jashtëzakonshëm sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka qenë një vizitë shumë e suksesshme edhe për të folur pak për situatën e fundit. Ka pasur interes jo vetëm për sulmet kibernetike. Roli super pozitiv dhe vendimi i Edi Ramës që Shqipëria të ishte një vend mikpritës për ata…
Emigrantët shqiptarë në Britani janë kthyer kohët e fundit si duket në shqetësimin më të madh të autoriteteve britanike. Prej muajit korrik ka një shtim të të rinjve shqiptarë që rrezikojnë jetën duke kaluar La Manshin me gomone. Mediat britanike shkruajnë se shifrat e shqiptarëve që lënë vendin e tyre po rriten gjithnjë e më shumë, duke shfrytëzuar madje edhe uljen e çmimit që trafikantët kanë vendosur. Trafikantët u kërkojnë 1500 paund emigrantëve që kryesisht janë shqiptarë për të kaluar Kanalin me një gomone. Të gjithë punën e tyre ata reklamonin në rrjetet sociale, duke krijuar jo vetëm besueshmëri, por madje…
I shumëprituri IPhone 14 Pro doli më në fund në shitje të premten, ndërsa një numër i madh “fanatikësh” zunë vend në radhë në dyqanet e Apple për t’u bërë ndër të parët që do të kenë në dorë pajisjen e re. Por disa blerës të hershëm po raportojnë tashmë një problem të çuditshëm – lentja kryesore e kamerës së pasme dridhet fizikisht dhe tronditet në momentet kur po bëjnë foto ose video në disa aplikacione të palëve të treta, duke përfshirë Snapchat, TikTok dhe Instagram. Është e paqartë se sa i përhapur është problemi ose cili është shkaku themelor.…
Ekipet e shpëtimit në Japoni kanë paralajmëruar për rrëshqitje dheu dhe përmbytje pasi vendi është goditur nga nje prej stuhive më të furishme në dekadat e fundit. Tajfuni Nanmadol deri më tani ka vrarë të paktën dy persona dhe ka lënë të lënduar 90 të tjerë që kur “zbriti” në tokë në ishullin jugor të Kyushu të dielën në mëngjes. Nëntë milionë njerëzve u është thënë të evakuohen dhe më shumë se 350,000 shtëpi janë pa energji elektrike. Sipas parashikimeve, deri në 400 mm reshje shiu mund të bien në vend gjatë 24 orëve të ardhshme. Transmetuesi shtetëror NHK tha…
Nis në Apelin e Durrësit gjyqi për tre shtetasit ruse dhe ukrainas, të cilët e akuzohen për spiunazh. Tre të rinjtë kërkojnë lirimin nga burgu. Në 24 gusht Gjykata e Elbasanit ka vendosur ‘arrest me burg’ për 2 rusët dhe ukrainasin, të cilët akuzohen për spiunazh. Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit si dhe sulmuan dy ushtarë shqiptarë. Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33 vjeçe dhe 25-vjeçari ukrainas Fedis Alpatov u akuzuan për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave…
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë për Neës24 tregoi detaje nga vizita e tij në SHBA. Ai u ndal te sulmi kibernetik, ndërsa pohoi se pas dyte fshihet Irani. Veliaj tha se me dy muaj ndërprerje të shërbimeve digjitale, humbi 20% e të ardhura. “Kemi pasur disa grupe që përfaqësojnë shtetin tonë në SHBA. ka qenë zonja Spiropali, dhe një panel deputetësh të majtë e të djathtë, por dhe forume të tjera. Ne kemi disa çështjes që ndjekim, dhe me Bankën Botërore, ku Tirana është partnere. Shfrytëzuam këtë mundësi. Ka pasur interes jo vetëm për sulmet…
Kryeministri Rama u shpreh se nuk i ndalon dot shqiptarët që të ikin jashtë vendit, pasi sipas tij Gjermania, si vendi më i zhvilluar i Europës është vetëm një orë e gjysmë larg. Komentet Rama i bëri gjatë një interviste të dhënë për “Der Spiegel”, ndërkohë që shfryëzoi rastin t’i bënte thirrje pensionistëve gjermanë të kalonin pleqërinë e tyre buzë detit në Shqipëri. DER SPIEGEL: Ne shohim shumë makina të reja, përfshirë një numër të madh Mercedesësh të zinj. Në të njëjtën kohë, pesë për qind e shqiptarëve ende nuk kanë ushqim të mjaftueshëm. Mbi të gjitha, kjo duket si…
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se beson se lideri rus po kërkon t’i japë fund luftës që filloi në Ukrainë dhe se do të bëhet një hap i rëndësishëm. Ai u shpreh se gjatë bisedimeve të fundit me Vladimir Putin i ka dhënë përshtypjen se dëshironte “t’i jepte fund sa më shpejt të jetë e mundur”. Ukraina ka rimarrë pjesë të territorit të saj këtë muaj. Udhëheqësi turk tregoi se gjërat ishin mjaft problematike për Rusinë. Erdogan foli për “diskutime shumë të gjera” me Putinin në një samit në Uzbekistan javën e kaluar. Në një intervistë me transmetuesin…
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, ironizoi faktin që një projektligj i qeverisë për deklasifikimin e informacionit nuk ka pasur ekspertizë nga NATO dhe BE, kjo përpara se të kalonte për diskutim. Xhafaj tha se deputetët kanë marrë ekspertizë edhe për prodhimin e domates, por nuk kanë një mendim për ligjin e informacionit sekret. “Unë nuk vë në diskutim aftësitë e Drejtorisë për të hartuar këtë ligj, edhe për shkak se kam pasur mundësi të punoj me ju. Përtej vlerave individuale tuaja dhe përpjekjeve që keni bërë për ta përthurur me…