Author: tirana

Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviç konfirmoi sot në Washington se është arritur një marrëveshje në parim që t’i paraqitet presidentit emri i Miodrag Lekicit, i partisë Demos për të formuar qeverinë e re, por nuk dha hollësi të tjera.“Kemi arritur në një marrëveshje le ta quajmë të deklaruar që kemi shumicën për qeverinë e re”, tha ai duke folur në Këshillin e Atlantikut në Washington ku ndodhet për vizitë.Një këshilltar i zotit Abazoviç sqaroi për Zërin e Amerikës se emri i kandidatit për kryeministër të ardhshëm u paraqit pasi afati ishte fundi i ditës së sotme,…

Read More

Prokuroria e Tiranës u ka ndaluar mediave që të publikojnë të dhënat dhe dokumentet që kanë shpërndarë hakerat iranianë mbi sistemin TIMS. Përmes njoftimit zyrtar për mediat, bëhet e ditur se në rast të shkeljes së këtij vendimi, do të nisë menjëherë hetimi ndaj mediave. Për monitorimin e këtyre publikimeve, do të ngarkohet Njësia C për Hetimin e Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur për Mbretëreshën Elizabeth, në ditën që ajo përcillet me ndrimet më të mëdha në banesën e fundit. Në emisionin “Wake Up America”, Rama kujtoi kur ishte në pritjen e organizuar në pallatin Buckingham në vitin 2019. Ai ishte atje së bashku me liderët e tjerë të NATO-s, me rastin e 70-vjetorit të Aleancës. Rama tha se liderët e tjerë ishin me të drejtë nervozë, sepse do e takonin dhe do flisnin me Mbretëreshën, por ky nuk ishte rasti i tij. “Ishte një pritje e madhe në pallatin Buckingham, ishte e paharrueshme për mua dhe për…

Read More

Buka, një nga produktet kryesore ushqimore, kushton 18 % më shumë në vendet europiane sesa 1 vit më parë. Kjo certifikohet nga Eurostat, që e konsideron këtë rritje si ‘enorme’, duke e krahasuar me gushtin e vitit të kaluar kur çmimi kishte rënë me 3 % kundrejt 12 muajve paraardhës. Arsyeja kryesore është lufta në Ukrainë, që ka shkaktuar një shtrenjtim të përgjithshëm të çmimit të energjisë. Furrat e bukës konsumojnë një sasi të madhe elektriciteti, çka bën që ato të paguajnë edhe më shumë për prodhimin e bukës. Në këtë shtrenjtim kontribuon edhe rritja e çmimit të grurit për…

Read More

Një qytetar nga Puka ka shkaktuar të qeshura dhe emocione mes demokratëve, të cilët janë takuar sot me kreun e PD Sali Berisha. Teksa mori fjalën, ai tha se është një mbështetës i Berishës bashkë me familjen, ndërsa shtoi se një dëshirë e madhe e tij ishte që ta takonte atë dhe t’i jepte dorën. “E kam lut Zotin që mos vdes pa taku Berishën, jam betu që pasi t’i jap dorën, tre ditë nuk ia jap njeriu tjetër, të ruaj shijen e një vllau dhe një burrë shteti që lufton për liri, për komb e për demokraci”, u shpreh…

Read More

Ditën e sotme janë bërë publike e-mailet e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Këto e-maile u bënë publike nga hakerat të cilët sulmuan adresat zyrtare të institucioneve shqiptare dhe titullarëve të tyre. Në një nga e-mailet e mbërritura në adresë të Gledis Nanos ka qenë dhe një ankesë ndaj një oficeri në drejtim të eprorit të tij pasi kishte përdorur gjuhë fyese. Shefi i sektorit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Haxhi Bala, i ankohet Nanos se gjatë një bisede me Drejtorin e Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika, në zyrën e këtij të fundit, ishin…

Read More

Kryeministrri Edi Rama ka folur për sulmet kibernetike nga Irani, në emisionin “Wake Up” në Amerikë, ku ka qenë i ftuar së bashku me Richard Grenell. Ai ka sqaruar se fakti që sulmet ishin të drejtuara nga Irani, është fakt dhe jo akuzë. “Dua ta bëj të qartë, nuk akuzova Iranin. Kemi prova mbështetur në prova të skuadrës së Microsoft dhe agjencive të specializuara ameirkanëe që pas sulmit është Irani, që ka sponsorizuar 4 grupe, një nga ta që qëndron në krye të sulmeve terroriste kibernetike. Nuk është akuzë, është fakt. Nga ana tjetër, ne e kuptojmë se ishte koha…

Read More

Gjatë takimit të ish-kryeministrit Sali me Berisha me disa simpatizantë demokratë në Pukë, një grua e moshuar mori fjalën, ku iu drejtua kreut të PD-së duke i thënë që t’i japë “leje për të vrarë Edi Ramën”. Deklaratës së gruas, Berisha iu përgjigj se “votën kemi plumb”. “Në Pukë nuk ke asnjë, me dalë dikush me bërtit, me vra dikën. Unë jam 82 vjeçe, me ba me më dal përpara, i bi në plumb ballit Edi Ramës. Ai ka siguruar nipa e mbesa e stërmbesa duke vjedhur shqiptarët. Del e thotë që shqiptarët janë të mbrojtur. Jo kur të marrë…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me banorët me Pukës dhe Fushë-Arrësit, u shpreh se shteti shqiptar për 9 vite ka marrë borxh 500 miliardë lekë, të cilat, sipas tij, i paguan çdo qytetar i vendit. Ai ceku edhe pagat e qytetarëve, për të cilat tha se janë më të ulëta në rajon. “Shqiptarët sot i ka vënë përpara para së gjithash varfëria, krejtësisht e pamerituar. Varfëri që në ndonjë aspekt në rast të veçantë kap edhe tregimet e Migjenit. Varfëri e cila shkaktohet para së gjithash dhe mbi të gjitha nga vjedhja e madhe që i…

Read More

Hakerat kanë publikuar ditën e sotme e-mailet zyrtare të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Por mes e-maileve ka rënë në sy korrespondenca me DEA-n e Athinës, e cila e ka njoftuar Policinë e Shtetit për një kompani shqiptare që kryen trafik kokaine nga Ekuadori. Drejtuesit e Policisë së Shtetit sipas e-maileve të publikuar sot nga hakerat kanë nxjerr emrat e porositësve të kokainës, po ashtu dhe pronarit të kompanisë Shqiptare, me seli në Durrës. E-maili i është përcjellë Gledis Nanos nga Tonin Vocaj 31 dhjetor të vitit 2021, ndërkohë që përcillen dhe e-mailet e agjentit të…

Read More

Mes e-mail-ve sekrete të dërguara në adresën zyrtare të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanos, që u zbuluan nga grupi i hakerave, janë publikuar edhe ato të Tonin Vocaj, i cili mbante postin e drejtorit të Policisë Kriminale. Vocaj i ka dërguar Nanos më datë 12/17/2021 listën e personave të shpallur në kërkim në 12 qarqet e vendit. Qarku me më shumë persona të shpallur në kërkim është ai i Durrësit, ku numri shkon në 31, ndërsa 2 prej tyre rezultojnë të dënuar me burgim të përjetshëm. Durrësi pasohet nga Tirana, Lezha e Shkodra. Ndërsa qarku i…

Read More

Rina Balaj ka folur në një intervistë për ndarjen nga ish-partneri i saj, Sin Boy. Për “Prive”, ajo tha se lidhja filloi të bëhej toksike dhe se një rol të rëndësishëm luajti edhe distanca. “Gjithçka ka ndodhur si duhej të ndodhte. Nuk ishte e shpejt apo e papritur”, tha Rina. Këngëtarja tha se tani “ndihet shumë spirituale dhe në paqe me veten”. E pyetur, nëse jep shans të dytë, reperja u përgjigj: “Varet sa ndikim ke në jetën time. Nëse je shumë i rëndësishëm falim pak…”

Read More