Author: tirana

Në kushtet kur prej disa muajsh SPAK nuk ka ndërmarrë veprime ligjore për atë që demokratët e konsiderojnë si afera e incenceneratorëve, Sali Berisha i kujtoi shqiptarëve se ndonëse faktet dhe akuzat kane qene te renda, drejtësia nuk ka vepruar. “Kjo ndërmarrje kriminale, kjo aferë kriminale është e vetmja në Shqipëri, në Europë dhe në botë, mbi të cilën kanë rënduar akuza të tilla dhe janë shpallur në kërkim menaxherë dhe pronarë të saj, ajo vazhdon njëlloj sikundër asgjë nuk ka ndodhur, sikundër asgjë nuk është konstatuar, sikundër asnjë mandat arresti apo shpallje në kërkim nuk është lëshuar, sikundër askush…

Read More

Zëvendëspresidenti i Turqisë, Fuat Oktay, tha se deklaratat e kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, lidhur me përleshjet midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, ishin “të njëanshme” dhe “sabotojnë përpjekjet për diplomaci”. Sipas tij, deklaratat e zyrtares amerikane janë të papranueshme. Pelosi, e cila në fundjavën e kaluar qëndroi në Armeni, fajësoi Azerbajxhanin për shpërthimin e luftimeve të reja në kufi me Armeninë, që kanë lënë të vdekur qindra të vdekur nga të dyja palët. Në Jerevan, ajo deklaroi më 18 shtator se Azerbajxhani ishte fajtor “për sulmet e paligjshme dhe vdekjeprurëse” ndaj Armenisë, duke dënuar këto sulme. Përmes…

Read More

Pamjet që shihni tregojnë se çdo gjë ka qenë e organizuar deri në detaje. bëhet fjalë për ceremoninë e funeralit të monarkes më jetëgjatë në botë, mbretëreshës Elizabeth II, e cila përcillet sot për në banesën e fundit. BBC ka publikuar fotot nga ceremonia, nga kisha por dhe në kortezhin ku shihet se si është organizuar ushtria. Mes fotove shihet dhe flamujt të ulur në gjysmështizë.

Read More

Autoritet në Pejë janë alarmuar. Policia është informuar për një mjet shpërthyes në Spitalin e Pejës. Sipas mediave në Kosovë mjeti dyshues është vërejtur nga stafi mjekësor e ka në xhepin e jaknes së një pacienti. “Rreth orës 12:40 policia është njoftuar se në Spitalin Rajonal në Pejë stafi mjekësor gjatë kontrollit të një pacienti në xhepin e tij të jaknes ka vërejtur një mjet shpërthyes. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka bë sigurimin e vendit të ngjarjes dhe janë larguar njerëzit nga lokacioni për shkaqe sigurie. Tash besoj ka mbërri edhe njësiti për deminim”, tha…

Read More

Raporti i Shtatorit i Bankës Botërore për Sigurinë Ushqimore bën një analizë të efekteve të luftës, çmimeve në produktet ushqimore dhe gjendjen e prodhimit/ furnizimit. Shqipëria rezulton me nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimore më të ulta krahasuar me vendet e rajonit, pjesë ose jo e Bashkimit Evropian. Rritja e çmimit të produkteve ushqimore në Shqipëri është thuajse sa gjysma e rritjes së raportuar në pothuaj të gjithë vendet e rajonit (BiH, Kosova, Bullgaria, Mali i Zi). RAPORTI I BANKËS BOTËRORE

Read More

Funerali i Mbretëreshës Elizabeth po mbahet sot, me të gjithë anëtarët e lartë të familjes mbretërore të pranishëm, duke përfshirë mbretin e ri Charles III, bashkëshorten Camilla, Princeshën dhe Princin e Uellsit, si dhe Meghan Markle dhe princin Harry. Megjithatë, motra e Kate, Pippa Middleton, nuk mori pjesë si prindërit e saj. Pippa Middleton nuk ishte në mesin e të ftuarve dhe megjithëse ‘pse’ nuk dihet ende, ka disa arsye të mundshme pse ajo mund të mos jetë paraqitur. Kishte një rregull mbretëror prej dy ftesash për shtëpi për shkak të kapacitetit të kufizuar dhe ky është një udhëzim i rreptë, duke përfshirë ftesat për mbretër dhe jombretërorë…

Read More

Kate Middleton, së bashku me Princin George dhe Princeshën Charlotte, mbërritën në Westminster Abbey për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II. Siç tregojnë edhe fotot, princesha e Uellsit duket e pikëlluar teksa mbërrin në Abbey për “lamtumirën e fundit” për Elizabeth II. Princesha e Uellsit kombinoi veshjen e saj me një palë vathë dhe një varëse me perla, pjesë e koleksionit personal të bizhuterive të Mbretëreshës Elizabeth II. Funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II nis në Westminster Abbey, ndërtesa në të cilën ajo u martua dhe u kurorëzua mbretëreshë. Arkivoli i saj, i mbështjellë me flamuj dhe në krye nga kurora e…

Read More

Ajola Xoxa ka treguar kahera përmes postimeve në instagram historinë e gjyshërve të saj, mirëpo ky i fundit, tregon gjithçka për vitet që Xoxa, i cilëson të jashtëzakonshme. Ajola Xoxa: Historia e jashtëzakonshme e gjyshërve të mi! “Në foton e parë, gjyshja ime Ganimet Vendresha, është 25-vjeç. Sot ajo mbush 88-vjeç. Më e vogla e 8 fëmijëve. 16-vjeç u largua për në Moskë, për të studiuar pranë Shkollës së Baletit të Bolshoi Teatër, e në këtë udhëtim u njoh me gjyshin tim. Atje jetuan 8 vite e kur u kthyen themeluan Shkollën e Baletit e më vonë, ishin drejtuesit e…

Read More

Mbahet sot ceremonia e varrimit të Mbretëreshës së Elizabeth II. Arkivoli i Mbretëreshës Elizabeth II po largohet nga Westminster Abbey dhe do të vendoset përsëri në karrocën e armëve shtetërore, gati për procesionin në Harkun e Wellingtonit. Në fund pas një protokolli zyrtar, Mbretëresha Elizabeth II do të varroset në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj do të gdhendet: Elizabeth II 1926-2022. Ceremonia e funeralit ka të ngjarë të tejkalojë ngjarjet e mëparshme mbretërore virale, si funerali i Princit Philip në 2021, dasma e Princit…

Read More

Sarandë – Fat tragjik ka pasur një 29-vjeçare nga Britania e Madhe. Ajo është mbytur aksidentalisht teksa ishte në një ekspeditë zhytje profesionale. Viktima raportohet se është R. G., 29 vjeçe, ndërsa ka gjetur vdekjen në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”. Njoftimi: Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbështet propozimin e Konfindustrisë që fasha të vendoset mbi 1200 Kw në muaj, pasi masa që ka vendosur qeveria prek deri në 130 mijë familje shqiptare. “Mbështes plotësisht propozimin e Konfindustrisë Shqiptare për rritjen e fashës së konsumit të energjisë elektrike. Propozimi për vendosjen e kësaj fashe nga 800 Kw në 1200 Kw në muaj është plotësisht i drejtë, pasi me fashën e vendosur nga Qeveria preken financiarisht dhe në mënyrë të konsiderueshme rreth 90.000 deri në 130.000 familje shqiptare, kryesisht ato të shtresës së mesme. Në kushtet e rritjes të çmimeve të…

Read More

Kurora me lule mbi arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth II, përfshin rozmarinë për kujtim; myrtle, simboli i lashtë i një martese të lumtur dhe i prerë nga një bimë që u rrit nga një degë mirte në buqetën e dasmës së Mbretëreshës në 1947; dhe lisi anglez, që simbolizon forcën e dashurisë. Po ashtu përfshin pelargoniumet aromatike; trëndafila kopshti; hydrangea vjeshtore; sedum; dahlias, të gjitha në nuancat e arit, rozë dhe ngjyrë burgundy të thellë, me prekje të bardhë, për të pasqyruar standardin mbretëror, mbi të cilin qëndron. Me kërkesë të Mbretit Charles III, kurora bëhet në mënyrë të qëndrueshme, në…

Read More