Për kërcënimin që po i bën lufta në Ukrainë të gjithë botës, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor. kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane ”Der Spiegel”, tha se duhet të bëhet kujdes pasi ndikimi i Rusisë në Beograd është i madh dhe mund të shndërrohet në diçka të tmerrshme. Për të Putin hedh provokime të vazhdueshme, por do të bëjnë të pamundurën për të parandaluar konfliktet. “Putini do të ishte i gëzuar nëse do të kishte një konflikt diku në Ballkan. Shefi i Kremlinit ngacmon dhe provokon kudo që të mundet. Në fjalimet e tij, Putin vazhdimisht i referohet…
Author: tirana
Ajo që u pa si ribashkim i shumëpritur i princave William dhe Harry, si dhe i kunatave Kate dhe Meghan, por që ekspertja e gjuhës së trupit, Katia Loisel, mendon ndryshe. Për të Dukesha Kate Middleton pati si synim të intimidonte Meghan Markle dhe ia doli me sukses. Kate e “sulmoi” me vështrime të ftohta Meghan dhe në fakt Meghan dukej si “e ngrirë” dhe gjithë kohës në siklet. Meghan nuk u shfaq aspak e sigurt, por pati disa lëkundje, duke qenë se kërkonte aprovimin e Kate. Ajo u përpoq të komunikonte me sy me kunatën, por Kate qëndroi stoike,…
Me ftesë të grupit parlamentar të PSD-së dhe qeverisë gjermane, një delegacion i Partisë Socialiste i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri zhvilloi një vizitë në Bundestag. Në fokus të takimeve me personalitetet e politikës gjermane, ishin prioritetet politike dhe ekonomike të Partisë Socialdemokrate si forca që drejton ekzekutivin në Gjermani. Në një postim në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri deklaron se Gjermania mbështet Shqipërinë në politikat integruese e bashkëpunuese të saj në rajon dhe Evropë. Pjesë e delegacionin ishin dhe Blerina Gjylameti Sekretare për Organizimin dhe Sekretari Dixhital Etjen Xhafaj. “Në krye të një delegacioni të…
Në një intervistë për Susanne Koelbl dhe Walter Mayr të gazetës së njohur gjermane ”Der Spiegel”, kryeministri Edi Rama ka folur për të gjitha çështjet. Për rininë që po ikën masivisht, sidomos në Gjermani, kreu i qeverisë thotë se “Nuk po vdes askush këtu, por sidoqoftë ka varfëri. Deri tani nuk kemi arritur ta fusim ekonominë tonë në rrugën e duhur. Shumica e transaksioneve ende shlyhen me para në dorë. Emigrantët dërgojnë para nga e gjithë bota dhe legalizimi i këtyre parave është një sfidë për ne edhe nëse ato nuk vijnë nga aktiviteti kriminal”. Për sulmet e fundit kibernetike…
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit të hënën në një përpjekje për të lehtësuar tensionet dhe për të forcuar një armëpushim të brishtë midis dy vendeve ish-sovjetike pas shpërthimit të luftimeve më të ashpra në më shumë se dy vjet. Blinken bashkoi ministrin e Jashtëm armen Ararat Mirzoyan dhe ministrin e Jashtëm të Azerbajxhanit Jeyhun Bayramov në një hotel në Nju Jork, në prag të fillimit të takimit të përvitshëm të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ky ishte takimi i parë ballë për ballë i ministrave të jashtëm që nga…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, ka bërë që të blindohet New York-u. Barrikada deri në 1.2 metra të larta, kjo në kuadër të masave të sigurisë për mbarëvajtjen e punës së organizatës. Duke qenë se është planifikuar që një sërë liderësh botërorë dhe figura të tjera të profilit të lartë do të zbresin aty për takimet në OKB- siguria synohet të jetë më shumë se thjesht teatër. Shefi i Departamentit të NYPD Kenneth Corey tha për mediat se përgatitja për Asamblenë e Përgjithshme të këtij viti filloi menjëherë pas takimit hibrid të vitit të kaluar, ku morën pjesë shumë më…
Nga: Alban Daci Vjeshta në fakt erdhi thuajse më e nxehtë se vera për nga temperaturat, por thuajse krejt e ftohtë politikisht! Kur gjërat duken se janë normale në aparencë, por mund të jenë shumë të trazuara në realitet! Në fakt ngjarjet që po ndodhin në Shqipëri paralajmërojnë fortuna e tsuname! Ky sistem politik dhe kjo mënyrë e të bërit shtet dhe politikë është drejt fundit! Në këto 30 vite ka ndodhur një konsumim i tepruar në sasi e cilësi! Po fundi nga kush do të vij? Nëse mendoni se fundi do të vij me votë e keni shumë gabim!…
Princesha Charlotte e cila dje u përlot për stërgjyshen e saj, është një kombinim i qëndrimit të qetë të nënës së saj dhe shpirtit aventuresk të babait. Por ajo që njerëzit po vënë re gjithnjë e më shumë është ngjashmëria e këndshme mes saj dhe stërgjyshes së ndjerë, mbretëreshës Elizabeth II.
Mëngjesin e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama e ka nisur me pamje nga kompleksi sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër. Teksa iu uron ndjekësve një ditë të mbarë, kreu i qeverisë thekson se në këtë qendër, e cila është më e madhja në rajon për sportin e tenisit, u mbajt kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”, me 65 sportistë nga 12 vende të ndryshme të botës. “MIRËMËNGJES dhe me kompleksin sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër, një prej qendrave më të mëdha të tenisit në rajon, ku u zhvillua për herë të parë kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16…
Dashi: Merr katër yje, përballje e fortë vlerash dhe forcash këtë javë Dashi do jetë dominant në shumë aspekte. Takimi i Mërkurit me Diellin do jetë domethënës për ta. Demi: Merr një yll. Do jetë javë e mirë ekonomike, por Mërkuri i kundërt në takim me Diellin në Peshore rikthen probleme pune dhe shëndetësor. Binjakët: Marrin tre yje se do merren me dashurinë, me projekte të rëndësishme. Dikush nga e kaluara do i japi romancë më shumë dhe shpresë në dashuri. Gaforrja: Merr dy yje, Mërkuri i kundërt në Peshore u sjell probleme familjare ndikime përballje,situata të cilat do i…
Bora Zemani-Donald Veshaj sërish përballë Beatrix Ramosaj e cila në krah do të ketë Iliri Shaqirin këtë herë! Ky është lajmi që qarkulloi menjëherë në rrjet pas një postimi të moderatores Alketa Vejsiu. Mirëpo pasi u zbuluan të gjithë konkurrentët e emisionit “Dance With Me”, u vu re se emri i Beatrix nuk ishte në ata pjesëmarrës. Dyshimet janë rikthyer sërish në lidhje me këngëtaren. Gjatë puntatës së sotme, prezantuesja Alketa Vejsiu është shprehur se do të ketë hyrje të reja dhe surpriza në puntatat e radhës së spektaklit. Ermal Mamaqi, si anëtar i jurisë, pyeti nëse do të jetë…
Kjo e martë do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore dhe reshje të pakta në skajet veriore. Temperaturat minimale do të luhaten 7-15 gradë në veri, ndërsa vlerat maksimale do të jenë 22-24°C në veri deri në 24-28°C në zonën e ulët dhe bregdet. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 15 m/sek dhe dallgëzim të forcës 4 ballë në det të hapur.